Qindra persona mbështetës të VMRO-DPMNE-së janë duke protestuar në këto momente përpara objektit të KSHZ-së ku po shqyrtohen ankesat e LSDM-së. Siç raporton gazetari i TV SHENJA-s nga terreni, protestuesit bëjnë thirrje nacionaliste dhe anti shqiptare. Ata brohorasin, “Shqiptarët po e caktojnë fatin e Maqedonisë”, “Mjaft i mbrojtët shqiptarët”. Protestuesit gjithashtu kërkojnë “që të mos ju ngelet mundësia shqiptarëve për të vendosur për fatin e Maqedonisë”. Në vendngjarje vërehet numër i madh i forcave policore. /SHENJA/
Author: almakos
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka shkruar në profilin e tij në Facebook tha se me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, as nuk është takuar e as nuk kanë kontaktuar përmes telefonit dhe se në këtë priudhë është i fokusuar në formimin e Qeverisë së re me qëllim realizimin e programit zgjedhor. “Nuk është hera e parë që LSDM po feston kur i humb zgjedhjet. Ajo është e drejtë e tyre, do kisha thënë edhe shprehi. Zaevi është në dëshpërim. Ai ndoshta pret që ata të cilët e mashtruan t’i ndihmojnë, por shumica e qytetarëve votuan dhe vendosën dhe nuk…
Para pak minutave, dhjetëra aktivistë dhe simpatizantë të VMRO-DPMNE-së janë tubuar para godinës së Komisionit Shtetëror Zgjedhor, në momentin kur anëtarët e KSHZ-së po shqyrtojnë ankimimet e LSDM-së. Ata janë tubuar në një protestë në mbështetje të VMRO-DPMNE-së në rast se KSHZ konstaton parregullsi dhe në rast se i mirret që deputet partisë së Gruevskit. Më herët gjatë ditës rreth ndërtesës së “Nova Makedonija” ku është edhe zyrja e KSHZ-së, u vendosën rrethoja të hekurta, pas paralajmërimeve për protesta nga anëtar të VMRO-DPMNE-së. Ndërkohë KSHZ njërën nga ankesat e LSDM-së e kanë refuzuar, për të dytën presin komisionerët, ndërsa ankesa…
Kreu i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në zgjedhjet e së dielës së kaluar, Ahmeti arriti të fitonte 10 deputet. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Burime pranë Kryeministrisë thanë sot se, linja e Ramës është ajo që është bërë publike. Sipas shefit të qeverisë shqiptare, faktori shqiptar duhet të flasë me një zë të vetëm, në funksion të vendosjes së kushteve të Marrëveshjes së Ohrit në programin e cilësdo qeveri që do të krijohet. Liritë, të drejtat dhe detyrimet e shqiptarëve, si…
Refuzimi i ankimimeve të Lëvizjes BESA për parregullsitë zgjedhore nga ana e BDI-së dhe PDSH-së në KSHZ, ka ngjallur reagimin edhe të deputetit të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, i cili e akuzon liderin e BDI-së se ia ka dhuruar edhe një deputet shqiptar Gruevskit. Ja postmi i Afrim Gashit në Facebook: “O Ali Ahmeti, sot të ra maska e njëqindtë me radhë. Deri dje “vajtoje” se ke dert numrin e deputetëve shqiptar, ndërsa sot me “dorën” tënde ia dhurove një deputet shqiptar pikërisht antishqiptarit më të madh, Nikolla Gruevskit.”
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka refuzuar shtatë nga tetë ankimimet e Lëvizjes BESA, që kanë të bëjnë me parregullsitë që kjo parti ka hasur gjatë procesit zgjedhor. KSHZ ka pranuar vetëm një ankesë të Lëvizjes BESA, e cila ka të bëjë me parregullsitë në vendvotimin 0396/1 në Gostivar. Sipas Blerim Sejdiut nga Lëvizja BESA, parregullsia ka të bëjë me faktin që në vend të një gruaje nga Gostivari ka votuar dikush tjetër, ndërsa në procesverbalin ka qëndruar se gruaja tani më ka votuar dhe nuk është lejuar që përsëri të votoj. “Unë duhet të ju shfaq atë se të gjitha ankesat…
Liderët e partive shqiptare BDI dhe PDSH, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, natën e 11 dhjetorit u munduan të fshehin humbjen e dhjetëra mijëra votave me retorikë brengosëse për humbjen e deputetëve shqiptarë. Por sot, me votat e përfaqësuesve të tyre në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, ata morën mandatin e të paktën një deputeti shqiptar, duke ia dhuruar VMRO DPMNE-së. Ahmeti thoshte se ka pritur me hidhërim lajmin për uljen e numrit të deputetëve shqiptarë. “Me hidhërim e them, që shqiptarët kanë humbur mandate. Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar zgjedhjet. Por, mua më ka interesuar që të fitojnë shqiptarët në…
Nga Lëvizja Besa reaguan lidhur me vendimin që solli sot Komisionit Shtetëror Zgjedhor, i cili në mbledhjen e mbajtur me shumicë votash cili me shumicë votash u shprehën nga kjo parti, nuk i pranuan ankesat e koalicionit “Rilindje me BESË”, duke i mundësuar kështu VMRO-DPMNE-së që ta mbajë një mandat deputeti që atyre u takonte në njësinë nr. 2. Arianit Hoxha nga Lëvizja Besa tha që sot edhe njëherë u dëshmua se KSHZ ëshë e politizuar, por ëshë më i dhimbshëm fakti që përfaqësuesit e PDSH dhe BDI lejuan që VMRO ta merr mandatin që i takonte shqiptarëve. “Sot edhe…
“Sot ishim dëshmitarë të mbledhjes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili me shumicë votash nuk i pranoi ankesat e koalicionit “Rilindje me BESË”, duke i mundësuar kështu VMRO-DPMNE-së që ta mbajë me pa të drejtë një mandat deputeti që na takonte neve në njësinë nr. 2. “, kanë reaguar nga Lëvizja BESA, duke shtuar se përkundër asaj se votuesi ua dha mesazhin këtyre partive në zgjedhje, ato përsëri vazhdojnë t’i bashkojnë duart e tyre kundër interesave të shqiptarëve dhe të qytetarëve në vend. “Duke shkelur edhe një herë mbi të drejtën, KSHZ-ja dëshmoi edhe një herë se Maqedonia është…
Në videon më poshtë mund të shihni gjendjen e mjerueshme të rrugëve hyrëse të Sarajit. Projekti që përfshinte zgjerimin e rrugës hyrëse të Sarajit, që lidh atë me Qytetin e Shkupit në gjatësi prej 664 metrash, deri tek rruga hyrëse për në fshatin Lubin, është lënë përgjysmë. Ka kohë që nga shpalosja e këtij projekti, ndërsa tani gjendja në të cilën janë këto rrugë, ju shkakton pengesë qytetarëve gjatë kalimit me veturë. Për momentin punimet janë ndërpresë plotësisht, kjo sipas qytetarëve ndodh sepse tani zgjedhjet kanë përfunduar dhe gjithë punimet për kinse rikonstruktimin e rrugëve është bërë vetëm për reklamim…
KSHZ ka pranuar një ankesë të Lëvizjes BESA e cila ka të bëj me parregullsitë në një vendvotim në Gostivar, ndërsa shtatë ankimimet tjera u refuzuan. Sipas Blerim Sejdiut, parregullsia ka të bëj me faktin që në vend të një gruaje nga Gostivari ka votuar dikush tjetër, ndërsa në procesverbalin ka qëndruar se gruaja tani më ka votuar dhe nuk është lejuar që përsëri të votoj. Nga KSHZ u pajtuan që të thirret kryetari dhe anëtarët e këshillit zgjedhor dhe më pas të vërtetohet se çfarë ka ndodhur saktësisht atë ditë.
Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se ndërmjetësimi dhe ndihma e ndërkombëtarëve në formimin e Qeverisë së re, do të kontribuonte për një Qeveri më stabile. Ata theksojnë se bashkësia ndërkombëtare edhe deri më tani ka marrë pjesë aktive në zgjidhjen e krizës në vend dhe se është e rëndësishme që Qeveria e re të kenë mbështetjen e tyre. Gazetari Isen Saliu thotë se në kohë krizash dihet se Maqedonia nuk ka kapacitetin e mjaftueshëm për t’i tejkaluar ato dhe se përvoja ka dëshmuar se kur ndërkombëtarët kanë ndërhyrë seriozisht dhe fuqishëm atëherë janë gjetur rrugëdalje edhe kur janë dukur të…

