Lidhja e nxënësve shqiptar organizoi program solidarizues për ngjarjet e fundit në Halep. Ky program ngërthente fjalime, poezi, dhe lutje drejtuar gjithë muslimanëve të Halepit. Gjithashtu në fund u fal edhe namazi i trupave të pajetë, që mori kjo fatkeqësi. Kryetari i Lidhjes sëNxënësve Shqiptar Amar Rexhepi, tha që kjo ngjarje ka në cak realizimin e dy qëllimeve. “Qëllimi i parë është të njoftojmë popullatën tonë me gjendjen që po përballen muslimanët atje, por edhe të nxisim ndërgjegjen e tyre që këta njerëz të mos t’i harrojnë sëpaku në duatë e tyre. Ndërsa qëllimi i dytëështë t’i themi botës së…
Author: almakos
Gjykimi për dhunën në Komunën Qendër do të fillojë më 20 shkurt. Kështu vendosi sot gjykatësja Tatjana Mihajllovska, në rastin ku të akuzuar janë: ish-kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski dhe ish-ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski. Gjatë sjelljes së vendimit për shtyrje të gjykimit, Mihajllovska dhe prokurorja speciale Fatime Fetai u grindën. Kështu, sepse Mihajllovska e solli vendimin me arsyetimin se nuk do të jetë në shtet në janar dhe shkurt. Fetai këmbëngulte se ishte e panevojshme të shtyhej gjykimi, ndërsa Mihajllovska kundër-përgjigjej “ky rast nuk është asgjë e veçantë”. Ndryshe, më 15 shtator të këtij viti, PSP, ngriti…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në mesditë duhet ta vazhdojë seancën e shqyrtimit të parashtresave të dorëzuara nga partitë politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. KSHZ-ja duhet të prononcohet për parashtresa tjera të dorëzuara nga Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja. Deri më tani, KSHZ i refuzoi shtatë parashtresa nga Lëvizja BESA dhe tri parashtresa të shtruara nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja. Për një parashtresë të Lëvizjes Besa e cila ka të bëjë me një vendvotim në Gostivar KSHZ kërkoi ekspertizë grafologjike të nënshkrimit të një votuesi për të cilin është përcaktuar se ka pasur përpjekje për të votuar për herë të…
Lidhja e Nxënësve Shqiptarë, sot në ora 12:30 do të organizojë një eveniment kushtuar ngjarjeve tronditëse në qytetin Alepo të Sirisë, të titulluar “Alepo, turpi i njerëzimit”. Në këtë eveniment, që do të mbahet përballë xhamisë Murat Pasha në çarshinë e Shkupit, është paraparë recitimi i ajeteve Kur’anore, poezive, por do të bëhet edhe një lutje e përbashkët. /SHENJA/
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut – Maqedonia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe SHBA që mbahet në Zagreb në kuadër të kryesimit kroat me Kartën. Pritet në takim, ministrat e Punëve të Jashtme të këmbejnë mendime për gjendjen aktuale politike dhe sfidat e sigurisë në Evropën Juglindore, me theks të veçantë në proceset euroatlantike në rajon. Në takimin ministror Republika e Maqedonisë do ta ndërmarrë kryesimin me Kartën e Adriatikut.
Ish-kryeministri Nikola Gruevski është shfaqur në Gjykatën Penale në Shkup, në gjykimin për rastin e dhunës ndaj kryetarit të komunës Qendër Andrej Zhernovski. Këtë rast, e hapi Prokuroria Speciale, ku të akuzuar janë kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski si dhe ish-Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski. Më 15 shtator, Prokuroria Speciale Publike ka ngritur aktakuzë kundër Gruevskit, Janakieski dhe tre personave të tjerë të cilët akuzohen për urdhërimin e dhunës në Komunën Qendër. Gjithashtu, padi është ngritur edhe për 9 persona të tjerë, të akuzuar se kanë kryer krimin e porositur nga kreu partiak në korrik të vitit 2013.…
Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe i ftohtë. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura do të lëvizë prej zero deri në tetë gradë. Në Shkup do të jetë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe ftohtë. Do të fryjë erë e dobët mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura do të arrijë deri në gjashtë gradë. Nga e hëna, moti do të jetë me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në ora 03:30 ka ndërprerë një seancën publike ku shqyrtoheshin ankesat nga partitë politike për zgjedhjet e mbajtura më 11 dhjetor, njofton SHENJA. Seanca është paraparë që të vazhdojë sot në mesditë. KSHZ-ja deri më tani ka refuzuar shtatë nga gjithsej tetë ankesat e Lëvizjes BESA, ndërsa për ankesën e fundit, është paraparë që një grafolog të bëjë ekspertizë të nënshkrimit të një votueses. KSHZ mbrëmë ka diskutuar edhe për katër nga gjithsej tetë ankesat e LSDM-së, të cilat i refuzoi, ndërsa sot pritet të vazhdojë me shqyrtimin e ankesave të mbetura. /SHENJA/
Po bëhet gjithnjë më e tensionuar atmosfera brenda në KSHZ dhe përpara selisë së saj. Pas një diskutimi të nxehtë përfaqësuesit e KSHZ-së u ngritën nga masa ku po diskutohen në lidhje me ankimimet e LSDM-së dhe BESËS dhe braktisën seancën, Përndryshe afati i fundit për tu vendosur në lidhje me ankimimet ishte deri në mesnatë. Përjashta anëtarë dhe funksionarë të VMRO-DPMNE-së po vazhdojnë të mbajnë fjalime dhe të dëgjojnë muzikë, ndërsa nuk mungojnë as edhe ofendimet, fyerjet dhe sharjet në drejtim të shqiptarëve./SHENJA/
Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE para KSHZ-së tha se Zoran Zaev dhe LSDM kanë marrë gjithçka që kanë kërkuar, si askund në botë. “Morën ministër për punë dhe politik sociale, MPB-në, administratën. Fituan ad hoc trup për censurë, si askund në botë, e cila dënonte vetëm një pjesë të mediave. E vendosën censurën në vitin 2016. Ata dënuan media, gazetarë, përshkak medimit ose disa sekonda që treguan”, tha Gjorçev, raporton SHENJA. Ai tha se tetë vite KSHZ-në e ka pasur në dorë LSDM-ja dhe se kanë mundur të kontrollojnë Listën Zgjedhore. “Pikërisht kjo përbërje vërtetoj se sa duhet të jetë ky…
Kryetari i degës së Çairit i Lëvizjes BESA, Bekim Sali, në emisionin “Arena” tha se shqiptarët janë të gatshëm për të pasur kryeministër shqiptar”. Sipas tij shqiptarët çdoherë kanë dëshmuar se janë për bashkëjetesë dhe se punojnë për të mirën e këtij shteti. “Shqiptarët janë të gatshëm të kenë kryeministër shqiptarë. Mund të jetë si një nga kërkesa tona, mirëpo e shihim se te pala maqedonase nuk ka gatishmërie. Mbetet të shihet në të ardhmen se si do të rrjedhin gjërat. Shqiptarët kanë dëshmuar se gjithmonë janë të gatshëm për bashkëjetesë për stabilitet në vend”, tha Sali. Ndërsa sa i…
Anëtari i Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani, në emisionin “Arena”, tha se ata nuk kanë pranuar asnjë ofertë për koalicionim, ndërsa shtoi se kryesia qendrore e BESËS, do të mblidhet sonte ku do të jep ofertën e saj për koalicionim. “ Sonte do të caktohen gjitha kërkesat, kushtet, linjat e kuqe në abzë të cilave do të kishim filluar bisedime. Nuk do të presim oferta, por ne do të japim një ofertë se si do të kishin zhvilluar bisedime.” I pyetur se a do të kishin koalicionuar me VMRO-DPMNE-në dhe PDSH-në, Murtezani tha se nuk koalicionojnë me parti “krerët e të…

