Author: almakos

Pas mbarimit të seancës së djeshme të KSHZ-së, pritet që ky organ të dorëzoj deri tek koalicionet dhe partitë politike vendimet në lidhje me ankimimet e BESËS dhe LSDM-së, me çka edhe zyrtarisht fillon afati 24 orësh për të dorëzuar padi deri tek Gjykata Administrative. KSZH ka pranuar vetëm një ankesë të Lëvizjes BESA dhe ka anuluar votimin në një vendvotim në Gostivar. Janë refuzuar gjashtë ankimime nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja dhe shtatë nga Lëvizja BESA. Vendimi për anulimin e votimit në vendvotimin në Gostivar, duhet të dorëzohet deri tek partitë dhe pjesëmarrësit në njësinë zgjedhore numër gjashtë,…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor me 4 vota për, 4 kundër dhe një abstenim, e refuzoi ankesën e LSDM-së me të cilën kërkohet të ketë anulim të procesit zgjedhor në vendvotimin 2011 në Komunën e Tearcës. Ishte Subhi Jakupi, anëtar i BDI-së në KSHZ, ai i cili abstenoi. “Nuk u gjet procesverbali numër 15 nga ky vendvotim edhe pse anëtarët e komisionit zgjedhor deklaruan se e kanë plotësuar. Ky procesverbal është pjesë e materialeve konfidenciale. Fleta e cila mungon nuk grabitur po qëllimisht me shumë kujdes është grisur”, tha anëtarja e KSHZ-së nga radhët e LSDM-së, Violeta Duma. Sipas Igor Milev, poashtu anëtar…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski para pak minutash mbajti fjalim në protestën para KSHZ-së, Ai u kërcënua se nëse Gjykata Administrative konfirmon vendimet e KSHZ-së, partia e tij nuk do të merr pjesë në rivotim dhe nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Gruevski kritikoi edhe përzierjen e ambasadorëve, sipas tij, në punët e brendshme të shtetit dhe u bëri thirrje që të rrinë anash dhe të veprojnë vetëm në kuadër të mandatit të ambasadorit. Ai paralajmëroi se nuk merr pjesë në bisedime politike ku ndërmjetësojnë ambasadorët e huaj.

Lexo më Shumë

Koncepti i VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit qysh herët është përcaktuar për një opsion i cili është anti perëndimor dhe anti shqiptar. Kështu deklaroi analisti politik, Ismet Ramadani, i cili ishte i ftuar në edicionin e lajmeve të orës 15:55 në TV Shenja. “Sa kalonte koha, ata filluan edhe të fuqizohen institucionalisht. Tashmë 10 vite kanë pushtet, dhe fatkeqësisht BDI-ja duke i dhënë numra, ata ngelën edhe një kohë të gjatë në pushtet për të forcuar atë opsionin e tyre, dhe sapo kalonte koha kur u kuptua se ato janë futur edhe në kriminalitet, korrupsion, etj, dhe ata filluan ta rrisin…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e Këshillit komunal të Tearcës para pak minutash kanë arritur në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, për të dëshmuar për ankimimin e 16-të të LSDM-së që është në shqyrtim e sipër. Siç raporton gazetari i TV SHENJA nga terreni, përfaqësuesit nga Tearca u pritën me brohoritje nga ana e protestuesve të VMRO-DPMNE-së të cilët tashmë tre ditë po qëndrojnë para objektit të KSHZ-së, siç shprehen ata, për mbrojtjen e votës së tyre dhe mbrojtjen e Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Mbrëmja e 15 dhejtorit 2016 në galerinë e artit bashkëkohorë ‘Mytor’ në Hamburg të Gjermanisë hapi dyert me meloditë e luajtura në piano nga pianisti strugan, Faton Pollozhani. Edhe përkundër temperaturave të ulëta dhe obligimeve të festave të fundvitit, adhuruesit e muzikës po dëgjonin pjesët nga repertoari i pianistit strugan, nuk ishin melodi të cilat do dëgjoheshin kudo, ishin pjesë të rikomponuara të maestros, në jazz dhe ethno jazz, duke mos munguar as partitura të Bethoven dhe këngëve të krishtlindjeve. Faton Pollozhani u paraqit para publikut gjerman me një repertoar të pasur të muzikës shqiptare të rikomponuara me një ngjyrë…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka ashpërsuar komunikimin me diplomatët ndërkombëtarë të akredituar në vend. Kjo është vërejtur nga takimet e fundit që kreu i kësaj partie, Nikolla Gruevski bashkë me funksionarë të tjerë kanë realizuar me ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Norvegjisë. Këta të fundit janë interesuar si për procesin zgjedhorë ashtu edhe për hapat e mëtutjeshëm të VMRO-DPMNE-së, por në shumë pyetje ose nuk kanë marrë përgjigje, ose kanë marrë përgjigje me një dozë arrogance. Madje siç njoftojnë edhe zyrtarisht nga vetë VMRO, drejtuesit e kësaj partie kanë porositur ambasadorët se nuk kanë të drejtë të përzihen në punët e brendshme, por…

Lexo më Shumë

Me datë 17 dhjetor 2016, Universiteti i Tetovës feston 22 vjetorin e themelimit. Ky institucion u themelua më 17 dhjetor të vitit 1994, si iniciativë e intelektualëve shqiptarë, shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme apolitike dhe të gjithë dashamirësve të arsimit të lartë në vend dhe më gjerë. “Ëndrra e kamotshme e popullit tonë, e veteranëve tanë të arsimit, për të pasur edhe ne një universitet në gjuhën shqipe, po realizohet. Universiteti i Tetovës, u bë realitet sot!”, tha Fadil Sulejmani, themeluesi dhe rektori i parë i UT-së. Ky institucion arsimor ka kaluar dy periudha të rëndësishme: -Periudha: 1994-2003 është koha…

Lexo më Shumë

Sot me datë 18 dhjetor 2016, Universiteti Shtetëror i Tetovës feston 22 vjetorin e themelimit. Ky institucion u themelua më 17 dhjetor të vitit 1994 si iniciativë e intelektualëve shqiptarë, të shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme apolitike dhe të gjithë dashamirësve të arsimit të lartë në vend dhe më gjerë. Ky institucion arsimor ka kaluar dy periudha të rëndësishme. -Periudha: 1994-2003 është koha historike e krijimit të Universitetit të Tetovës -Periudha: 2004-2010 është periudha e zhvillimit institucional të Universitetit dhe koha e modernizimit akademik dhe fizik. Universiteti nga gjendja e emergjencës filloi të kalojë në shkallën e reformimit akademik, konceptual…

Lexo më Shumë

Është duke vazhduar seanca e KSHZ-së ku shqyrtohet ankesa e fundit e LSDM-së. Më herët, KSHZ ka refuzuar 5 ankesa të LSDM-së. Kjo parti ka tërhequr dy nga gjithsej 8 ankesat e saja. Sa i përket ankesave të Lëvizjes BESA, KSHZ ka refuzuar 7, ndërsa ka pranuar një ankesë, me çka do të ketë rivotim në një vendvotim në Gostivar. Në këto momente, po shqyrtohet ankesa e LSDM-së për vendvotimin 2011 në komunën e Tearcës, ndërsa jashtë hapësirave të KSHZ-së, disa simpatizantë të VMRO-DPMNE-së po vazhdojnë me protesta. Sikurse dje, kanë vazhduar fjalimet dhe thirrjet antishqiptare dhe anti-LSDM. Protestuesit tentojnë…

Lexo më Shumë

Vijon afati prej 24 orëve për padi rreth vendimeve të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ). Sipas parajmërimeve, është pritur mbrëmë që shërbimi juridik i KSHZ-së t’i hartojë dhe t’ua dorëzojë partive dhe koalicioneve vendimet për 13-të ankimimet e BESË-s dhe të LSDM-së për të cilat tashmë është marrë vendim. KSHZ-ja sot do të marrë vendim për ankimimin e fundit të Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja njëherit edhe i fundit për procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Gjykata Administrative, ka afat prej 48 orëve pas pranimit të padive që të marrë vendim. Vendimin duhet në afat prej 24 orëve ta publikojë…

Lexo më Shumë