Author: almakos

Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë kumtoi se vepron në mënyrë aktive rreth të gjitha lëndëve të ndërlidhura me parregullsitë zgjedhore, të cilat janë formuar në periudhën parazgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve. Në këtë drejtim,Prokuroria themelore publike – Gostivar pas thashethemeve ka formuar lëndë dhe për akuzat e parashtruara në seancën e djeshme në Komisionin shtetëror zgjedhor për votim në vendvotimin 0396/1 në Gostivar, për pohim të një personi se nuk i është mundësuar e drejta e votimit sepse dikush ka votuar në emër të saj. Prokurori kompetent, i verifikon akuzat e votueses në lidhje me pohimet e dhëna, respektivisht…

Lexo më Shumë

Më ftohtë me -12 gradë sot në mëngjes është në Lazaropole. Në Berovë janë matur -11, në Mavrovë -9, në Krushevë -8, në Kriva Palanka -7, në Shkup, Dibër, Demir Kapi, Vinicë, Tetovë, Shtip dhe Strumicë -4, në Ohër, Manastir, Pretor, Kumanovë dhe Prilep -3 dhe zero gradë në Gjevgjeli dhe Dojran, kumtoi DPHM. Bie borë e lehtë në male dhe në vendet më të larta në pjesët perëndimore të vendit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 13 deri në tre, ndërsa ajo e ditës prej dy deri në tetë gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë…

Lexo më Shumë

Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) do ta vazhdojë seancën në të cilën duhet që të shqyrtohet dhe të vendosë për ankimimin e fundit të Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja. Deri më tani KSHZ-ja ka pranuar vetëm një ankimim nga lëvizja Besa dhe ka anuluar votim në një vendvotim në Gostivar. Janë hedhur poshtë pesë ankimime të parashtruara nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe shtatë nga Lëvizja Besa. LSDM-ja, megjithatë, dje ka tërhequr dy ankimime. Me gjashtë vota “pro” dhe tre “kundër”, dje Komisioni e miratoi anikimimin nga lëvizja Besa, i cili ka të bëjë me procedurën e votimit për vendvotimin…

Lexo më Shumë

Arsyeja për ndërprerjen e seancës së KSHZ-së. siç theksuan anëtarët e Komisionit, ishte zhurma e mëdha dhe shpërthime të shpeshta të fishekzjarre tek dritaret e KSHZ-së. Me përfundimin e seancës së KSHZ-së ku po shqyrtoheshin ankimimet e LSDM-së për parregullsi zgjedhore, ka përfunduar edhe protesta e VMRO-DPMNE-së, e cila ka për qëllim, siç thonë funksionarët dhe mbështetësit e kësaj partie, mbrojtjen e Maqedonisë. Qindra protestues të cilët sot filluan të tubohen që nga ora 11 kur edhe filloi me punë KSHZ, kanë qëndruar deri në këto momente para objektit të këtij institucioni. Për dallim nga dita e djeshme, protestuesit kanë…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar seanca e Komisionit Zgjedhor e cila po shqyrtonte ankimimet e LSDM-së, njofton SHENJA. Edhe pse ka mbetur edhe një ankesë pa u shqyrtuar nga gjithsej 8 të cilat i kishte parashtruar LSDM-ja, kryetai i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, e mbylli senacën e cila do të vazhdojë nesër në ora 11:00. Kujtojmë se nga tetë parashtresat e dorëzuara në KSHZ nga ana e LSDM-së, pesë janë refuzuar, dy janë tërhequr nga vetë partia ndërsa vetëm një ka betur për t’u shqyrtuar nesër. Nga ana tjetër, KSHZ i refuzoi shtatë parashtresa nga Lëvizja BESA. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pasi mori edhe…

Lexo më Shumë

Ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli, është takuar me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në selinë e kësaj partie. Takimi mes ambasadorit Bejli dhe Gruevskit ka zgjatur rreth gjysmë ore, ndërkohë pas takimit ambasadori amerikan u tha gazetarëve se do të takohet edhe me liderët e partive tjera të cilët kanë fituar vende në Kuvendin e ardhshëm të Maqedonisë. “Unë sapo realizova një takim këtu me zotëri Gruevskin, ku pata mundësinë që të njoftohem me vlerësimet e tij sa i përket zgjedhjeve. Siç e dini SHBA-ja është partner i këtij vendi, dhe kështu do të takohem edhe me liderët e partive…

Lexo më Shumë

Nuk bëjmë kolaicion me parti, krerët e të cilëve janë të përfshirë në krim. Kështu deklaroi përfaqësuesi i Lëvizjes Besa, Orhan Murtezani, gjatë debatit të mbrëmshëm në emisionin “Arena”. Ai tha se Lëvizja BESA nuk do të presë oferta, por do të mblidhet kryesia qendrore e kësaj lëvizjeje për të dhënë ofertën e saj, ku do të caktohen të gjitha kërkesat, kushtet, linjat e kuqe në bazë të të cilave do të kishin filluar bisedime. “Në asnjë mënyrë nuk do të pranojmë as të bisedojmë me parit politike, krerët e të cilëve dyshohen për përfshirje në krim dhe për keqpërdorim…

Lexo më Shumë

Nuk bëjmë kolaicion me parti, krerët e të cilëve janë të përfshirë në krim. Kështu deklaroi përfaqësuesi i Lëvizjes Besa, Orhan Murtezani, gjatë debatit të mbrëmshëm në emisionin “Arena”. Ai tha se Lëvizja BESA nuk do të presë oferta, por do të mblidhet kryesia qendrore e kësaj lëvizjeje për të dhënë ofertën e saj, ku do të caktohen të gjitha kërkesat, kushtet, linjat e kuqe në bazë të të cilave do të kishin filluar bisedime. “Në asnjë mënyrë nuk do të pranojmë as të bisedojmë me parit politike, krerët e të cilëve dyshohen për përfshirje në krim dhe për keqpërdorim…

Lexo më Shumë

I nderuar z. Sadri Ramabaja! Postimi juaj në Facebook në lidhje me Fondacionin “Qendra e Civilizimit Islam” në Shkup na ka indinjuar thellë dhe shprehim shqetësimin për shpifjet që bëni në llogari të këtij institucioni dhe anëtarëve të Bordit Këshillues pranë Fondacionit. Ajo që na shqetëson nuk jeni ju vetëm ju si person, por edhe institucioni që përfaqësoni si asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje! në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti politik. Ta cilësoni Fondacionin “Qendra e Civilizimit Islam” (FOCIC), ashtu siç shpreheni tekstualisht, “boshtin e rrymës neotomane” jo vetëm që është shpifje…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pasi mori edhe mendimin e ekspertit për nënshkrimin e zonjës Fatime Sulejmani, ka vendosur me 6 vota pro dhe 3 kundër, që të ketë rivotim në Gostivar. Siç njofton edhe gazetarja e Televizionit SHENJA, Ajnur Bafqari, e cila po ndjek punën e KSHZ-së, bëhet fjalë për vendvotimin numër 0396/1. Mirëpo, rivotimi do të bëhet vetëm në rast se vërtetohet se numri i votuesve të regjistruar në këtë vendvotim, ndikon në ndryshimin e rezultateve zgjedhore, përkatësisht në shpërndarjen e mandateve. Dje, me 6 vota pro dhe 3 kundër, anëtarët e KSHZ-së vendosën që të dërgohen për ekspertizë…

Lexo më Shumë

Presionet që po i bëhen ditëve të fundit Komisionit Shtetëror Zgjedhor nga ana e përfaqësueve dhe simpatizantëve të VMRO-së, njohësit e rrethanave politike i vlerësojnë si përpjekje për të ruajtur rezultatin aktual, në mënyrë qëpartia e Gruevskit të mos humb mandatin dhe epërsinë ndaj LSDM-së. Analisti politik, Branko Gerovski, thotë se këto presione janë përpjekje e VMRO-së në moment të fundit që të ndryshohet vullnetii shprehur qartë i popullit, ndërsa, votuesit në këto zgjedhje, siç thekson ai, në mënyrë masive u përcaktuan për ndryshime. “Ekziston mundësia që vendimi në KSHZ të sjell në ndryshim të vogël të rezultatit përfundimtar dhe…

Lexo më Shumë

Gjykimi  për rastin e “shuplakave të porositura” ndaj kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, në të cilin prokuroria Speciale Publike ka akuzuar ish kryeministrin Nikolla Gruevski, ish ministrin Mile Janakievski dhe ish këshilltaren e Komunës Qendër, Daniella Rangellova, do të fillojë më 20 shkurt. Kjo u vendos sot në seancën e parë përgatitore në të cilën gjykatësja refuzoi të pranojë si prova material bisedat nga bombat e opozitës, ndërsa PSP kishte propozuar edhe një dëshmitarë të fshehtë. Të akuzuarit evituan kamerat, ndërsa në emër të tyre u prononcua avokati Nikolla Dodevski. “Sot patëm seancë përgatitore për këtë lëndë. Gjykatësi i…

Lexo më Shumë