Ka përfunduar seanca e Komisionit Zgjedhor e cila po shqyrtonte ankimimet e LSDM-së, njofton SHENJA. Edhe pse ka mbetur edhe një ankesë pa u shqyrtuar nga gjithsej 8 të cilat i kishte parashtruar LSDM-ja, kryetai i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, e mbylli senacën e cila do të vazhdojë nesër në ora 11:00.
Kujtojmë se nga tetë parashtresat e dorëzuara në KSHZ nga ana e LSDM-së, pesë janë refuzuar, dy janë tërhequr nga vetë partia ndërsa vetëm një ka betur për t’u shqyrtuar nesër.
Nga ana tjetër, KSHZ i refuzoi shtatë parashtresa nga Lëvizja BESA. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pasi mori edhe mendimin e ekspertit për nënshkrimin e zonjës Fatime Sulejmani, ka vendosur me 6 vota pro dhe 3 kundër. Mirëpo, rivotimi do të bëhet vetëm në rast se vërtetohet se numri i votuesve të regjistruar në këtë vendvotim, ndikon në ndryshimin e rezultateve zgjedhore, përkatësisht në shpërndarjen e mandateve.
Dje, me 6 vota pro dhe 3 kundër, anëtarët e KSHZ-së vendosën që të dërgohen për ekspertizë nënshkrimet e votueses nga Gostivari, Fatime Sulejmani, për të cilën Lëvizja BESA është ankuar se dikush tjetër ka votuar në emër të saj.