
Lidhja e Nxënësve Shqiptarë, sot në ora 12:30 do të organizojë një eveniment kushtuar ngjarjeve tronditëse në qytetin Alepo të Sirisë, të titulluar “Alepo, turpi i njerëzimit”.
Në këtë eveniment, që do të mbahet përballë xhamisë Murat Pasha në çarshinë e Shkupit, është paraparë recitimi i ajeteve Kur’anore, poezive, por do të bëhet edhe një lutje e përbashkët. /SHENJA/