Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka shkruar në profilin e tij në Facebook tha se me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, as nuk është takuar e as nuk kanë kontaktuar përmes telefonit dhe se në këtë priudhë është i fokusuar në formimin e Qeverisë së re me qëllim realizimin e programit zgjedhor.
“Nuk është hera e parë që LSDM po feston kur i humb zgjedhjet. Ajo është e drejtë e tyre, do kisha thënë edhe shprehi. Zaevi është në dëshpërim. Ai ndoshta pret që ata të cilët e mashtruan t’i ndihmojnë, por shumica e qytetarëve votuan dhe vendosën dhe nuk do të lejojnë që dikush t’ua vjedh fitoren. Me Zaevin pas zgjedhjeve as jemi takuar e as jemi dëgjuar, edhe pse prita që të ma urojë fitoren. Por u tregua se nuk ka forcë për atë. Në të kaluarën, normalisht, koh pas kohe kur ka pasur nevojë jemi takuar ose kemi folur në telefon, me përjashtim të shtunën para zgjedhjeve kur Oliver Spasovski e kërko Nikolla Todorov-in, me çka kontaktuam edhe ne me qëllim shmangien e problemeve ditën e zgjedhjeve”, shkruan Gruevski në profilin e tij në Fb.
Ai ka shtuar se Zaev po bën përpjekje maksimale për ta vazhduar krizën politike në Maqedoni.
“Sipas zgjedhjes së qytetarëve të Maqedonisë dhe konfirmimit ndërkombëtar se zgjedhjet u zhvilluan pa probleme dhe ishin të lira dhe të ndershme, unë në këtë kohë jam i fokusuar në formimin e Qeverisë së re me qëllim realizimin e programit të premtuat për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Maqedonisë”, shkruan më tej Gruevski.