
Fajtor kryesor për parregullsitë që u hasën në procesin zgjedhor është regjimi. Kështu tha gjatë emisionit “Arena”, politologu Xhenis Sulimani, duke aluduar në partitë VMRO-DPMNE dhe BDI.
Vetë fakti se këto parti ende nuk kanë reaguar, sipas Sulimanit, tregon se ato ia kanë arritur që t’i menaxhojnë mirë punët.
Nga ana tjetër, gazetari Goran Naumovski tha se tani do të kemi një situatë që ndodh për herë të parë në Maqedoni, që të jetë tejet e vështirë për të formuar Qeverinë.
“Mendoj që nëse BESA ka dorëzuar rreth 12 ankesa dhe LSDM, pra gjithsej 16 KSHZ do t’ua pranojë rreth 50% të tyre, 50% do tua refuzojë. Kjo do të ndikojë në zgjedhje dhe atëherë do të bëhet një kombinim i vështirë si në bllokun maqedonas edhe në bllokun shqiptar, që mandatari i ardhshëm kushdo që të jetë ai, nuk do ta ketë të lehtë të formojë Qeveri”, tha Naumovski gjatë emisionit. /SHENJA/