Author: almakos

Një peticion online ka filluar tashmë në Maqedoni për të kundërshtuar huamarrjen e paralajmëruar nëpërmjet euro-bondit në vlerë prej 650 milionë eurove. ”Jo për eurobondin” mban titullin ku peticion, përmes së cilit bëhet thirrje që të gjithë qytetarët e përgjegjshëm të Maqedonisë të nënshkruhen kundër emetimit të këtij eurobondi. “Unë, qytetar i përgjegjshëm i Republikës së Maqedonisë, deklaroj se nuk e pranoj eurobondin e 650 milionë eurove që qeveria dëshiron ta emetojë dhe se nuk dua që ta kthej borxhin në vitet që vijojnë!“, thuhet në peticion. Në lidhje me vendimin për huamarrje të re, reaguan edhe partitë jashtëparlamentare shqiptare.…

Lexo më Shumë

Sa Euro-bonde ka dhënë deri më tani Maqedonia, në sa borxhe ka hyrë nëpërmjet tyre dhe sa kamatë ka paguar për to? Euro-bondi i parë është dhënë në vitin 2005, me vlerë prej 150 milionë euro, me kamatë prej 4.625%, në periudhë 10 vjeçare. Këtij borxhi Maqedonia I ka paguar 69 milionë euro kamatë. Euro-bondi i dytë është dhënë në vitin 2009, mu në mes të krizës globale ekonomike. Atëherë Maqedonia hyri në borxh 175 milionë euro, për pesë vjet, me kamatë prej 9.875%. Për këtë borxh kemi paguar kamatë prej 86 milion eurosh. Euro-bondi I tretë është dhënë në…

Lexo më Shumë

Eurobondin prej 650 milionë euro të cilin e merr Qeveria si hua, qytetarëve do t’u kushtoj 1 miliardë euro edhe do të ndikojë edhe në rritjen e tatimeve në vend. Kështu deklaron ish-guvernatori Petar Goshev. Ai për Televizionin SHENJA vlerëson se më e keqja e gjithë kësaj është që paratë do të menaxhohen nga pushteti për aktivitete kriminale. “Popullit do t’i kushtojë kjo 1 miliard euro, për shkak se së paku 300 milionë euro do të jetë kamatë, kështu që për ato 650 milionë euro, qytetarët do të paguajnë së paku 300 milion euro kamatë. Do të thotë afrohemi afër…

Lexo më Shumë

Komuna e Gazi Babës në Shkup ua ndalon të punësuarve të saj të flasin në gjuhën shqipe. Rastin në fjalë e ka paraqitur Ajet Rexhepi, i punësuar në këtë komunë, i cili thotë se iu është ndaluar nga shefja e sektorit të komunikojë në gjuhën shqipe me kolegun e tij shqiptar qoftë edhe në komunikim joformal. Rexhepi për këtë rast është ankuar në Komisionin për Anti-Diskriminim, megjithatë përgjigjja që ka marrë nga ky komision është se në këtë rast nuk ekzistojnë elemente diskriminimi në bazë nacionale dhe gjuhësore nga ana e një udhëheqëse e sektorit. “Unë i ndihmova një kolegu…

Lexo më Shumë

Partia Uniteti nëpërmjet një pres konference, ka reaguar ndaj propozimit për rishikimin e buxhetit të Maqedonisë, i cili është në procedurë e sipër. Nënkryetari i këtij subjekti politik, Zulfi Adili, tha se rishikimi i propozuar nga Qeveria edhe një herë dëshmon për keq menaxhimin e mjeteve publike dhe se fillojmë t’i ndjejmë efekte e kësaj politike, siç e quan ai, të shpërdorimit e jo të zhvillimit. “Në 10 vitet e ardhshme ne duhet të paguajmë vetëm për këtë huazim 1 miliard euro. Vetëm në 3 muajt e fundit borxhi është rritur me 353 milionë euro. Kjo tani dëshmon se afate…

Lexo më Shumë

Diplomatit slloven, Samuel Zhbogar, i kanë mbetur vetëm edhe shtatë javë mandat si shef i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe më pas karrierën diplomatike pritet ta vazhdojë në Maqedoni. Zhbogar do të jetë pasardhës i diplomatit estonez, Aivo Orav, i cili që nga viti 2012 ka shërbyer si ambasador i Bashkimit Evropian në Shkup. Drejtuesit e Zyrës së BE-së në Prishtinë konfirmojnë për gazetën “Zëri” se mandati i shefit të tyre përfundon më 31 gusht 2016. “Mandati i Samuel Zbogar, si kryesues i Zyrës së BE-së në Kosovë, përfundon më 31 gusht 2016. Posti i kryesuesit të Zyrës…

Lexo më Shumë

Në redaksinë e Televizionit SHENJA kanë arritur ankesa nga qytetarë për mbishkrime me përmbajtje raciste në autobusët publik të Qytetit të Shkupit, shkruan SHENJA. Burimet thonë se bëhet fjalë për autobusin me numër 57, që ka pikënisjen në komunën e Butelit, ndërsa mes tjerash kalon edhe nëpër Çair. Qytetarët ankohen se autorët e këtyre veprave nuk kapen, edhe pse autobusët janë të pajisur me kamera sigurimi. Ata apelojnë që të paktën të fshihen përmbajtjet që fyejnë dhe nxisin në baza fetare dhe etnike. /SHENJA/ < p style=”text-align: justify”> < p style=”text-align: justify”>

Lexo më Shumë

Me dhënien e eurobonit të ri, shteti do të hyjë në borxh rekord prej 650 milionë euro në tregun e huaj kapital. Sipas vendimit të Qeverisë, të marrë më 21 qershor, e që është publikuar në Gazetën zyrtare, Euroboni do të paguhet në periudhë prej 10 vitesh dhe do të jepet përmes përfaqësisë së “Dojçe Bank” në Londër, ndërsa do të kuotohet dhe do të tregtohet në berzën e Irlandës të letrave me vlerë. Me paratë e këtij euroboni, qeveria njofton se do të mbulohet deficiti buxhetor për kët vit dhe për vitin e ardhshëm dhe do të rifinancohen huatë…

Lexo më Shumë

Pesë shtëpi nga të cilët tre tërësisht ndërsa dy të tjera më pak, u dogjën sot pas zjarrit që kaploi këto shtëpi në qendër të Strugës pas hotelit “Beograd”. Zjarri është shuar por ekipet zjarrfikëse ende janë në terren. Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë të gjitha ekipet e Njësisë territoriale në Strugë, ekipe nga Ohri, Ndërmarrja Komunale Publike “Proakua” nga Struga, si dhe qytetarë. Procesi i shuarjes së zjarrit është vështirësuar për shkak të rrugëve të ngushta, gjëgjësisht për shkak të veturave të parkuara në rrugë. Sipas dëshmitarëve, zjarri ka shpërthyer në nërën nga shtëpitë e vjetra me…

Lexo më Shumë

Nuk kanë të ndalur diskriminimet në baza etnike dhe gjuhësore për shqiptarët e Maqedonisë. Së fundmi Ajet Rexhepi nga Shkupi i punësuar në komunën e Gazi Babës i është ndaluar nga shefja e Sektorit të komunikojë në gjuhën shqipe me kolegun e tij shqiptar qoftë edhe në komunikim joformal. Pas kësaj i njëjti është ankuar deri te Komisioni për Anti Diskriminim, mirëpo gjithçka ishte e kotë meqë ky komision ka vërtetuar se në këtë rast nuk ekzistojnë elemente diskriminimi. Më poshtë Almakos ua sjell në formë eksluzive sqarimin e plotë të Ajet Rexhepit: Sot e mora edhe zyrtarisht dokumentin nga…

Lexo më Shumë

Temë qëndrore e bisedimeve mes katër partive më të mëdha në Përzhino lidhur me temën e listës së votuesve, mbeten 40 mijë votuesit e dyshuar si votues fiktiv, të cilët LSDM-ja opozitare ka kërkuar, ndërsa VMRO-DPMNE ka pranuar që të fshihen nga lista e votuesve. Sot edhe zyrtarisht u konfirmuar dyshimet që deritani qarkullonin nëpër koloaret partiake se 60 për qind e këtyre votuesve janë shqiptarë, të cilët janë me banim të përkohshëm jashtë vendit. Këtë informatë e konfirmuan përfaqësuesit e dy partive në pushtet, Nikolla Todorov nga VMRO-DPMNE dhe Artan Grubi nga BDI. “Në pjesën e listës së votuesve…

Lexo më Shumë

Forumi ndërkombëtar për të drejtat dhe liritë e njeriut, ka ngritur iniciativë për daljen nga kriza politike në të cilën është zhytur vendi. Ata kërkojnë kthimin e Maqedonisë në rrugën e demokracisë dhe realizimin e qëllimeve strategjike shumëvjeçare dhe prioriteteve – anëtarësimin në Unionin Europian dhe NATO. ‘’Duke u nisur nga supozimi kyç se sundimi I ligjit është fundamenti bazë i demokratizimit si përfitim civilizimi, kriza në R.M patjetër të zgjidhet me mekanizma të shtetit juridik dhe sipas parimeve secili të përgjigjet politikisht, moralisht, matrialisht dhe penalisht për veprat e bëra’’, ka deklaruar Idriz Sinani, kryetar i Forumit për të…

Lexo më Shumë