Ministria për punë dhe politikë sociale, kumton se në pajtueshmëri me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare”, nr.21/98 dhe 18/07) 1 janari 2017 ( e diel), Viti i Ri, respektivisht 2 janari 2017 (e hënë) është ditë jo pune për të gjitha qytetarët. Njëkohësisht, Ministria për punë dhe politikë sociale, ua uron qytetarëve të Maqedonisë festën e Vitit të ri.
Author: almakos
Nga mesnata do të rriten çmimet e benzinës dhe dizelit për dy denarë, ka vendosur sot Këshilli Rregullator për Energjetik. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 tani do të jetë 66.5 denarë për lirë, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 68.5 denarë për litër, ndërsa një litër EURODIZEL me vendimin e ri do të kushtoj 53.5 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtoj 42 denarë për litër.
Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit ka njoftuar se nesër, shkaku i riparimit të një defekti, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë. “Ju njoftojmë se të martën, me datë 27.12.2016 për shkak të një defekti mes bulevardit Boris Trajkovski dhe Tehnoskopit, do të ketë ndërprerje të furnizimit në më shumë vendbanime: Usje, Pintija, Përzhin, Draçevë, Studeniçan, Moranë, Zelenikovë dhe Lisiçe e Poshtme”, thuhet në njoftimin e Ndërmarrjes Publike të Ujësjellësit, ku theksohet se ndërprerje do të ketë që nga ora 08:15, deri në riparimin e defektit. /SHENJA/
Seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare do të caktohet pasi Komisioni Shtetëror Zgjedhor deri tek Kuvendi do të dorëzoj raportin për rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe mandatet e fituara, kanë bërë të ditur nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit. Sipas paralajmërimeve të KSHZ-së, raporti do të dorëzohet të mërkurën, kështu që pritet që atëherë të dihet saktë date e konstituimit të kuvendit. Sipas nenit 63 të Kushtetutës, përbërja e re e Kuvendit grumbullohet në seancë konstituive më së voni 20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Seancën konstituive e cakton kryetari i Kuvendit nga mandati i kaluar. Nëse…
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka përgëzuar banorët e Tearcës duke thënë se ata me votën e tyre kanë konfirmuar gjendjen e përgjithshme në Maqedoni. “Fitorja e shumicës së qytetarëve të vendit që kanë votuar për ndryshime u konfirmua në një Tearcë multietnike. Urime të sinqerta për qytetarët e Tearcës që me votën e tyre shumë precize konfirmuar disponimin e përgjithshëm në Maqedoni. Maqedonia zgjodhi Ndryshime dhe Jetë! Tearcë zgjodhi Ndryshim dhe Jetë”, shkroi Zoran Zaevi në rrjetet sociale.
Ndotja e ajrit ambiental në rajonin e Shkupit është tema e takimit që sot do të mbahet në Qytetin e Shkupit. Takimin e organizon kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe në të janë të ftuar të gjithë kryetarët e rajonit të Shkupit.
Pas shpalljes së rezultateve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, VMRO-ja përmes një komunikate për media, tha se tani jaë të fokusuar në formimin e Qeverisë së re. “Sot i gjithë opinioni publik e kuptoi se përkundër të gjitha përpjekjeve, qytetarët e Tearcës kanë parandaluar tentativën inxhinierike post-zgjedhore. Ne i përgëzojmë për këtë. Si fitues të zgjedhjeve, ne mbetemi të angazhuar për hapat e mëtejshme për formimin e qeverisë së re. Në të njëjtën kohë mbetemi në qëndrimet tona të deklaruara më 11 dhjetor, kur u publikuan zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në faqen e internetit ka publikuar rezultatet zyrtare të rivotimit në Tearcë. Sipas këtyre rezultateve, LSDM ka fituar 245 vota, ndërsa VMRO-DPMNE 149. Gjithsej kanë votuar 402 votues. 3 vota janë shpallur të pavlefshme, ndërsa votat tjera kanë shkuar tek partitë tjera. Megjithatë, kjo fitore nuk i mjafton LSDM-së për të tejkaluar VMRO-në në njësinë e 6-të zgjedhore. Me rezultatet e rivotimit në vendvotimin numër 2011, tani VMRO ka gjithsej 26.193 vota në njësinë e 6-të, ndërsa LSDM ka 25.986 vota. Kështu, ndarja e mandateve mbetet e njëjta, siç ishte më 11 dhjetor, përkatësisht VMRO-DPMNE gjithsej…
Pavarësisht rezultatit, LSDM do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme. Kështu tha gjatë konferencës për shtyp zëdhënësit të LSDM-së, Petre Shilegov. Këtë konferencë për shtyp, ai e mbajti pas përfundimit të procesit të rivotimit në Tearcë, kur edhe vazhdonte numërimi i votave, mirëpo ishte e qartë se LSDM nuk ka arritur të ketë mjaftueshëm vota për të tejkaluar VMRO-në në njësinë zgjedhore numër 6. Ndërsa në pyetjet se a është në bisedime me ndonjërën nga partitë, ai tha se këto do të bëhen publike për opinionin pas rezultateve përfundimtare nga KSHZ-ja. Ai tha se pavarësisht presioneve qytetarët e Tearcës votuan për…
E plotësuar: CIVIL ka publikuar edhe rezultatet përfundimtare, që akoma janë jozyrtare. Sipas të njëjtave, LSDM ka arritur që të fitojë 245 vota, përballë VMRO-së që ka arritur të fitojë 150 vota. Sipas burimeve në fjalë, gjithsej votuan 402 qytetarë, ndërsa votat tjera janë shpallur të pavlefshme apo ju kanë takuar partive tjera. Megjithatë, kjo nuk i mjafton LSDM-së që të tejkalojë VMRO-në në nivel të njësisë së 6-të, andaj edhe ndarja e mandateve mbetet e njëjtë me atë të 11 dhjetorit. ______________________________________ E plotësuar: Në bazë të publikimeve të organizatës CIVIL, që monitoron zgjedhjet dhe që është pjesë e numërimit të votave…
Në bazë të publikimeve të organizatës CIVIL, që monitoron zgjedhjet dhe që është pjesë e numërimit të votave në vendvotimin 2011 në Tearcë, VMRO-DPMNE ka arritur të fitojë 148 vota, ndërsa LSDM 215. Këto rezultate megjithatë janë jozyrtare, ndërsa ato zyrtaret do të publikohen nga ana e KSHZ-së. ______________________________________ E plotësuar: Në bazë të rezultateve që publikohen nga organizata CIVIL, LSDM ka marrë 130 vota, ndërsa VMRO ka arritur të fitojë 60 vota. Ky rezultat ka të bëjë me votat e numëruara deri në ora 20:10. Me këtë, shuhen edhe shanset teorike për të ndryshuar shpërndarjen e mandateve nga zgjedhjet e 11 dhjetorit.…
Në bazë të rezultateve që publikohen nga organizata CIVIL, LSDM ka marrë 130 vota, ndërsa VMRO ka arritur të fitojë 60 vota. Ky rezultat ka të bëjë me votat e numëruara deri në ora 20:10. Me këtë, shuhen edhe shanset teorike për të ndryshuar shpërndarjen e mandateve nga zgjedhjet e 11 dhjetorit. _____________________________________________________________ Organizata monitoruese e zgjedhjeve CIVIL merr pjesë edhe në numërimin e votave, ndërsa deri më tani, njoftojnë se rezultati është si vijon: LSDM ka marrë 75 vota VMRO-DPMNE ka marrë 21 vota

