
Seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare do të caktohet pasi Komisioni Shtetëror Zgjedhor deri tek Kuvendi do të dorëzoj raportin për rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe mandatet e fituara, kanë bërë të ditur nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit.
Sipas paralajmërimeve të KSHZ-së, raporti do të dorëzohet të mërkurën, kështu që pritet që atëherë të dihet saktë date e konstituimit të kuvendit.
Sipas nenit 63 të Kushtetutës, përbërja e re e Kuvendit grumbullohet në seancë konstituive më së voni 20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve.
Seancën konstituive e cakton kryetari i Kuvendit nga mandati i kaluar. Nëse nuk caktohet seancë në afatin e paraparë, deputetët mblidhen vet dhe e konstituojnë kuvendin.
Sipas nenin 90 të Kushtetutës, kryetari i Maqedonisë, është i obliguar që në afat prej 10 ditëve nga konstituimi i Kuvendit mandatin për formimin e Qeverisë ta dorëzoj kandidatit të partisë, gjegjësisht partive që kanë shumicë në Kuvend.
Mandatari në afat prej 20 ditëve nga dita e dorëzimit të mandatit, Kuvendit i dorëzon program dhe propozon përbërjen e Qeverisë.
Qeveria, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh Kuvendi me shumicë votash. /SHENJA/