Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në faqen e internetit ka publikuar rezultatet zyrtare të rivotimit në Tearcë.
Sipas këtyre rezultateve, LSDM ka fituar 245 vota, ndërsa VMRO-DPMNE 149. Gjithsej kanë votuar 402 votues. 3 vota janë shpallur të pavlefshme, ndërsa votat tjera kanë shkuar tek partitë tjera.
Megjithatë, kjo fitore nuk i mjafton LSDM-së për të tejkaluar VMRO-në në njësinë e 6-të zgjedhore. Me rezultatet e rivotimit në vendvotimin numër 2011, tani VMRO ka gjithsej 26.193 vota në njësinë e 6-të, ndërsa LSDM ka 25.986 vota.
Kështu, ndarja e mandateve mbetet e njëjta, siç ishte më 11 dhjetor, përkatësisht VMRO-DPMNE gjithsej ka 51 deputetë, ndërsa LSDM ka 49. /SHENJA/