Author: almakos

Pa energji elektrike nesër do të jenë disa pjesë të komunave Çuçer Sandevë, Çair, Karposh dhe Kisella Vodë. Nga ora 9 deri ne 14 nesër pa energji elektrike do të jenë një pjesë e fshatit Çuçer në komunën Çuçer Sandevë dhe nga ora 8:30 deri në 9:30 do të jetë një pjesë e rrugës “Arqipeshkvi Dositej” nr. 5 hyrja 2 në komunën e Çairit. Nesër pa energji elektrike në periudhën prej ora 9 deri në 11 do të jenë një pjesë e rrugëve “Londonska” prapa Arkivit, “Moskovska”, rreth numrit 115 në komunën e Karposhit, si dhe një pjesë e rrugës…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot ka pasur një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Maqedoni, Mats Stefanson, ku është diskutuar për rrjedhën e proceseve politike në vend, pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në takim ashtu si informuan nga qendra për komunikime në LSDM, dy bashkë biseduesit kanë konstatuar se qeveria e re duhet që të përkushtohet në proceset reformuese të shënuara në raportet e Pribes dhe Komisionit Evropian. “Krenohemi me rezultatin, me stilolaps dhe me vota e kemi mundur një regjim. Më shumë se 612.000 qytetar në Maqedoni janë deklaruar për ndryshime. Qytetarët, pa marr…

Lexo më Shumë

Rritja ekonomike do të jetë mbi projeksionin edhe përkundër ndikimit të krizës politike, ka deklaruar sot kështu ministri i Financave, Kirill Minoski. Sipas tij, mesatarisht në tre kuartalet e para rritja e BPV është për 2.7 për qind dhe nëse analizohen parametrat do të shihet se në vazhdimësi shkallët e rritjes lëvizin diku mbi 2.5 për qind. “Nëse e kemi parasysh se projeksioni i reviduar ishte 2.3 për qind i BPV vijmë në një rritje që është mbi këto projeksione edhe përkundër pengesave objektive që i kemi pasur. Nuk duhet ta anashkalojmë ndikimin që kishte kriza politike në vend e…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, nesër deri te Kuvendi do ta dorëzojë Raportin për rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016 dhe mandatet e fituara, pas çka pritet të caktohet data e konstituimit të përbërjes së re të Parlamentit. Seancën konstituive e konvokon kryetari i Kuvendit nga përbërja paraprake, më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve të mbajtura. Në qoftë se nuk caktohet seancë konstituive në afatin e paraparë, deputetët vetë mblidhen dhe e konstituojnë Kuvendin në ditën e 21­të nga dita e përfundimit të zgjedhjeve. Seancën e konvokon deputeti i zgjedhur më i vjetër sipas moshës, ndërsa nëse edhe ai…

Lexo më Shumë

Shefi i kabinetit të të liderit të BDI-së ka dërguar akuza të ashpra ndaj Lëvizjes BESA. Ai në një postim të tij në facebook, ka thënë se partia e tij është në rrugë të mbarë por se opozita e drejtuar nga BESA, po e pengon. Ja postimi i plotë: Kur Ali Ahmeti i ftoi që të bashkohen para zgjedhjeve në mënyrë që mos të humbasin shqiptarët, ishin po ato që bën çmos që ta përçajnë opozitën dhe ti dobësojnë shqiptarët në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Sot, kur po bëhen përpjekje për të arritur deri tek një platformë e përbashkët kombëtare,…

Lexo më Shumë

Me çështjen e ajrit të ndotur nuk duhet të bëjmë politikë, kështu tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, i cili shtoi se kjo është një problem që na tangon të gjithëve. Në një takim ku morën pjesë jo vetëm 10 kryetarët e komunave që janë pjesë e Qytetit të Shkupit, por edhe kryetarët e 8 komunave tjera që janë pjesë e rrethinës së Shkupit, u diskutuan zgjidhjet e mundshme për problemin e ndotjes së ajrit. Trajanovski tha se sipas një studimi, ndotësit më të mëdhenj të ajrit janë amvisëritë, me 32 për qind, pastaj vinë trafiku me 20…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të rivotimit në Komunën e Tearcës në vendvotimin 2011, përsëri nuk ka ndryshuar rrezultati i mandateve mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. KSHZ mbrëmë në mesnatë publikoi rezultatet përfundimtare të vendvotimit 2011,  ku LSDM ka marrë 245 vota, VMRO-DPMNE 149. Megjithatë kjo nuk i mjafton LSDM-së që të tejkalojë VMRO-DPMNE-në  në nivel të njësisë së gjashtë, prandaj edhe ndarja e mandateve mbetet e njejtë me atë të 11 dhjetorit. Kështu që VMRO-DPMNE vazhdon të ketë 51 mandate, ndërkaq LSDM mbetet me 49. Të dielën në Tearcë votuan 402 persona nga gjithsej 714 votues të regjistruar. 2 vota ka marrë VMRO…

Lexo më Shumë

Mungesa e energjisë elektrike, është shkaku për ndërprerjen e procesit edukativo-arsimor në shkollën fillore “Bedri Tairi”, të Svillares së poshtme. Sot është dita e katërt që në këtë shkollë është ndërprerë mësimi, për shkak se ngrohja qendrore që është e instaluar në këtë shkollë funksionon me rrymë elektrike dhe siç sqaron edhe drejtori Naim Rexhepi, është e pamundur që në këto temperatura të ulëta nxënësit të zhvillojnë mësimin. “Shkolla jonë për momentin është duke u përballur me problemin kryesor që e ka me rrymën elektrike dmth shkaku i gjithë problemit, meqenë se shkollën e kemi me nxemje qendrore dhe shkaku…

Lexo më Shumë

Në bazë të rezultateve të tanishme zgjedhore, mbetet shumë e paqartë se kush me kë mund të bëjë koalicion, vlerësojnë njohësit e rrethanave politike. Ata thonë se për momentin të gjitha kombinimet janë të mundshme, duke mos përjashtuar as për mundësinë e një koalicioni të zgjeruar e as atë të organizimit të zgjedhjeve të reja. Analisti politik, Petar Arsovski, tha se çfarë do të ndodhë me Qeverinë e ardhshme mbetet pyetje për 1 milion dollarë, dhe se asnjëri kombinim i mundshëm nuk mund të përjashtohet. Ai vlerëson se duke pasur parasysh platformat për partitë shqiptare do të ishte më e…

Lexo më Shumë

Vetëm disa ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, kreu i Lëvizjes për Reforma PDSH, Ziadin Sela, ndryshon mendjen dhe takohet me oponentin e tij, Ali Ahmetin duke ju përgjigjur me automatizëm një ftese publike. Që në hapjen e fushatës parazgjedhore, Sela i kishte ftuar shqiptarët që ta votojnë Aleancën me qëllim që siç u shpreh ai, t’i heqin qafe horrat duke aluduar në BDI-në dhe Ali Ahmetin. Përveç kësaj Sela në tubime të tjera ka porositur shqiptarët se do të ishte e djegur çdo votë që shkon për Ahmetin, të cilin ditë më parë e takoi personalisht. “Dilni votoni që t’i…

Lexo më Shumë

Most ka vlerësuar si të qetë dhe të drejtë votimin e djeshëm në Tearcë. Sipas asaj që e kanë parë vëzhguesit e kësaj organizate në terren, Këshilli Komunal Zgjedhor i Tearcës pati telashe gjatë grumbullimit dhe konstatimit të rezultateve të votimit në burgje. Për këtë shkak edhe publikimi final i rezultateve të votimit ishte vonuar. Ky rast sipas Most,  konfirmon nevojën për përforcim të kapaciteteve të administratës zgjedhore në aspekt të zbatimit të plotë të procesit zgjedhor. Të gjitha konstatimet e MOST do të publikohen në Raportin final për vëzhgimin e zgjedhjeve.  /SHENJA/

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian nuk do të uroj fituesin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, por këtë do ta bëj pasi që zgjidhet qeveria e re dhe kryeministri i ri. Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç për agjencinë e lajmeve MIA.  “Ju lutem ta keni parasysh  se urimet tradicionalisht dërgohen kur qeveria dhe kryeministri do të zgjidhen” Në të njëjtën kohë ajo në emër të Komisionit Evropian ka përsëritur komunikatën e përfaqësuese së lartë për politik të jashtme Federica Mogerini dhe komisarit për zgjerim Johanes Hahn, në të cilën theksohet se zgjedhjet në Maqedoni janë mbajtur “në mënyrë…

Lexo më Shumë