Lëvizja BESA dhe Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, kanë reaguar pas fjalimit të fundvitit të Presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov. Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, tha se disa thekse në fjalimin e Ivanovit nuk janë korrekte në raport me kërkesat e Lëvizjes BESA për procesin e Ridefinimit të shtetit. Ai tha se paraqitjet mediatike të përfaqësuesve të shtetit, më shumë bëhen për interesa mediatike, për ndërtim të figurave të tyre dhe aspak nuk kanë të bëjnë me përmirësimin e gjendjes reale të qytetarëve. “Nuk mundet askush më në Maqedoni të thirret në mbrojtjen e një sistemi juridiko-kushtetues i cili…
Author: almakos
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë kryesisht të lagështa, borë e lehtë bie në Kriva Pallankë, Stracin, Dellçevë dhe Mavrovë ndërsa në tërë Maqedoninë fryen erë e fuqishme veriore, informon “Rrugët e Maqedonisë”. Në grykat malore është e mundur paraqitje e rrëshqitje të vogla të dheut, veçanërisht në akset rrugore Koçan-Makedonaksa Kamenicë-Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë. “Rrugët e Maqedonisë” apelon në vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
Radhë të gjata pritjesh me një numër të madh të veturave me të cilat mërgimtarët vijnë në vendlindje, dukej kështu ky vendkalim kufitar. Mërgimtarët e anketuar nga televizioni Shenja thonë se temperaturat shumë të ulta i vështirësojnë edhe më shumë pritjet e gjata, duke shtuar se me të tilla pritje nuk janë ballafaquar as gjatë sezonit të verës, kur dihet se numri i mërgimtarëve që kthehen në vendlindje është akoma më i madh. “Në Zvicër. Në kufi kurrë më keq nuk ka qenë, ka shumë malltretime. As veres nuk kemi qenë më keq, por çfarë të bëjmë. ”, deklaroi për…
Gjendja e vështirë ekonomike ka bërë që tregu të jetë i zbrazur edhe në prag të festave të fundvitit. Tregtarët shprehin pakënaqësi për shitjen e produkteve te tyre. Ata thonë se çmimet janë të pandryshuara, të volitshme, mirëpo konsumator ka shumë pak, madje vlerësojnë se asnjëherë nuk ka qenë kaq dobët. “Ka disa gjëra janë më të shtrenjta si dhe ka nga ato më të lira,mirëpo qytetarët ankohen se nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare,dikur blenin gjysmën tani marrin vetëm nga 30 kg”, ka deklaruar një shitës. “Çmimet janë si gjithmonë,nuk janë as të ritura as të ulura por,shumë pak…
Kryetari i Kuvendit në largim Trajko Veljanoski ka caktuar të premten seancën konstitutive të përbërjes së re të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Përbërja e nëntë parlamentare do të ketë 120 deputetë, prej të cilëve numër më të madhe të mandateve ka koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE 51, subjekti i dytë politik sipas mandateve të fituara është koalicioni i kryesuar nga LSDM men 49, BDI 10, Besa 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2. Në këtë përbërje parlamentare do të ketë 62 deputetë të rinj dhe 58 nga përbërja e kaluar, ndërsa disa prej tyre kanë qenë të përzgjedhur…
Librat e përkthyera në gjuhën shqipe vazhdojnë t’i ofrojnë nxënësve dhe studentëve përmbajtje me gjuhë të bastarduar, përkthime joprofesionale dhe të palogjikshme. Këtë herë gjuha shqipe është viktime e projektit për mbi 2000 tituj të përkthyer. Bëhet fjalë për projekt që realizon Qeveria, Ministria e Arsimit dhe pjesërisht edhe Ministria e Kulturës, dhe në kuadër të së cilit parashihet që mbi 1000 tituj të përkthehen edhe në gjuhën shqipe. Kryetari i shtëpisë botuese Shkupi, Azam Dauti thotë se prej këtyre titujve vetëm dhjetëra janë në gjuhën shqipe ndërsa edhe ata janë përkthime pa cilësi përkthimore, joprofesionale dhe thuajse të papërdorshme…
Kumanovari 31 vjeçar А.Р për shkak të hakmarrjes ka shkaktuar zjarr dhe e i ka vendosur zjarr automobilit të ish deputetit 42 vjeçar M.XH nga Kumanova. Ngjarja, njoftoi sot SPB Kumanovë, ka ndodhur mbrëmë, ndërsa te ata në telefon është denoncuar në orën 01:40 sot në mëngjes. Pas denoncimit të zjarrit të automobilit “Golf 6”, policia e Kumanovës ka ndërmarrë masa për zbardhjen e veprës penale dhe ka ardhur deri në njohurit se A.P është autor i mundur, pas çka është privuar nga liria dhe është marrë në pyetje. Nga zjarri është përfshirë edhe një “Pezho 206”, pronë e E.S…
Pas dhjetë ditë takimi me kryeministrin shqiptarë Edi Rama, liderët politik shqiptarë në Maqedoni pritet të udhëtojnë përsëri në Tiranë për një takim me Edi Ramën. Ndërkohë që në anën tjetër mediat shqiptare atje theksojnë se me këtë rast Rama liderëve shqiptarë do ju ofrojë një dokument me platformë dhe kërkesa të cilat duhet partitë shqiptare ta shtrojnë në tavolinën e bisedimeve me palën maqedonase. Sipas mediave atje, kryeministri Rama sot duhet të takohet me Ahmetin, Kasamin, Selën dhe Thaçin.
Në fjalimin e fundvitit, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, adresoi kritika deri tek të gjitha partitë në vend. Ai tha se anjëherë nuk do të pajtohet që Maqedonia të bëhet shtet binacional dhe as të bëhet federalizimi, dhe sipas tij, Maqedonia është vend i barabartë ku jetojnë të gjithë ndërsa problemi i dygjuhësisë është mbyllur me amendamentin numër 5. Ivanova tha më tej se pa një regjistrim të ri të popullsisë nuk mund të kërkohen të drejta që varen nga statistika. “Dëgjoj se po kërkohet dygjyhësi në gjithë territorin e Maqedonisë. Ajo çështje është mbyllur me amendamentin e 5 të…
Të premten në ora 13:00 do të mbahet seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare. Seancën do ta caktojë dhe me të do të udhëheq kryetari i Parlamentit, Trajko veljanovski. Në afat prej 10 ditëve që nga konstituimi i Kuvendit, Presidenti i vendit është i obliguar që mandatin për përbërjen e re të Qeverisë të ia dorëzojë kandidatit të partisë, gjegjësisht partiv të cilat kanë marrë shumicën e mandateve në Kuvend. Përbërja e re e Kuvendit do të ketë 120 deputetë.
Të punësuarit në klinikën e Stomatologjisë, mjekët, motrat medicinale dhe personeli tjetër, e kanë mbyllur drejtorin ekonomik të kësaj klinike në zyrën e tij sepse ende nuk ua ka lëshuar pagën për muajin nëntor, raporton 24vesti, transmeton SHENJA. Kur të punësuarit janë tubuar para zyrës së drejtorit ekonomik, Dejan Ilioski, thonë se ai u është drejtuar me arrogancë, dhe me këtë rast një pjesë e të punësuarve janë nisur drejt tij për ta sulmuar, ndërsa ai është mbyllur në zyrë. Të punësuarit thonë se situatën e ka qetësuar drejtori i klinikës, Arijan Daci, ndërsa të punësuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes…

