Maqedoninë në vitin 2017-të e presin shumë sfida, ndërsa do të jetë e vështirë formimi i qeverisë së re. Kështu deklaruan analistët politik në emisionin “Arena” në TV SHENJA. Sipas Nano Ruzhinit, janë të mundshëm disa skenare për formimin e qeverisë: të vazhdoj koalicioni i deritanishëm VMRO-BDI me plus deputetë të Aleancës për Shqiptarët, koalicion i cili sipas tij do të ishte fatal për BDI-në. Skenari tjetër sipas tij, është që LSDM me partitë opozitare të formoj koalicion, por i cili do të ishte josbatbil deri në zgjedhje të reja. “Dhe mundësia e tretë është që VMRO-DPMNE të kërkoi nga…
Author: almakos
118 deputetët e rinj ishin sot prezent në seancën konstitutive të Kuvendit, ndërsa munguan deputetët e PDSH-së. Me seancën është duke udhëhequr ish kryetari i Kuvendit, Trajko Velanovski. Si zëvendës të tij u emëruan deputetët Stojan Millanov dhe Jusuf Hasani. Për kryetar të Komisionit për verifikim u zgjodh Vllatko Gjorçev, ndërsa anëtarë janë Petre Shilegov, Rexhail Ismaili, Fadil Zejneli dhe Surija Rushiti. Oliver Spasovski nga LSDM tha se Velanoski me këtë po e shkel Rregulloren dhe se ai nuk duhet të udhëheq me seancën.
Javën e kaluar 4.195 persona janë prekur nga gripi, ndërsa vitin e kaluar në të njëjtën kohë numri I të prekurve nga gripi ka qenë 109 persona, që done të thotë se këtë vit numri i të sëmurëve është për 40 herë më i madh tregojnë të dhënat e Institutit për Shëndet Publik. Nga Instituti për Shëndet Publik thonë se numri i rasteve të regjistruara edhe këtë javë e kalon kufirin e aktivitetet sezonal, ndërsa aktiviteti i virusit të gripit është në nivel të lartë të mesëm. Numri më i madh i personave të prekur është në Shkup- 728, në…
Sot kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami realizoi një takim miqësor me Ambasadorin Suedez, Mats Staffansson. Gjatë këtij takimi miqësor u diskutuan zhvillimet e fundit në vend si dhe situata aktuale politike pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Me këtë rast kryetari Kasami e ka njoftuar Ambasadorin Staffansson për qëndrimet e BESËS përkitazi me qeverisjen e ardhshme. Takime të këtilla janë duke u realizuar intensivisht nga Lëvizja Besa me diplomatë ndërkombëtarë në Shkup.
Për rerth 270.000 nxënës, prej të cilëve 188.000 filloristë dhe 80.000 të shkollave të mesme, sot është dita e fundit e gjysmëvjetorit të vitit shkollor 2016/2017. Pushimi dimëror do të zgjasë deri më 18 janar 2017 kur do të vazhdojë mësimi. Në vitin shkollor duhet të ketë 180 ditë pune, ndërsa duke pasur parasysh atë se në këtë vit shumica e festave janë në ditë pune, pushimi dimëror është më i shkurtë për një ditë, sqarojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Me verifikimin e mandateve të deputetëve të sapozgjedhur sot duhet të verifikohet përbërja e nëntë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Sipas ndryshimeve të fundit të Rregullores, me mbledhjen duhet të kryesojë kryetari i Kuvendit në largim, Trajko Veljanoski. Në koordinimin e djeshëm, mospajtime me atë që Veljanoski ta udhëheqë mbledhjen shprehi përfaqësuesi i LSDM-së, Oliver Spasovski. Në rend dite të mbledhjes së parë kuvendore janë zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit verifikues, verifikimi i mandateve të deputetëve, zgjedhja e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarë dhe zëvendës të tyre në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe zgjedhja e kryetarit…
Ish diplomati Risto Nikovski tha se na pret një situatë dramatike dhe se do të jetë e rëndë të formohet qeveri e re, ndërsa zgjedhje të reja, do të jenë të patjetërsueshme në periudhën që pason. “Mendoj se kjo është dëshmi se çështjet janë të telekomanduara, se pason periudhë dramatike, do të jetë vështir të formohet Qeveri, se shumë opsione janë në tavolinë, por një gjë mendoj se një gjë është e sigurt se zgjedhje të reja parlamentare do të jenë të pashmangshme në një të ardhme të afërt, qoftë këtë tani ta formojë VMRO-në me BDI-në, ose plus ndonjë…
Sipas Mersel Bilallit në Maqedoni nuk mund të formohet një qeveri e cila do të bënte shumë reforma, por, qeveri e cila do të ishte kalimtare dhe do të rikthente drejtësinë. Sipas tij, regjimi i deritanishëm i Maqedonisë me kompaninë e tij, tani definohet rrezik potencial për paqe rajonal dhe stabilitet. “BE kërkon që ky regjim të përfundon dhe të fillon një terapi që anti vlerat të shndërrohen në vlera. Nga Raporti i Pribes del konstatimi se Maqedonia është shtet i robëruar. Tani mund të formohet një qeveri e cila mund të jetë kalimtare. Konsensusi i plotë i BE-së është…
Analisti Nano Ruzhin tha se në vitin 2017 na presin shumë sfida. Në këtë moment sipas tij, askush me siguri nuk mund të thotë se çfarë do të jetë ajo qeveri, dhe a do të ketë qeveri. “Po hapen më shumë skenare. E para të bëhet qeveri me parterët e mëparshëm plus deputetët e Aleancës. Kjo është matematika më e thjesht. Por cilat do të ishin konsekuencat, mendoj se kanë frikë liderët, këtu përfshirë edhe Ahmetin.”tha Ruzhin, duke shtuar se një variant e tillë do të ishte një humbje e madhe për BDI-në dhe nëse shkon me VMRO-DPMNE-së, tha Ruzhin,…
Analisti politik Nano Ruzhin në emisionin “Arena” në TV SHENJA, tha se presidenti Ivanov po ja lejon përsëri vetës për ta kritikuar PSP-në edhe pse ajo ka përkrahje ndërkombëtare. Sipas tij ai po tenton që të imponohet si faktor i cili do ta bashkoj Maqedoninë. “Në princip ishte fjalim i gjatë, ku i dëgjojmë të njëjtat supozimet, duke tentuar të imponohet si ai është kryesori që duhet të ndajë. Nuk ka asgjë që tregon për vetëdije të lartë, nuk përmend kriminelët, nuk fol për përgjimet. Ai po apstrakon si diçka që nuk ekziston. Flet për federalizmi, për të cilën flasin…
Kryeministri Edi Rama, ka pritur në takim në Tiranë liderët e partive shqiptare të Maqedonisë: Ali Ahmetin e BDI-së, Bilall Kasamin të Lëvizjes BESA, Fadil Zendelin e RDK-së dhe Ziadin Selën nga Lëvizja për Reforma PDSH. Rama në rrjetin social facebokk ka shkruar shkurtimisht: “Vëllazërisht”.
Edi Rama ka ftuar përsëri krerët e partive politike shqiptare në Maqedoni për një tentativë të dytë që ti ulë në një tavolinë. Liderët janë takuar me Ramën veç e veç dhe më pas do të tentohet të arrihet ndonjë pikë e përbashkët në drejtim të unifikimit të tyre. Nuk dihet nëse Rama ju ka ofruar ndonjë zgjidhje konkrete ose dokument konkret bashkëpunimi të cilin liderët duhet ta nënshkruajnë apo vetëm do të bisedohet në drejtim të bashkimit të tyre joformal. Nga Lëvizja Besa thonë se ata kanë pranuar ftesën e Ramës për shkak të respektit që kanë ndaj tij,…

