Më së voni deri më 9 janar, presidenti Gjorgje Ivanov do të dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë, duke respektuar kështu afatet e shkruara në ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Këtë Ivanov e konfirmoi vetë dje gjatë vizitës së depos ushtarake “Erebino”. Ai tha se do të respektoj afatin prej 10 ditëve për të dhënë mandatin partisë e cila do të tregoj se ka shumicën në Kuvend, afat i cili po skadon pas konstituimit të Kuvendit. “Unë si kryetar jam i obliguar sipas Kushtetutës pas konstituimit të Kuvendit në afat prej dhjetë ditëve të jap mandatin, më pas mandatari ka…
Author: almakos
Një zjarr i madh është ndezur në mes të fshatit Zhelinë dhe Strimnicë të komunës së Tetovës, raporton SHENJA. Sipas informacioneve, persona të panjohur kanë sjellë kamionë me mbeturina dhe stiropor i kanë hedhur ata dhe më pas kanë vërë zjarrin. Mund të thuhet se tymi është shumë i madh dhe ajri është ndotur në sasi të madhe. Bashkësia Lokale e fshatit Striminicë ka njoftuar policinë, ndërsa policia është duke hulumtuar rastin dhe është vënë në kërkim për kapjen e autorëve. Zheline by tvshenjaofficial
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës dhe përkrahja e anëtarësisë së saj në organizatën ndërkombëtare të Unesco-s acaron marrëdhëniet e Serbisë me shtetet fqinje, por kjo sipas tij, nuk do të thotë se Serbia do të ndërmerr diçka bilaterale kundër shteteve fqinje. Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, ai ka thënë se Serbia ka gabuar që e ka njohur Maqedonisë me emrin e saj kushtetues, pasi që e njëjta e ka njohur Kosovën. Daçiq ka thënë se nuk bëhet fjalë për hakmarrje por për “reciprocitet në politikën e…
Persona të papunë, përkundër dimrit të ftohtë, mundohen të nxjerrin një kafshatë të bukës duke mbajtur mallra me karroca të vogla pa motor të cilat i ngarkojnë dhe i shtyjnë me vështirësi rrugëve të qytetit të Shkupit. Vendi ku më së shumti këta persona të prekur nga varfëria presin që t’i shërbejnë dikujt është Çarshia e Vjetër e Shkupit, ku sipas tyre ka më tepër lëvizje, mbajnë mallra të lokaleve të çarshisë, por edhe të qytetarëve në nevojë. Karrocat e tyre të vogla të cilat janë përdorur edhe në mesjetë, në atë kohë të quajtura “araba” me anë të të…
Afatet e shkruara në ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë duhet të respektohen. Kështu ka deklaruar sot kryetari i vendit, Gjorge Ivanov, gjatë vizitës së depos ushtarake “Erebino”. Ai thotë se do të respektoj afatin prej 10 ditëve për të dhënë mandatin partitë e cila do të tregoj se ka shumicën në Kuvend, afat i cili po skadon pas konstituimit të Kuvendit. “Unë si kryetar jam i obliguar sipas Kushtetutës pas konstituimit të Kuvendit në afat prej dhjetë ditëve të jap mandatin, më pas mandatari ka afat prej 20 ditëve të formoj qeverisë e cila duhet të fitoj shumicën në Kuvend”,…
Kryetar i partisë LIBRA, Ben Blushi, ndryshe nga ç’ka ndodh rëndom në ditë festash ka zgjedhur të urojë kundërshtarët e tij politikë me rastin e Vitit të Ri. Kam një urim special për gjithë ata që këtë Vit e harxhuan duke u marrë me njeriun dhe jo me idenë. Ideja shkon më larg se njeriu dhe njeriu që shkon pas idesë ecën me larg se njeriu që shkon pas njeriut! Megjithatë duke e ditur se do bëni të njejtën gjë edhe gjatë Vitit te Ri dua t’ju uroj! Urime kundërshtarë. Takohemi Vitin tjetër kur do jeni më pak dhe shumë…
Ndërrimin e motmoteve qytetarët e Shkupit dhe qyteteve të tjera të Maqedonisë pritën Vitin e Ri nëpër sheshet dhe qendrat e qyteteve, duke u argëtuar me spektaklin e fishekzjarreve dhe me koncerte të ndryshme festive. Në sheshin “Maqedonia” në qendër të Shkupit nuk munguan fishekzjarret të cilat krijuan një atmosferë festive për qytetarët e pranishëm. Përveç atmosferës festive në sheshin e qytetit, edhe nëpër pjesë tjera të Shkupit vërehet një lëvizshmëri e madhe dhe atmosferë festive, me aktivitete të ndryshme nëpër restorane, bare dhe shtëpi private. Atmosferë festive me fishekzjarre ka patur pothuajse nëpër të gjitha sheshet kryesore të qyteteve…
Mbrëmja e Vitit të Ri në Shkup ka dërguar qindra persona në klinikat dhe shtëpitë e shëndetit në Shkup. Në Klinikën për toksikologji në Shkupi me urgjencë janë dërguar 28 persona të alkoolizuar, një person me dozë të tepruar të drogave, por janë trajtuar edhe persona që kanë pësuar lëndime nga fishekzjarrët dhe fatkeqësitë natyrore, raporton SHENJA. Nga klinika për Toksikologji njoftojnë se gjatë mbrëmjes së vitit të ri janë regjistruar edhe katër raste të vdekjes në kushte shtëpiake të personave nga 40 deri në 60 vjet. Në klinikën Toksikologjike në Shkup mbrëmë janë pranuar 28 pacientë nga të cilët…
Foshnja i parë në Shkup për vitin 2017 ka lindur në Çair dhe është djalë. Ai ka ardhur në jetë në ora 4 e 15 minuta nga nëna Hikmete Ramadani Emini. Foshnja ka lindur 3 kilogram e 400 gram dhe e gjatë 53 centimetra. Drejtori i Spitalit për Gjinekologji dhe Akusheri “Nënë Tereza” në Çair, Bashkim Ismaili deklaroi se foshnja dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Lindja ka ndodhur në 4 e çerek, ka filluar për lindje spontane, ka përfunduar me operacion, ka kaluar mirë edhe nëna edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore. Probleme nuk ka…
LSDM nëpërmjet një komunikate ka thënë se në Maqedoni në vitin 2017 do të vjen jeta, do të ketë rritje të rrogave për qytetarët dhe do të hapen vende të reja të punës. “Do të kemi shëndetësi falas, arsim kualitativ me më pak orë dhe më shumë suksese, institucione që punojnë për të mirën e qytetarëve. Maqedoninë do ta vendosin në themele të shëndosha të lirisë dhe barazisë së qytetarëve, ligjit dhe drejtësisë shoqërore”, thuhet në komunikatën e LSDM-së, në të cilën mes tjerash thuhet se Maqedonia në vitin 2017 do të jetë shtet më stabil.
Prej sot, 1 janar 2017, shfrytëzuesit e transportit publik duhet detyrimisht të posedojnë kartelë elektronike edhe për vozitje në automjetet e transportuesve privat. “Kartela elektronike mund të merret në të gjitha vendet shitëse të NPK Shkup, në vendet shitëse shtesë të rrjetit për shitje në 50 lokacione të ndryshme dhe në të gjithë autobusët e NPK Shkup dhe transportuesit privat”, informon Qyteti i Shkupit. Me hyrjen në fuqi të sistemit të integruar tarifor, Qyteti i Shkupit solli vendim për periudhë promovuese prej një muaji, me ç’rast me çdo kartelë të blerë elektronike të jopersonalizuar pasojnë pesë vozitje pa pagesë. “Nëse…
Ish ndërmjetësuesi në Marrëveshjen e Përzhinës, Peter Vanhoutte, në profilin e tij në Facebook, ju ka uruar qytetarëve të Maqedonisë Vitin e Ri, duke i inkurajuar ata që të mos dorëzohen në luftën për demokracinë dhe ëndrrat e tyre. “Për gjithë miqtë e mi në Maqedoni dhe çdokund tjerër, ku demokracia nuk kuptohet mirë ose neglizhohet nga ata në pushtet. Shumë falenderime për mbështetjen e ngrohtë në vitin 2016. Dhe për vitin 2017: mos e humbni shpresën se demokracia është e mundshme, mos e humbni besimin për një të ardhme më të mirë” shkruan Peter Vanhoutte në Facebook.

