Partia Demokratike ka reaguar për rastin e 22-vjeçarit Estref Halili, i cili i dha fund jetës duke u vetëvarur në burgun e Rrogozhinës. Në një deklaratë për mediat, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma, tha se qeveria e drejtuar nga Rama çon drejt vdekjes 22-vjeçarin e arrestuar për 3 gramë hashash, ndërsa Klement Balili është ende i lirë. Deklarata e PD Me Edi Ramën, Klement Balili që e kërkon gjysma e policive të Europës, e cilësohet nga CNN si, Eskobari i Ballkanit, trafikanti më i madh i drogës në rajon, gëzon mbrojtje, liri, pushtet, madje dhe zyrë…
Author: almakos
Partia Demokratike ka reaguar për rastin e 22-vjeçarit Estref Halili, i cili i dha fund jetës duke u vetëvarur në burgun e Rrogozhinës. Në një deklaratë për mediat, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma, tha se qeveria e drejtuar nga Rama çon drejt vdekjes 22-vjeçarin e arrestuar për 3 gramë hashash, ndërsa Klement Balili është ende i lirë. Deklarata e PD Me Edi Ramën, Klement Balili që e kërkon gjysma e policive të Europës, e cilësohet nga CNN si, Eskobari i Ballkanit, trafikanti më i madh i drogës në rajon, gëzon mbrojtje, liri, pushtet, madje dhe…
Një grua në moshën 60-70 vjeçare është gjetur dje në orën 12;55 nën shkurre në bregut të djathtë të lumit Vardar. Ekipi i Zjarrfikësve e ka nxjerrë trupin, ndërsa Ndihma e shpejtë mjekësore ka tentuar të bëjë reanimim, por nuk ka pasur sukses dhe ka konstatuar vdekje. Nuk janë vërejtur lëndime fizike, e as nuk janë zbuluar dokumente personale në rroba. Është kryer ekspertizë dhe me urdhër të Prokurorit publik trupi është dorëzuar në autopsi.
Ndryshim të konsiderueshëm të motit do të ketë nesër kur për shkak të lëshimit të masës polare të ajrit nga veriu do të ketë reshje të borës, fillimisht në pjesët veriore dhe perëndimore dhe pastaj edhe në pjesët e tjera. Në pjesët jugore fillimisht reshjet do të jenë të shiut dhe pastaj do të kalojnë në borë. Reshje më të mëdha priten në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Reshje të borës do të ketë edhe të premten, veçanërisht paradite, por me intensitet të zvogëluar. Gjithkund do të formohet shtresë e borës, në malet edhe deri në 50 centimetra, informojnë…
Rritje të numrit të aksidenteve rrugore në Tetovë prej 8,2 për qind në vitin 2016 në krahasim me vitin 2015, tregon statistika e policisë së Tetovës. Të dhënat e policisë së Tetovës, tregojnë se vitin e kaluar në rajonin e Tetovës kanë ndodhur 802 aksidente ose 61 më shumë në krahasim me vitin paraprak 2015. Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë Marjan Josifovski, ajo që veçanërisht shqetëson është numri dyfish më i madh i viktimave në aksidente, pasi në 11 aksidente vitin e kaluar jetën e kanë humbur 13 persona, derisa në vitin 2015 e kanë humbur jetën shtatë persona. Vitin…
Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur vendin vakant në pozicionin e Avokatit të Popullit. Kuvendi ka shpallur edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët. Njoftimi i Kuvendit Bazuar në Vendimin nr 3 datë 28.12.2016, të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, Ftohet çdo shtetas shqiptar, i cili plotëson kushtet e parashikuara në nenin 3, të ligjit nr.8454 datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar, të paraqesë kandidaturën për Avokat të Popullit të Republikës së Shqipërisë: Kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit Avokat i Popullit mund të jetë çdo person që plotëson këto kushte:…
Mandati i deputetit me vete mbart të drejta dhe obligime. Një nga obligimet e 120 deputetëve të rinj, por edhe deputetëve të cilëve u përfundoi mandati deri më 30 janar, është të parashtrojnë listë anketuese dhe deklaratë për gjendjen pronësore deri te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Sipas Ligjit për Kuvendin deputeti është i detyruar brenda një afati prej 30 ditësh nga verifikimi i mandatit të plotësojë listë anketuese me regjistrim të hollësishëm të pronës së patundshme, sendeve të lëvizshme me vlerë më të madhe, letra me vlerë dhe kërkesa edhe borxhe, si dhe pronë tjetër që është në…
Komunikacioni në të gjitha rrugët në Maqedoni zhvillohet kryesisht pa ndalesa nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dobëta të borës ka në Koçan, Dellçevë, Berovë, Kriva Pallankë, Stracin, Kërçovë, dhe Prilep dhe në qafat malore Mavrovë, Strazhë, Zheleznec, Preskë dhe Bukovë, i cili nuk qëndron në rrugë. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonaksa Kamenicë-Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet…
Shtresë më të lartë të dëborës prej 15 centimtrash mëngjesin e sotëm në orën tetë është matur në Mavrovë, nëntë centimetra dëborë ka në Llazaropole, shtatë në Dibër, katër në Tetovë, tre në Pozharan, ndërsa një centimetër në Berovë, Krushevë dhe Vinicë. Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), më ftohtë mëngjesin e sotëm në orën tetë është në Kriva Pallankë, Mavrovë dhe Gjurishte, ku janë matur minus katër gradë, tre gradë nën zero është në Pozharan dhe Llazaropole, minus dy në Kumanovë, Shkup Petrovec, Vinicë, Berovë dhe Dibër, ndërsa minus një në Topollçan, Krushevë, Shkup, Tetovë, Prilep,… Siç informon DPHM-ja,…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vetëvrasjen e 22-vjeçarit në burgun e RRogozhinëss, duke e konsideruar si një vetëvrasje të shtetit policesk. Berisha kërkon nga Prokuroria që të zhvillojë hetime për rastin dhe të nxjerrë para drejtësisë personat përgjegjës. Postimi i Berishës “Nje vetevarje tjeter shteterore ne burgun e Rrogozhines! Te dashur miq, mediat informojne se 22-vjeçari Estref Halili i dha fund jetes se tij ne qelite e zeza te burgut te Rrogozhines ku vetevrasjet jane bere jo te rralla. Estrefi ishte arrestuar nga policia më 23 dhjetor 2016 në fshatin Kolonjë të Lushnjes pasi në makinë iu…
Vetëm pak muaj përpara përfundimit të mandatit të tij si President i Francës, Francois Hollande, do të vizitojë Tiranën me ftesë të Presidentit Bujar Nishani, i cili po ashtu do të jetë në javët e fundit të tij në krye të Presidencës. Burime zyrtare nga institucioni i Presidentit të Republikës thanë për Top Channel se Hollande pritet të vizitojë Tiranën në datë 3 Mars. Po të njëjtat burime nuk kanë dhënë detaje te tjera, pasi axhenda është ende në diskutim mes dy kabineteve. Por e vetmja gjë që kanë konfirmuar është se veç vizitës me Nishani, Hollande do të takohet…
Kreu i LIBRA, Ben Blushi përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook ka ironizuar tri partitë e mëdha, PD-PS-LSI nisur nga zhurma që krijoi nisma e kryeministrit për të organizuar më 2 janar në Tiranë, një mini-koncert të Vjenës me iniciativën e shqiptarit të talentuar Shkëlzen Doli. Sipas Blushit, tre partitë e mëdha u morën vesh për çdo prapësi në këtë vend, po vetëm për qeleshen e Shkëlzen Dolit jo. “Partitë e vjetra që qeverisin nuk merren vesh për qeleshen e Shkëlzen Dolit. Për lejimin e importit të mbetjeve janë dakord, për ligjin e Arsimit të Lartë…

