Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria e Doganës në Maqedoni, të cilët kanë raportuar se mbrëmë është paraqitur një shtetas maqedonas me iniciale M.L. për dalje nga shteti i cili duhej të udhëtonte në Dubai përmes Stambollit. Gjatë kontrollit doganor, në rripin ndër bluzë i kanë gjetur dy pako të mbështjella me letër të bardhë me shirita ngjitëse transparente. Në pakot u gjetën 107 mijë euro. Më tej në kumtesën e drejtorisë së doganës thuhet se në pajtueshmëri me ligjin për shkëmbim valutor personit i janë kthyer 2 mijë euro ndërsa 105 mijë euro janë i janë konfiskuar përkohësisht.…
Author: almakos
Kompanitë dhe dyqanet të cilat nuk do ta pastrojnë borën para hyrjes së tyre do të paguajnë gjoba prej 500 deri 1000 euro. Sipas ligjit për pastrim publik në kushte dimërore gjatë reshjeve të borës të gjithë pronarët janë të obliguar menjëherë të fillojnë me pastrimin e dëborës në hapësira të hapura para objekteve publike me çka do të sigurohet qasje e pandërprerë deri te objektet. Gjoba prej 2000 deri 3000 euro do të paguajnë persona juridik të cilët janë të obliguar për pastrimin e hapësirave publike dhe nuk e pastrojnë dëborën me kohë.
Dashamir Tahiri, përmes avokatit të tij Fatmir Braka ka depozituar në Gjykatën Administrative një padi penale ndaj vendimit të KQZ që i hoqi mandatin në bazë të Ligjit për dekriminalizimin. “Argumentet janë ato që parashtruam në KQZ. Vendimi i KQZ ishte i paarsyetuar. KQZ duhet të përcaktonte edhe Gjykatën kompetente. Kemi kërkuar pezullimin e vendimit të KQZ deri sa të merret vendimi. Tahiri do të jetë deputet deri në vendimin e firmës së prerë të Gjykatës. Dashamir Tahiri ka qenë i padënuar dhe ligjërisht ai është i pafajshëm. Kërkojmë nga Gjykata Administrative të pezullojë vendimin e KQZ”, tha Braka. Braka…
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion Rrugor (KRSKRR) me këshilla deri te shoferët për vozitje në kushtet dimërore në temperatura të ulëta. Në kushte të tilla KRSKRR-ja këshillon të vozitet me goma dimri në të gjitha katër rrotat (thellësi të shenjave prej 4mm), si dhe zinxhirë të cilët vendosen sipas nevojës. Me këtë shoferët jo vetëm që do ta përmbushin obligimin ligjor, por edhe do ta rrisin sigurinë. Shoferët me vete çdoherë duhet të kenë një lopatë të vogël, pak rërë, një leckë të vjetër për pastrim, fshesë për pastrimin e borës nga dritaret, spërkatës kundër ngrirjes së dritareve dhe spërkatës…
Në qoftë se nuk respektohen rregullat për përdorim dhe mbajtje të pajisjes dimërore në automjete, të cilët janë paraparë në Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor, çdo shoferi që vepron në kundërshtim me dispozitat do t’i jepet urdhër-pagesë me gjobë në vlerë prej 45 euro në kundërvlerë të denarit, gjegjësisht do t’i regjistrohen 25 pikë negative, përkujtojnë nga Këshilli republikan për siguri të komunikacionit në rrugë (KRSKRR). Nëpunësi policor, sipas dispozitave ligjore, do t’i urdhërojë shoferit ta ndalë lëvizjen e mëtejshme të automjetit nëse nuk vepron sipas shenjës në komunikacion për mbajtje të obligueshme dhe përdorimit të pajisjes dimërore. Gjithashtu,…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me arrestimin e Haradinajt. Ai e ka cilësuar si një absurditet ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë. “Ndalimi i Haradinajt, një absurditet! E pabesueshme që urdhër-arrestet e Serbisë s’janë fshirë ende nga kompjuterat e BE-së”, shkroi Rama në Tëitter. Haradinaj është i ndaluar në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato kosovare për arrestimin e tij. Ai është arrestuar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. 5 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)
Ekipet e shërbimit dimëror të qytetit të Shkupit nga fillimi i reshjeve të borës kanë hedhur 150 tonë kripë nëpër rrugët e qytetit dhe në pikat kritike, gjegjësisht në të gjitha urat, rrethrrotullimet, mbikalimet, nënkalimet dhe zonat e larta në qytet. Siç informojnë nga qyteti i Shkupit, shërbimi dimëror me vigjilencë e ndjek situatën dhe intensivisht e pastron terrenin. Qyteti i Shkupit rekomandon shoferët të lëvizin me kujdes dhe t’u përmbahen kushteve të rrugës. Apelojnë deri te qytetarët, këshillat e shtëpive dhe pronarët e objekteve afariste t’u përmbahen obligimeve ligjore për pastrimin e borës para objekteve të tyre.
Në Shkup dje kanë ndodhur gjithsej 10 aksidente rrugore nga të cilat më lehtë janë lënduar dy persona. Sipas evidencës së SPB Shkup, gjatë 24 orëve të fundit, nga policia rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i kundërvajtjeve, midis të cilëve 25 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tetë shoferë e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimit, gjegjësisht pa regjistrim, si dhe tre shoferë të cilët gjatë drejtimit të automjetit, nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit, megjithatë, e kanë shfrytëzuar telefonin celular. Janë hasur edhe 56 automjete të parkuara në…
Për shkak të reshjeve të dëborës nga ora 8:15 është vendosur ndalesë për lëvizje të kamionëve në aksin Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore Strazhë, ndërsa nga ora 8:20 në aksin Mavrovë-Dibër, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Dëbora që po bie nga mbrëmë në pjesën më të madhe të shtetit po e vështirëson komunikacionin rrugor, ngadalë po zhvillohen transporti urban dhe urban periferik. “Komunikacioni në të gjitha rrugët e shtetit po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dëborës me intensitet më të dobët po vërehen në Kriva Pallankë, Stracin, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, qafën malore Strazhë, Kullë…
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar ndaj ndalimit të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj në Francë. Në njoftimin e shpërndarë nga Kuvendi thuhet se kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta u befasua nga lajmi për ndalimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga policia franceze në bazë të një urdhër të vjetër arresti të lëshuar nga Serbia. Kryetari Meta beson se autoritetet policore franceze do të qartësojnë rrethanat e pakuptimta të këtij ndalimi dhe do të veprojnë shpejt për t’i kthyer të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të ligjshme kryetarit të…
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar pas ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë. Në një postim në Facebook, Bushati thekson se Franca duhet të lirojë menjëherë Haradinajn, pasi ai është shpallur i pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare. “Ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë bazuar në një urdhër arresti të 2004 të lëshuar nga Serbia, është i dënueshëm, kur dihet botërisht se drejtësia ndërkombëtare e ka çliruar atë nga të gjitha akuzat. I bëj thirrje autoriteteve franceze, si një prej shteteve me kontribut thelbësor për Kosovën shtet, të qartësojnë situatën duke liruar menjëherë Ramush Haradinajn. Çdo përpjekje e Serbisë për të…
Partia Demokratike ka dënuar ndalimin e kreut të partisë kosovare të AAK, Ramush Haradinaj. Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike u kërkon autoriteteve franceze të sqarojnë sa më parë këtë situatë, duke theksuar se procedura të tilla burokratike dhe rudimentare përjetohen me shqetësim në hapësirën mbarëshqiptare. Deklarata e plotë Ndalimi i sotëm në Francë i Rramush Haradinajt është një lajm shqetësues. Tronditës është fakti se ky ndalim është kryer me një fletarrestim të vitit 2004 të Serbisë dhe objekti duket se është aktiviteti i Rramush Haradinajt në luftën për çlirim të Kosovës. Si zoti Haradinaj po ashtu dhe drejtues…

