Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria e Doganës në Maqedoni, të cilët kanë raportuar se mbrëmë është paraqitur një shtetas maqedonas me iniciale M.L. për dalje nga shteti i cili duhej të udhëtonte në Dubai përmes Stambollit.
Gjatë kontrollit doganor, në rripin ndër bluzë i kanë gjetur dy pako të mbështjella me letër të bardhë me shirita ngjitëse transparente. Në pakot u gjetën 107 mijë euro. Më tej në kumtesën e drejtorisë së doganës thuhet se në pajtueshmëri me ligjin për shkëmbim valutor personit i janë kthyer 2 mijë euro ndërsa 105 mijë euro janë i janë konfiskuar përkohësisht. Kundër personit është ngitur procedurë për shkelje.