Kompanitë dhe dyqanet të cilat nuk do ta pastrojnë borën para hyrjes së tyre do të paguajnë gjoba prej 500 deri 1000 euro.
Sipas ligjit për pastrim publik në kushte dimërore gjatë reshjeve të borës të gjithë pronarët janë të obliguar menjëherë të fillojnë me pastrimin e dëborës në hapësira të hapura para objekteve publike me çka do të sigurohet qasje e pandërprerë deri te objektet.
Gjoba prej 2000 deri 3000 euro do të paguajnë persona juridik të cilët janë të obliguar për pastrimin e hapësirave publike dhe nuk e pastrojnë dëborën me kohë.