
118 deputetët e rinj ishin sot prezent në seancën konstitutive të Kuvendit, ndërsa munguan deputetët e PDSH-së.
Me seancën është duke udhëhequr ish kryetari i Kuvendit, Trajko Velanovski. Si zëvendës të tij u emëruan deputetët Stojan Millanov dhe Jusuf Hasani.
Për kryetar të Komisionit për verifikim u zgjodh Vllatko Gjorçev, ndërsa anëtarë janë Petre Shilegov, Rexhail Ismaili, Fadil Zejneli dhe Surija Rushiti.
Oliver Spasovski nga LSDM tha se Velanoski me këtë po e shkel Rregulloren dhe se ai nuk duhet të udhëheq me seancën.