
Sipas Mersel Bilallit në Maqedoni nuk mund të formohet një qeveri e cila do të bënte shumë reforma, por, qeveri e cila do të ishte kalimtare dhe do të rikthente drejtësinë. Sipas tij, regjimi i deritanishëm i Maqedonisë me kompaninë e tij, tani definohet rrezik potencial për paqe rajonal dhe stabilitet.
“BE kërkon që ky regjim të përfundon dhe të fillon një terapi që anti vlerat të shndërrohen në vlera. Nga Raporti i Pribes del konstatimi se Maqedonia është shtet i robëruar. Tani mund të formohet një qeveri e cila mund të jetë kalimtare. Konsensusi i plotë i BE-së është që VMRO-DPMNE të mbetet jashtë çdo kombinimi për formimin e qeverisë”, tha Bilalli. /SHENJA/