Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot ka pasur një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Maqedoni, Mats Stefanson, ku është diskutuar për rrjedhën e proceseve politike në vend, pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Në takim ashtu si informuan nga qendra për komunikime në LSDM, dy bashkë biseduesit kanë konstatuar se qeveria e re duhet që të përkushtohet në proceset reformuese të shënuara në raportet e Pribes dhe Komisionit Evropian.
“Krenohemi me rezultatin, me stilolaps dhe me vota e kemi mundur një regjim. Më shumë se 612.000 qytetar në Maqedoni janë deklaruar për ndryshime. Qytetarët, pa marr parasysh se cilit etnitet i takojnë, presin përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe zbatimin e vlerave evropiane në Maqedoni. Për këtë gjë obligohemi në Planin për jetesë në Maqedoni dhe këtë gjë do ta realizojmë”, ka theksuar Zaev.