Author: almakos

Sipas të dhënave jozyrtare, në rivotimin në vendvotimin 2011 në Tearcë kanë votuar 402 qytetarë. LSDM-së nevojiten një diferencë prej 307 votave në këtë vendvotim, që nënkupton se për të arritur përmbysja e rezultatit fillimtar, VMRO-DPMNE do duhej të merr jo më shumë se 47 vota, edhe atë me kusht që të gjithë votuesit tjerë të kenë zgjedhur LSDM-në. Rikujtojmë se gjatë votimit më 11 dhjetor kanë votuar 404 persona, prej tyre VMRO-DPMNE fitoi 91 vota, LSDM 87, Lëvizja Besa 65, PDSH 64, BDI 53, Aleanca për shqiptarët 25, 2 partitë e tjera dhe 17 vota janë shpallur të pavlefshme.

Lexo më Shumë

Sapo është mbyllur vendvotimi, janë numëruar fletat e pashfrytëzuara, dhe është konstatuar se 312 vota nuk janë shfrytëzuar, që do të thotë se kanë votuar 402 votues. ******** Rivotim në Tearcë që në këto momente përfundoi, ka qenë vendimtarë për rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve, numrit të mandateve, por edhe për formimin e Qeverisë së ardhshme. Sipas gazetarit të Televizionit SHENJA, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 402 qytetarë. Me rivotimin në vendvotimin numër 2011, LSDM synon të marrë një mandat nga VMRO-DPMNE dhe të barazojnë shifrat me nga 50 deputet secila. Për të arritur këtë, LSDM i nevojiten 307…

Lexo më Shumë

Në rivotimin që po zhvillohet në Tearcë në vendvotimin numër 2011, deri në ora 17:00 kanë votuar gjithsej 377 votues ose 52% nga numri i përgjithshëm. Kështu deklaroi kryetari i komisionit komunal në Tearce, Husein Huseini, i cili shtoi se përveç problemit me UV llambat në mëngjes, i cili është tejkaluar për 10 minuta, nuk ka pasur asnjë problem tjetër. Deri në mbylljen e vendvotimit, i cili mund të ndryshojë edhe ndarjen e mandateve në njësinë e 6-të zgjedhore, kanë mbetur edhe më pak se dy orë.

Lexo më Shumë

Shtylla elektrike në Lagjen Seravë të Komunës së Çairit është përfshirë nga flakët. Banorët thonë se fillimisht kanë dëgjuar shpërthime të mëdha dhe më pas është ndalur energjia elektrike. “2 orë nuk kemi rrymë. Nuk është e para e as e fundit që kjo ndodh këtu. Askush nuk vjen të intervenojë”, thotë njëri nga banorët. Qytetarët bëjnë apel që ky problem duhet të zgjidhet përgjithmonë, sepse rruga është tepër e frekuentuar, ndërsa rrezikohen banorët dhe kalimtarët. “Është shumë rrezik për banorët. Mund edhe të dëmtohet pajisjet shtëpiake”, thotë një banor tjetër. Prej se ka ndodhur shpërthimi dhe shfaqja e flakëve…

Lexo më Shumë

Vëzhguesit e OJQ Civil njoftojnë se kanë hasur në disa parregullsi gjatë votimit të sotëm në vendvotimin 2011 në Komunën e Tearcës. Nga kjo organizatë thonë se materiali votues nuk ka qenë i rregulluar në kohë, por ka qenë i plotë, ndërsa votimi ka filluar disa minuta pas orës 7:00. TABELË, Qendra për liri CIVIL “Kishte ndërprerje prej gjysmë ore në votim, kohë në të cilën tetë ose më tepër votues u kthyen nga vendvotimi. Arsye për ndërprerjen është ajo që në ora 08:30 është prishur njëra UV llambë, ndërsa llamba e dytë është prishur në ora 08:55 minuta, pas…

Lexo më Shumë

Ngrohja është brenga e  çdo familjeje gjatë stinës së dimrit, kur temperaturat janë shumë të ulëta. Edhe qytetarët e anketuar nga Televizioni Shenja, ankohen se nuk arrijnë që me të ardhurat e tyre të sigurojnë dru për të kaluar dimrin. Disa prej qytetarëve ankohen për çmimin e lartë të druve e disa të tjerë për të ardhura të ulëta që nuk u mundësojnë atyre që të sigurojnë ngrohje për të gjithë sezonin. “Shtrenjtë janë por çfarë të bëjmë, 3400 denarë një metër kub dru. Me 100 bela, tu e shty me zor”, tha njëri nga qytetarët e anketuar. “Me dru…

Lexo më Shumë

Në vendvotimin 2011 në komunën e Tearcës, gjegjësisht në njësinë zgjedhore numër gjashtë, sot përsëritet votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016. Vendimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor që të përsëritet votimi në këtë vendvotim vjen në bazë të simulimit me të cilën u tregua se numri i votuesve të regjistruar në këtë vendvotim mund të ndikojë nërezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Administrative, KSHZ e pranoi ankesën e njërës nga partitë politike, duke vendosur kështu që të anulohen votimet e 11 dhjetorit dhe të shkohet në rivotim. Në vendvotimin 2011 numri i votuesve të…

Lexo më Shumë

Vëzhguesit e CIVIL – Qendrës për Liri erdhën deri tek të dhënat jozyrtare se rreth 40 letërnjoftime të votuesve në Tearcë u janë kthyer gjatë ditës së sotme në rivotimin në vendvotimin 2011. CIVIL tashmë ka njoftuar edhe mbi presionet zgjedhore dhe ryshfetet e votuesve, që sipas tyre qytetarëve u janë marrë letërnjoftimet me qëllim që të ndikohet në pjesëmarrjen, gjegjësisht në rezultatet e zgjedhjeve nga rovitimi i sotëm. Po këto pretendime për ryshfet të votuesve janë hedhur poshtë nga policia e Tetovës, e cila theksoi se nuk ka elemente për vepër penale për ryshfet të votuesve “Janë marrë masat…

Lexo më Shumë

Nga zjarri që dje kaploi një shtëpi në lagjen Usje të Shkupit, ka humbur jetën një plakë e paralizuar. Zjarri, që besohet se ka nisur nga një ngrohëse, ka përfshirë tërë shtëpinë, ndërsa 70 veçarja D.B, është asfiksuar dhe ka humbur jetën nga tymi. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar në autopsi.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njofton se në vendvotimin 2011 në Tearcë nga gjithsej 714 votues të regjistruar, deri në orën 13 kanë votuar 252 persona apo 35.29 për qind e numrit të përgjithshëm. “Votimi po zhvillohet pa probleme dhe qetë. Deri në orën 11.30 kanë votuar 150 persona, gjë që tregon e tani dalja për të realizuar të drejtën e votës është më e madhe sesa më 11 dhjetor”, njoftojnë nga KSHZ. Në vendvotim ka vëzhgues nga partitë politike dhe organizatat joqeveritare si dhe prezent janë edhe përfaqësuaes të policisë.

Lexo më Shumë

Rreth 150 persona kanë dalë në votim deri në orën 11:30 në vendvotimin 2011 në Tearcë, ku sot po rivotohet në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2016, “Votimi po zhvillohet qetë dhe pa probleme. Deri në orën 11:30 jehona është rreth 150 persona, nga gjithsej 714 të regjistruarit në Listën zgjedhore dhe krahasuar me zgjedhjet e 11 dhjetorit në të njëjtën periudhë kohore është pak më e madhe”, deklaroi Tatijana Çuprina, zëvendës-kryetare e Vendvotimit 2011 në SHF “Kirill Pejçinoviq” në Tearcë. Çuprina tha se rreth orës 8:30 është konfimuar një problem me UV-llambat për çfarë arsye ka pasur ndërprerje…

Lexo më Shumë