Shkalla e personave të varfër në Republikën e Maqedonisë në vitin 2015 paraqiste 21.5 përqind, kumtoi sot Enti Shtetëror i Statistikave. Analizuar sipas llojeve të amvisërive, shkalla e varfërisë së amvisërive të përbëra nga dy të rritur me dy fëmijë në vitin 2015 është 22.8 përqind. Sipas statusit më frekuentues të aktivitetit ekonomik, shkalla e personave të punësuar të varfër është 9 përqind, ndërsa shkalla e pensionsitëve të varfër është 7.2 përqind. Gini koeficienti (masa për pabarazi në shpërndarjen e të ardhurave) paraqet 33,8 për qind. Bazë e përllogaritjeve të varfërisë janë të ardhurat, ndërsa pragu i varfërisë është definuar…
Author: almakos
Avokati i familjes së Almir Aliut, i vrarë në korrik të këtij viti në Kumanovë, do të kërkojë dënim maksimal për vrasësin e katërvjeçarit, raporton SHENJA. Ai tha se tashmë edhe zyrtarisht është paraqitur padi ndaj të dyshuarit Boban Iliç dhe ndaj vëllaut të tij Bojan Iliç dhe se padia tanimë ndodhet në Gjykatën themelore të Kumanovës, në fazën që tanimë i akuzuari ka të drejtë të paraqesë ankesë me qëllim që të bëhet vlerësimi i padisë, dhe më vonë e njëjta të futet në fazën e dëgjimit në Gjykatën Themelore në Kumanovë. Sipas Avokatit Asmir Alispahiq, për më së…
Të dielën më 25 dhjetor, në vendvotimin 20 11 në Komunën e Tearcës do të ketë rivotim. Komisioni Shtetëror Zgjedhor informoi se fletëvotimi për rivotim në Tearcë mbetet i njëjtë. Rivotimi në Tearcë, mund të sjellë ndryshim në mandatet e fituara nga partitë VMRO-DPMNE dhe LSDM. Nëse LSDM i merr 307 vota më tepër se VMRO-DPMNE, atëherë mandatet do të jenë të barabarta, gjegjësisht 50 për LSDM-në dhe 50 për VMRO-DPMNE-në. Në këtë vend-votim ka të regjistruar 714 votues, me përbërje të përzier etnike, por me dominim të shqiptarëve. Më 11 dhjetor 310 qytetarë nuk kanë dalë të votojnë, ndërsa…
Rivotimi në Tearcë të Tetovës është historik dhe shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Kështu vlerësuan në emisionin debativ Arena, kryetari i OJQ “Civil”, Xhabir Deralla dhe analisti politik Sefer Tahiri. Kreu i civilit, Deralla theksoi se tek qytetarët është rritur vetëdije se vota vlenë dhe të votojnë sipas bindjeve të tyre. Ai tha se më 25 dhjetor do të jenë tepër aktiv që të vëzhgojnë situatën, ndërsa porositi votuesit që të mos bien pre e presioneve të ndryshme. “Porosia ime deri te të gjithë është, kur të ndalen prapa kutisë së votimit, le ta dijnë se janë…
Kriza e thellë politike e cila po zgjat tashmë një periudhë të gjatë kohore, ka bërë që shumica e qytetarëve të jenë skeptik kur bëhet fjalë për përmirësimin e situatës në Maqedoni. Gjatë një ankete të realizuar sot, shumica e qytetarëve u shprehën se nuk presin që situata në vend të përmirësohet dhe vendi të ec përpara madje edhe pas formimit të Qeverisë së re. “Nuk presim asgjë pozitive. Nuk shkon kah e mira”, tha një qytetar. “Çka pres?! Nuk kanë mend, aq mund të them. Ajo është e gjitha. Vetëm për varfërinë bëjnë dëm, asgjë tjetër. Ata që nuk…
Qendra për Kulturë dhe Zhvillim si realizatore e projektit “Parandalim i dhunës gjatë periudhës së zgjedhjeve” dha sot vlerësimin e saj sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 2016-tës. Kryetar i Qendrës për Kulturë dhe Zhvillim, njëherit dhe udhëheqës i këtij projekti, vlerësoi se zgjedhjet e fundit kaluan pa asnjë incident, ndërsa presin që edhe rivotimi i së dielës të kalojë poashtu pa incidente dhe në mënyrë të qetë. “Qendra për Kulturë dhe Zhvillim pret që rivotimi në Tearcë, të dielën , më 25 dhjetor 2016 të kaloj në një atmosferë të qetë, fer dhe demokratike, me çka zyrtarisht…
Demë Shehu nga grupi i Kumanovës dhe Elham Arifi janë ankuar për dhunë nga njësitet speciale të policisë gjatë transportimit të tij të sotëm për në gjykim. Sipas pohimeve të avokatit mbrojtës Asmir Alispahiç, Shehu dhe Arifi janë ankuar se policët i kanë keqtrajtuar në momentin që i kanë hypur në makinë dhe e kanë rrahur deri në gjykatë. Alispahiç njoftoi se edhe sot janë prezantuar materiale të mbledhura me masa të veçanta të hetimit dhe prandaj publiku nuk mund të jetë prezent në seancë. Seancat e mbyllura me gjasë do të vazhdojnë edhe gjatë muajve të parë të 2017-ës…
“Nuk është me rëndësi a marrim mandat shtesë, kjo nuk determinon se kush e formon Qeverinë. Me rëndësi është që votimi në Tearcë të bëhet në frymë demokratike dhe kjo të shërbejë për hir të së vërtetës dhe fakteve”. Kështu e cilësoi votimin e së dielës në Tearcë lideri i LSDM-së Zoran Zaev. Ai tha se do të fokusohet në mbështetjen e partive shqiptare për formimin e një koalicioni për të marrë fund siç e quan regjimi i Nikolla Gruevskit. Zaev me deputetët e tij që fituan mandat në Parlament, shënuan 24 dhjetorin ose siç njihet e hëna e zezë…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka bërë të ditur sot se të dielën do të mbajnë vetëm një konferencë për shtypë në lidhje me rivotimin në vendvotimin 2011 në Tearcë. Konferenca do të filloj në orën 21:30. Nga KSHZ informojnë se për numrin e votuesve në këtë vendvotim do të informojnë nëpërmjet komunikatave. /SHENJA/
Pa energji elektrike të hënën do të jenë një pjesë nga komunat Gazi Babë dhe Butel. Në periudhë prej orës 8 deri 14 të hënën pa rrymë do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga fshtrat, vendbanimet dhe lagjet Viniçe, Rruga e Rashtakut, Kodra e Madhe, Luboten, Rashtak, Bullaçan, Rruga e Lubotenit, Creshevë, Smillkovc, Straçincë, Lubanci dhe Butel në komunat Gazi Babë dhe Butel. Siç informojnë nga QRMK e Qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak të intervenimeve në elektro-rrjetin.
Një grua e ka humbur jetën, ndërsa një është lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi dje rreth orës 14:35 në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë, tek fshati Izdegllavje. MPB informon se në aksident kanë marrë pjesë automjeti “Opel Astra” me targa të Ohrit, i drejtuar nga R.I. (74) nga f. Velmej dhe “”Mercedes” me targa të Shtipit, i drejtuar nga I.S. (37) nga Probishtipi. Në aksident në vendin e ngjarjes ka vdekur bashkudhëtarja në automjetin “Opel Astra”, D.I. (74) nga Ohri. Lëndime të rënda trupore ka marrë bashkudhëtarja në automjetin e njejtë, B.N. (68) nga f.Velmej, e cila me automjet…
Mbrëmë rreth orës dy pas mesnate, një taksist ka paraqitur vjedhje në polici prej njëmijë denarëve. Siç kumtoi policia, mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tashko Karaxha” një autor i panjohur ka kryer vjedhje ndaj V.D. (42) nga Shkupi, i punësuar në një taksi kompani, i cili ishte me automjet të udhëtarëve “Reno Fluens”. Autori me kërcënim me armë nga i dëmtuari ka marrë 1.000 denarë. Policia po merr masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

