Pas shpalljes së rezultateve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, VMRO-ja përmes një komunikate për media, tha se tani jaë të fokusuar në formimin e Qeverisë së re.
“Sot i gjithë opinioni publik e kuptoi se përkundër të gjitha përpjekjeve, qytetarët e Tearcës kanë parandaluar tentativën inxhinierike post-zgjedhore. Ne i përgëzojmë për këtë.
Si fitues të zgjedhjeve, ne mbetemi të angazhuar për hapat e mëtejshme për formimin e qeverisë së re. Në të njëjtën kohë mbetemi në qëndrimet tona të deklaruara më 11 dhjetor, kur u publikuan zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve”, thonë nga VMRO-DPMNE.