
Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit ka njoftuar se nesër, shkaku i riparimit të një defekti, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.
“Ju njoftojmë se të martën, me datë 27.12.2016 për shkak të një defekti mes bulevardit Boris Trajkovski dhe Tehnoskopit, do të ketë ndërprerje të furnizimit në më shumë vendbanime: Usje, Pintija, Përzhin, Draçevë, Studeniçan, Moranë, Zelenikovë dhe Lisiçe e Poshtme”, thuhet në njoftimin e Ndërmarrjes Publike të Ujësjellësit, ku theksohet se ndërprerje do të ketë që nga ora 08:15, deri në riparimin e defektit. /SHENJA/