Eurobondin prej 650 milionë euro të cilin e merr Qeveria si hua, qytetarëve do t’u kushtoj 1 miliardë euro edhe do të ndikojë edhe në rritjen e tatimeve në vend. Kështu deklaron ish-guvernatori Petar Goshev. Ai për Televizionin SHENJA vlerëson se më e keqja e gjithë kësaj është që paratë do të menaxhohen nga pushteti për aktivitete kriminale.
“Popullit do t’i kushtojë kjo 1 miliard euro, për shkak se së paku 300 milionë euro do të jetë kamatë, kështu që për ato 650 milionë euro, qytetarët do të paguajnë së paku 300 milion euro kamatë. Do të thotë afrohemi afër një miliardë. Problemi është më i madh për shkak se i i shfrytëzon një kriminel më i madh nga pavarësia e Maqedonisë. I përdorin për korrupsion personal, për korrupsion politik, për mbajtjen e pushtetit të tyre autokratik dhe jodemokratik”, tha ish-guvernatori Goshev.
Ai nënvizon se me këtë hua Maqedonia hyn në pikën jashtëzakonisht kritike në lidhje me nivelin e huasë publike. Sipas tij, do të duhet shumë punë, që huaja të këthehet.
“Huaja do të kthehet nga të gjitha tatimet që i mbledh shteti nga qytetarët dhe firmat. Kur në një moment do të konstatohet se tatimet ekzistuese nuk sigurojnë para të mjaftueshme që shteti ti kthejë borxhet, ajo mesiguri do të nxisë rritjen e tatimeve. Në fund, qytetarët dhe firmat me tatime më të mëdha patjetër ta paguajnë këtë çmenduri që e prodhon Nikolla Gruevski”, theksoi Goshev.
Sipas Goshevit, për kthimion e këtij borxhi, patjetër duhet të rriten tatimet e qytetarëve. Ai Madje vlerëson se nëse kjo dikujt i tingëllon si nxitje të ekonomisë, në drejtim të kundërt do të ngushtohen aktivitetet e ekonomisë dhe në fund çmimin do ta paguajnë qytetarët e Maqedonisë.
“Gruevski dëshiron ta mbulojë pakënaqësinë e qytetarëve ta anulojë, për shkak se ato para do të ndahen në baza të ndryshme. Një pjesë do ta vjedhë mafia në krye me atë, pjesa tjetër do tu paguhet grupeve të caktuara të qytetarëve ushtarëve të tyre partiak, firmave të tyre, për rritjen e pensioneve dhe rrogave para zgjedhjeve, por në fund kjo nuk është punë e shëndetshme ekonomike, në fund kjo duhet të paguhet. Nuk do ta paguaj mafia maqedonase, por do ta paguajnë qytetarët e Maqedonisë”, tha gjithashtu Goshev.
Ish guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë, huaja në një mënyrë do u jepet disa shtresave përmes kredive, por në periudhën e ardhshme do t’u merret qytetarëve të gjithë Maqedonisë në shumë më të madhe.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Goshev: për 650 milionë, do të kthejmë 1… by tvshenjaofficial