Nga BDI në një konferencë për media, kanë thënë se projekti i prezantuar sot nga Izet Mexhiti për “fasadat energjetike”, është një mashtrim i ricikluar për fushatë, të cilin projekt e ka premtuar edhe Visar Ganiu në dy zgjedhjet e kaluara.
“E para: Në vitin 2021 Visar Ganiu premtonte “Komunë të Gjelbër” me çati energjetike. Asgjë nuk u realizua. Sot, Mexhiti del me të njëjtën skemë, vetëm duke e ndryshuar emrin – nga çatitë tek “fasadat energjetike”. Pra, jo vizion, por kopjim i dështimeve të veta. E dyta: Ligji kërkon që çdo ndërtesë të ketë Këshill të banorëve ose Menaxher të çertifikuar. Në Çair, 99% e ndërtesave nuk i plotësojnë këto kushte. Mexhiti e di këtë, por mashtron me vetëdije. E treta: Izet Mexhiti fsheh faktin më thelbësor: vetëm 30% e shpenzimeve mbulohen nga Komuna, ndërsa 70% bien mbi shpatullat e qytetarëve. Për një fasadë prej 20.000 euro, secila familje duhet të paguajë rreth 2.000 euro. Një barrë e papërballueshme për shumicën e familjeve në Çair”, kanë thënë nga BDI.
Sipas tyre, Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu mendojnë për tenderat, jo për qytetarët.
“Banorëve u ofrohen premtime boshe, ndërsa për dy mandate nuk u realizua asgjë. Qytetarët e Çairit meritojnë zgjidhje reale, të përballueshme dhe projekte që bëhen, jo mashtrime elektorale të radhës”, thonë nga BDI.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Adelina shfaqet zonjë e rëndë në postimin e fundit
- Vuçiq: Pse Albin Kurti e ndalon hyrjen time në Kosovë?
- Ish-ministri Astrit Haraqija nën akuzë për trafikim të kokainës
- “My love”, Big Mama na njofton me dashninë e saj
- Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin: E vrau dhe trupin e hodhi në pyll për ta shqyer kafshët!
- (VIDEO) Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile
- Irani akuzon mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së se ndikohet nga SHBA-ja dhe vendet evropiane
- Tragjedia në Prizren: Një person i gjetur pa shenja jete në shtëpi



