Author: almakos

Ndërpritet seanca e KSHZ-së për shkak se Subhi Jakupi anëtarë i BDI-së në KSHZ ka kundërshtuar ashpër kërkesë për hapjen e kutisë së votimit në Haraçinë për të konfirmuar nëse fletëvotimet kanë vulë ose jo, ashtu siç obligon Kodi Zgjedhor. Jakupi kundërshton ashpër këtë kërkesë dhe këtu krijohet një polemik mes anëtarëve të KSHZ-së, ndërsa më pas Çiçakovski jep pauzë prej 5 minuta. Polemika ka vazhduar edhe në korridor. KSHZ by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, në rrjetin social ka shkruar se shqiptarëve sot u rrezikohet një deputetë për shkak se “argatët shqiptarë të VMRO-së në KSHZ janë të angazhuar t’i luftojnë shqiptarët dhe ta mbrojnë VMRO-në” Ja dhe postimi i tij i plotë: “Edhe sot vazhdon argatllëku për VMRO-në… Shqiptarëve sot u rrezikohet një deputet për shkak se argatët shqiptarë të VMRO-së në KSHZ janë të angazhuar t’i luftojnë shqiptarët dhe ta mbrojnë VMRO-në. Më vjen keq që edhe ata e quajnë veten shqiptarë! Turp!”

Lexo më Shumë

Ankimimi i dytë i Lëvizjes BESA ka të bëj me vendvotimet 1119/1 dhe 1120  në komunën e Likovës Sipas Blerim Sejdiut nga Lëvizja BESA në këto vendvotimet “ka pasur votim familjar, kanë votuar shumë persona njëkohësiht, është votuar jashtë paravanit, është bërë presion i vazhdueshëm mbi votuesit dhe agjitim publik. Kemi kontaktuar KSHZ-në në lidhje me këto shkelje, kështu që vlerësoj se KSHZ është e njoftuar me këtë rast”, tha Sejdiu nga BESA. Anëtarët e KSHZ-së votuan 2 për dhe 7 kundër. /SHENJA/

Lexo më Shumë

KSHZ- diskutoi për ankimimin e parë të BESËS në vendvotim 2333/1 në Haraçinë, për të cilin nga BESA thonë se është bërë presion mbi votuesit, janë bartë votues edhe pse ata nuk kanë kërkuar një gjë të tillë dhe vërejtje të tjera. Blerim Sejdiu nga BESA tha se vërejtjet e tyre të regjistruar nga vëzhguesit e kësaj partie janë të noterizuar. Me 7 vota kundër dhe 2 për u refuzua ankimimi i BESËS për vendvotimin 2333/1 në Haraçinë. /SHENJA/

Lexo më Shumë

KSHZ  me gjysmë orë vonesë e filli seancën në të cilën do të shqyrtoj ankimimet e LSDM-së dhe BESËS/ Anëtarët e KSHZ-së njëzëri u dakorduan që ankimimet të shqyrtohen sipas kohës kur janë dorëzuar, së pari ato të BESËS e më pas ato të LSDM-së. Komisioni para se të vendos për ankimimet vërteton nëse është i dorëzuar sipas procedurave formale. Kryetari I KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski dha 10 minuta pauze për arsye se përfaqësuesi i Lëvizjes BESËS nuk ishte prezentë në sallë. Në çdo moment pritet që séance të rifilloj ku pritet që përfaqësuesi i BESËS të arsyetoj ankesat e tyre.…

Lexo më Shumë

Në orën 11:00 KSHZ-ja pritet të mbaj seancë ku do të diskutoj në lidhje me ankimimet e partive politike LSDM dhe BESA për sa i përket parregullsive të vërejtur nga këto parti në zgjedhjet parlamentare. Rreth ndërtesës së “Nova Makedonija” ku është edhe zyrja e KSHZ-së, janë duke u vendosur rrethoja të  hekurta, pas paralajmërimeve se mund të ketë protesta nga anëtar të VMRO-DPMNE-së. Për momentin nuk ka njerëz të grumbulluar përpara KSHZ-së. Policia është në gjendje gatishmërie.

Lexo më Shumë

Nga sot Banka Popullore e Maqedonisë do të lëshoj në qarkullim bankënotat e reja prej 200 dhe 2000 denarëve. Njëkohësisht, do të tërhiqet bankënota prej 5000 denarëve. Në lidhje me tërheqjen e kësaj bankënote nga Banka Popullore kanë thënë se ajo nuk ka gjetur vend në transakcionet ditore e as bankat nuk kanë pasur shumë nevojë për këtë bankënotë. Nga BPM informojnë se pas analizave është konkluduar se është e nevojshme një ndryshim në strukturat e parave të letrës.

Lexo më Shumë

Koalicioni “Rilindje me Besë” nuk do të presë ofertë, por do të japë ofertë për përfshirje në Qeveri. Kështu tha nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, gjatë emisionit “Ora e Fundit”, në Klan Kosova. Ai tha se të enjten koalicioni “Rilindje me Besë” do të ketë mbledhje të kryesisë, ndërsa nga pasnesër do ta shpalosin këtë ofertë. Duke u përgjigjur në pyetjen për koalicionimin e mundshëm me partitë tjera, Ibrahimi tha se për VMRO-DPMNE-në, ‘vija e kuqe’ është vendosur shkaku i lidershipit të saj, duke theksuar se me Gruevskin nuk bëjnë koalicion. “Për VMRO-DPMNE është ‘vija e kuqe’ për shkak…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Lëvizjes “BESA”, Zeqirija Ibrahimi, tha se atyre u janë mohuar dy deputetë në zone zgjedhore numër dy dhe gjashtë. Sipas tij presin që pas ankimimeve atyre të ju rikthehen dy deputetët. “Është zbuluar një skandal i madh që ka bërë KSHZ, ku procesverbalet e këshillave komunale nuk përputhen me ato që kanë përfunduar më Këshillin Qendror, dhe ne së paku presim që të nxjerrim edhe dy deputetë, edhe atë një në njësinë numër dy, ndërsa  nuk përjashtohet edhe një në njësinë numër gjashtë”, ka deklaruar Ibrahimi.

Lexo më Shumë

Fajtor kryesor për parregullsitë që u hasën në procesin zgjedhor është regjimi. Kështu tha gjatë emisionit “Arena”, politologu Xhenis Sulimani, duke aluduar në partitë VMRO-DPMNE dhe BDI. Vetë fakti se këto parti ende nuk kanë reaguar, sipas Sulimanit, tregon se ato ia kanë arritur që t’i menaxhojnë mirë punët. Nga ana tjetër, gazetari Goran Naumovski tha se tani do të kemi një situatë që ndodh për herë të parë në Maqedoni, që të jetë tejet e vështirë për të formuar Qeverinë. “Mendoj që nëse BESA ka dorëzuar rreth 12 ankesa dhe LSDM, pra gjithsej 16 KSHZ do t’ua pranojë rreth…

Lexo më Shumë

Në debatin që po zhvillohet në emisionin “Arena” në Televizionin SHENJA, të ftuar janë gazetarët Xhenis Sulimani, Arben Zeqiri dhe Goran Naumovski. Të ftuarit thanë se këto zgjedhje mund të numërohen ndër zgjedhjet më të qeta që janë mbajtur deri më tani në Maqedoni. Sulimani tha se është për t’u përshëndetur gatishmëria e forcave policore për të reaguar në kohë të duhur në vend të duhur. Naumovski tha se për fat të mirë nuk kishte të lënduar, që ishte një traditë gjatë 20 viteve të kaluara. “Nuk kishte as viktima, as thyerje të kutive zgjedhore, që ishte njëfarë tradite për…

Lexo më Shumë