Këshilli i Agjencisë së Medieve me mbivotim ka vendosur që të përmend Televizionin SHENJA, Telma dhe 24 Vesti në mesin e televizioneve që kanë thyer rregullat e raportimit, pa asnjë bazë për këtë. Përveç televizioneve Sitel, Kanal 5 dhe Alfa, disa anëtarë të Këshillit të Agjencisë së Medieve, në seancën e djeshme kanë insistuar që në këtë listë të futen edhe televizionet Shenja, Telma dhe 24 Vesti. Për këtë kanë këmbëngulur më shumë anëtarët shqiptarë, Milaim Fetai dhe Selver Ajdini. Televizioni SHENJA kërkoi sot qëndrim nga kryetari i Këshillit Llazo Petrushevski, por ai nuk deshi të prononcohet para kamerave. Kërkuam…
Author: almakos
Pjesëtarë të Grupit të Kumanovës u revoltuan nga deklaratat e Sevdail Miftarit, i cili doli në mbrojtje të Ali Ahmetit dhe BDI-së pasi sipas tij, Ahmeti ka dashur vetëm t’i ndihmojë grupit e jo ta fusë në kurth. Miftari ndryshoi edhe deklaratën e tij paraprake në të cilën akuzonte shërbimin sekret dhe një agjent shqiptar për kurth. Sot nuk përmendi asnjë emër dhe refuzonte të pranojë a ia di emrin inspektorit Armend dhe tre personave të tjerë që kanë hapur korridorin për largimin e anëtarëve të grupit në Maqedoni. “Një person që dëshiron të tradhtojë nuk ta hap telefonin. Unë…
Shefi i diplomacisë gjermane, Zigmar Gabriel ka shprehur edhe një herë shqetësimin e tij për situatën politike në Maqedoni. Ai ka kërkuar që t’i jepet fund menjëherë bllokadës në Maqedoni. Ndërsa, kjo sipas tij, do të arrihej nëse presidenti Gjorgje Ivanov do të dorëzoj mandatin për formimin e Qeverisë së re. “Vlerësoj se është e nevojshme edhe njëherë të kërkohet nga presidenti I Maqedonisë dhe nga partitë parlamentare që tani të mundësojnë formimin e Qeverisë dhe t’i vendosin fund bllokadës. Ka shumicë parlamentare në Kuvend,e cila është formuar pas zgjedhjeve dhe në bazë të zgjedhjeve”, tha shefi i diplomacisë gjermane,…
Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk javën e ardhshme do të vij në Maqedoni. Vizita e Tusk ka për qëllim njohjen nga afër me qëndrimin e liderëve vendas rreth krizës politike por edhe krizës me emigrantë. Veçmas, Tusk do të takoj edhe presidentin e Gjorge Ivanov. Ndërkohë shefi i diplomacisë gjermane Zigmar Gabriel për të dytën herë me radhë brenda një muaji i rekomandoi presidentit Ivanov dhe VMRO-DPMNE-së që të mundësojnë formimin e qeverisë së re dhe me këtë t’i japin fund krizës. “Konsideroj se është e nevojshme edhe njëherë të kërkohet nga Presidenti i Maqedonisë dhe nga partitë parlamentare,…
Plani pesë pikësh i VMRO-DPMNE-së nuk është asgjë përveç se blerje kohë, nxitje të urrejtjes, të ndarjeve në shoqëri, e deri tek federalizmi për të cilat ajo akuzon partitë tjera politike. Analisti Xhelal Neziri thotë se pikat si ajo që qeveria të formohet fituesi vetëm mes partive fituese apo tjetra kryeparlamentari të zgjidhet vetëm se nga partia fituese, vetvetiu nxisin ndarje dhe pakënaqësi pasi përjashtojnë rregullat demokratike të zbatueshme në shtetet me demokraci të zhvilluara parlamentare. Absurdi në këtë rast është se në një far mënyre promovon një lloj federalizmi jo territorial të shtetit ndërkohë që akuzon partitë shqiptare që…
Oda e Tregtarëve ka reaguar në lidhje me zvarritjen e projektit për ndërtimin e Bit Pazarit si dhe kushtet e mjerueshme me të cilat po përballen tregtarët nëpër të gjitha tregjet e Maqedonisë. Kryetari i saj, Ekrem Dolek, tha se situata nëpër tregjet e vendit është kaotike ndërsa me këtë po bëhet shkelje e të drejtave të njeriut. Duke folur për projektin e Bit Pazarit, ndërtimi i të cilit po premtohet vite me radhë, ai tha se presin zgjidhje urgjente për ndërtimin e këtij tregu, si dhe tregjeve tjera të cilat po ashtu, sipas tij, janë në gjendje të mjerueshme.…
I ftuari i mbrëmshëm në emisionin “Arena”, nënkryetari i Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi deklaroi se ka mbaruar koha kur partitë shqiptare funksiononin si degë të partive maqedonase. Tashmë sipas tij, ka parti autoktone që përfaqëson interesat shqiptare, siç është Lëvizja Besa. Kështu ai e arsyetoi vendimin e Lëvizjes Besa që t’i thotë “JO” Zoran Zaevit, në tentimin për ta imponuar Talat Xhaferin si kandidat të përbashkët për kryetar Kuvendi. “Është jo vetëm utopike, por është edhe naive, për të mos thënë se ka edhe nuanca të tradhtisë ndaj atyre votuesve shqiptarë që e votuan LSDM-në, që sot t’u ofrohet për…
29 March Seanca gjyqësore për rastin e Kumanovës ka vazhduar me dëgjimin e dëshmive të akuzuarve Sevdail Miftari dhe Fatmir Reçica. I akuzuari Sevdail Miftari tha para gjykatës se disa ditë pasi e kanë dërguar në paraburgim e kanë vizituar tre inspektor të policisë të cilët kanë kërkuar nga ai që të dëshmojë kundër të akuzuarve Arsim Bajrami, Irfan Lutfiut, Besnik Ajdinit dhe Fadil Fejzullahut në të kundërtën ai nuk do t’i shihte më familjarët e tij. Ai kërkoi që dëshmia e tij të bëhet publike se çfarë në të vërtetë ka thënë për këta persona të cilët i vlerëson…
29 March Ekspertët ironizojnë kërkesat e Prokurorit publik Marko Zvërlevski i cili ditë më parë kërkoi ndryshime në ligjin për ndjekjen e komunikimeve. Sipas tyre, edhe ligji aktual për procedurë penale por edhe ai për ndjekjen e komunikimeve, përcaktojnë qartë kompetencat e prokurorit publik. Duket qartë se janë ngatërruar kompetencat. Prokurori publik është i obliguar që sipas ligjit për procedurë penale t’i hetojë kryerësit e veprave, kjo është e drejtë e tij kushtetuese. Por, mos të harrojmë se prokurori publik ka kompetenca shumë më të zgjeruara. Në rastin konkret kur bëhet fjalë për ndjekjen e komunikimeve, prokurori publik obligohet që…
29 March Subjektet politike shqiptare e cilësojnë si të papranueshëm planin e VMRO DPMNE-së për dalje nga kriza. BDI hedh poshtë pretendimet e partisë së Gruevskit të ketë pasur përzierje nga shtetet e huaja në çështjet e brendshme të vendit, ndërkohë që i bëri thirrje VMRO-së që të pranojë rolin e saj si opozitë dhe zhbllokojë punën e kuvendit. Në Maqedoni nuk ka pas asnjë ndërhyrje të vetme nga fqinjët, por produkti, deklarata e përbashkët e partive parlamentare shqiptare është autokton, është produkt i dalë nga programet zgjedhore të partive tona politike dhe i përmbledhur në një dokument të vetëm…
29 March “Unë si Prokurorë publik jam kryesisht kompetent të veproj ndaj lëndëve që ndërlidhen dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimeve të paligjshme në të gjitha instancat gjyqësore. Për këtë shkak sot me shkresë dorëzuar deri tek Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë kamë tërhequr kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të parashtruar nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë”, sqaroi shkurt Prokurorja speciale publike, Katica Janeva. Ndryshe, Marko Zvërlevski u mundua që ta shpëtojë nga paraburgimi biznesmenin Sead Koçan. Prokuroria Publike dorëzoi kërkesë deri tek Gjykata Supreme për mbrojtjen e ligjshmërisë. Me çrast kërkoi që Gjykata më e…

