Pas apeleve të shumta që deputetët të heqin dorë nga paraqitjet për të replikuar, dhe kontra-replikuar dhe fjalimeve procedurale, kryesuesi i Kuvendit Trajko Veljanovski ka ndaluar paraqitjet e deputetëve për fjalime procedurale. “Nuk ka më paraqitje për procedurale”, tha Veljanovski. Veljanovski nuk i dha fjalë procedurale deputetit Zoran Ilievski dhe i thirri shërbimet të bëjnë statistikë nga cila parti sa herë janë paraqitur për fjalim procedural. Deputetët reaguan ndaj këtij vendimi, ndërsa më pas Veljanovski i thirri në koordinim në Sallën e Ohrit.
Author: almakos
LSDM ka porositur Nikolla Gruevskin që të pranoj realitetin se më nuk ka asnjë përkrahje në skenën ndërkombëtare, madje as edhe nga partia e tij si motër- Partia Popullore Evropiane në të cilën bëjnë pjesë partitë e djathta nga e tërë Evropa. “Mesazhet në Rezolutën e miratuar nga Partia Evropiane Popullore janë edhe një dëshmi se Gruevski është politikan i izoluar i cili ka humbur besimin e gjithë partive më të rëndësishme ndërkombëtare. Mesazhet që janë në Rezolutën e dënojnë gjithë atë që Gruevski po e bën në Maqedoni.”, kanë thënë nga LSDM.
VMRO-DPMNE ka thënë se në LSDM ka nervozë nga vizita e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në Maltë, në kongresin dhe samitin e Partisë Popullore Evropiane. Sipas tyre në takimet e realizuar, e tërë Evropa është njoftuar për krimet e bërë të udhëheqësis së LSDM0së. “E tërë Evropa është e vetëdijshme për raportin e dhënë kohë më parë se komuna e Strumicës është komuna më e korruptuar në Evropë, ndërsa kryetari i saj është Zoran Zaev. Zaev është shndërruar në sinonim të krimit, korrupsionit në korniza evropiane”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, raporton SHENJA. Sipas tyre në mënyrë të qartë…
Ambasadori francez në Maqedoni, Kristijan Timonie sot në Manastir deklaroi se pret që sa më shpejtë të përfundoj kriza politike në të cilën gjendet Maqedonia.
Ka vazhduar seanca e Kuvendit pas pauzës ndërsa deputetet e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së vazhdojnë me përplasjen e tyre, njofton SHENJA. Stefan Bogoev nga LSDM tha se Maqedonia duhet të frymoj lirshëm dhe të vazhdoj hapat drejt integrimeve euroatlantike. Këtë, sipas tij duhet ta bëj pa kriminelët të cilët duhet të japin llogari për veprimet e tyre. Ai poashtu tha se nëse nuk do t’i ishte bllokimi i Kuvendit sot qytetarët do të kishin rrogë minimale më të lartë, ndërsa nxënësit nuk do të mësonin për testimin ekstern, ngase ata do ta heqin atë. Dimitar Stevangjija nga VMRO-DPMNE i tha atij…
Liderët e dy partive shqiptare, BDI dhe PDSH, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci vazhdojnë me avasin e vjetër. Për të disatin mandat me radhë ata marrin mandatin e deputetit, marrin pjesë në seancën konstituive dhe më asnjëherë nuk shkelin në Kuvend, raporton SHENJA. Edhe këtë javë kur bisedohet për procedurat e debllokimit të Kuvendit, Thaçi dhe Ahmeti nuk janë parë në ulëset e rezervuara për ta në sallën plenare të Kuvendit.
Avokati i popullit, Ixhet mehmeti, sot e shpalosi raportin vjetor në të cilin vërehen shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut. Mehmeti tha se këtë vit nuk ka asnjë përmirësim të gjendjes, përkundrazi situata është përkeqësuar edhe më shumë. Mhemti shtoi edhe faktin se kohëve të fundit është vërejtur edhe politizimi i shumë institucioneve. Në vitin raportues Avokati i popullit ka proceduar 4 718 raste, prej të cilave brenda periudhës në fjalë u pranuan 3 775 ankesa ndërsa 37 raste tjera u hapën me iniciativë të Avokatit të popullit.
Prokuroria Speciale Publike (PSP) kërkon ndryshimin e kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski. Ky vendim vjen pas kërkesës për mbrojtën e legjitimitetit nga Marko Zvërlevski për heqjen e masës së paraburgimit për afaristin Sead Koçan. Në njoftimin për media PSP theksohet se kryetari i Supremes ka qenë pjesë e bisedave të përgjuara telefonike gjatë periudhës që mbante funksionin më të lartë në gjykatë. PSP dyshon për anësim të mundshme dhe për këtë është sjell kërkesa për ndryshim në këtë gjykatë. Edhe pse, Katica Janeva në Supreme ka dorëzuar transkript të bisedës mes kryetarit aktual të kësaj gjykate, Jovo Vangellovski dhe…
Gjatë qeverisjes VMRO-BDI, përveç shumë dështimeve në sektorin ekonomik, edhe shkëmbimi tregtar mes Maqedonisë dhe Kosovës ka shënuar rënie dhe dështim, gjithë kjo falë ministrave të Ekonomisë, të cilët rregullisht kanë qenë nga radhët e partisë shqiptare BDI, kanë reaguar nga Lëvizja BESA. Sipas tyre prej vitit 2011 deri më 2017 shkëmbimi tregtar ka shënuar rënie për 60%: më parë ka qenë rreth 650 milionë dollarë në vit, kurse në vitin e fundit ka rënë në 240 milionë dollarë. “Kjo rënie vjen si pasojë e marrëdhënieve jo të fuqishme ekonomike mes dy shteteve, si pasojë e moskordinimit dhe moskëmbimit të…
Kryesuesi i mbledhjes konstituive të Kuvendit, Trajko Veljanovski ka ndërprerë mbledhjen vetëm 15 minuta pasi kishte filluar. Shkak për ndërprerjen përsëri ishte keqpërdorimi i ndërhyrjeve procedurale, por edhe tonet e ashpra me të cilat debatonin deputetët.
VMRO-DPMNE në komunikatën e sotshme thotë se heshtja e LSDM-së, pas deklaratave të djeshme në Kuvend, donte të thotë pranim i Platformës së Tiranës dhe pajtueshmëri me të gjitha pikat e saj vetëm për tu ngjitur në pushtet. Ata thonë se VMRO-DPMNE këtë Platformë e ka dënuar publikisht dhe se nuk pajt0ohet me përmbajtjen e saj.
LSDM nëpërmjet një komunikate thekson se asnjë bllokim i proceseve demokratike nuk do t’i bllokoj proceset demokratike në shtet. Ata thonë se punëtorë e falimentuar sot do të kishin statusin e zgjidhur nëse nuk pengohej puna e Kuvendit, ndërsa qytetarët tjerë edhe sot shfrytëzojnë energji të shtrenjtë dhe paguajnë taks radiodifuzive, për arsye siç thonë ata, pakica në Kuvend po e shkel vullnetin e shumicës.

