Ka vazhduar seanca e Kuvendit pas pauzës ndërsa deputetet e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së vazhdojnë me përplasjen e tyre, njofton SHENJA.
Stefan Bogoev nga LSDM tha se Maqedonia duhet të frymoj lirshëm dhe të vazhdoj hapat drejt integrimeve euroatlantike. Këtë, sipas tij duhet ta bëj pa kriminelët të cilët duhet të japin llogari për veprimet e tyre.
Ai poashtu tha se nëse nuk do t’i ishte bllokimi i Kuvendit sot qytetarët do të kishin rrogë minimale më të lartë, ndërsa nxënësit nuk do të mësonin për testimin ekstern, ngase ata do ta heqin atë.
Dimitar Stevangjija nga VMRO-DPMNE i tha atij se në kohën e LSDM-së nuk ka pasur as rrogë minimale, asnjë autostradë, ndërsa tani po ndërtohen katër.
Daniela Rangellova nga VMRO-DPMNE tha se është hipokrizi që deputetët e LSDM-së flasin për testimin ekstern, ndërsa fëmijët e tyre asnjëherë nuk hyrë në këto testime, flasin për spitale, ndërsa nuk shërohen në spitalet shtetërore.