Author: almakos

Muslimanët si në botë ashtu edhe në Shkup sonte shënojnë natën e bekuar Regaip (nata e xhumasë së parë të muajit Rexhep), në Islam e njohur si nata e dëshirave, shpresës dhe adhurimit, raporton AA. Me rastin e fillimit të tre muajve të shenjtë (Rexhep, Shaban dhe Ramazan) dhe Natës së Madhe të Regaibit, sot pas namazit të Aksham-it, në xhaminë e Murat Pashës në Shkup u organizua mevlud. Besimtarë të shumtë të mbledhur në xhaminë e Çarshisë së vjetër të Shkupit, pas namazit të akshamit ndoqën ligjërata në lidhje me rëndësinë e kësaj nate, si dhe u lexuan pjesë…

Lexo më Shumë

Edhe në vazhdimin e katërt të seancës konstituive të Kuvendit, pjesën më të madhe të kohës deputetët debatuan për probleme dytësore kurse më pak ju qasen pikave të rendit të ditës. Diskutimi filloi nga kushtet për zhvillimin e sportit, bujqësisë, testimin ekstern, kushtet dhe ushqimin në shtëpitë e studentëve, në spitale dhe në qytetet tjera për të përfunduar në përplasje për deklaratën e partive shqiptare. Gjatë debatit pati akuza për ndarjen e mundshme të Maqedonisë nga njëra anë dhe akuza për shmangie nga përgjegjësitë e kriminaliteti, nga ana tjetër.  Qytetarët në zgjedhje veçanërisht në pjesën e bashkësive më të vogla…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Tomisllav Tuntev, në paraqitjen e tij procedurale, duke iu përgjigjur akuzave të VMRO-DPMNE-së për platformën shqiptare, deklaroi se në programën e ardhshme qeveritare nuk ekziston asnjë platformë e tillë duke numëruar madje në mënyrë decide edhe disa nga pikat e platformës që kanë të bëjnë me shqiptarët. “Kjo është programa Qeveritare, hyni lexojeni. Nëse gjeni gjuhën shqipe në uniforma, gjuhën shqipe në denarë, ndryshim steme, flamuri, himni, nëse gjeni rrezolutë për gjenocid na thoni. Nuk ka dicka të tillë. Nuk ka platformë. Dhe mirë më ma kujtuat në fillim, NO PLATFORMA”, tha Tuntev. Pas tij me ndërhyrje procedurale…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Shtetëror për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit Igor Tanturovski ankohet se nuk ka mjete dhe kuadro për ta luftuar më denjësisht korrupsionin në Maqedoni. Pas një hulumtimi të cilin e pubikoi  Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, në të cilin dukeshin hetimet e vobekëta të Komisionit prej vitit 2006 deri në vitin 2015, kryetari Tanturovski demantoi një pjesë të të dhënave të cilat tha se kanë nevojë për përpunim, dhe u ankuar se puna e tyre është shumë e rëndë se sa duket në publik. Ai madje u lavdëruar se në vitin që lamë pas ata kanë qenë…

Lexo më Shumë

Kriza politike në Maqedoni ka qenë temë diksutimi edhe në seancën e mbrëmshme të Bundestagut gjerman. Pas analizës së përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Komisioni për çështje evropiane pranë Parlamentit, ka diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, duke vendosur theks të veçantë në situatën në Maqedoni dhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Në këtë seancë është konkluduar se situata në vend është shumë shqetësuese dhe se nevojitet ndërmejtësim. Anëtarët e komisionit po ashtu kanë konkluduar se vendi duhet të formojë Qeveri funksionale sa më shpejtë të jetë e mundur, jo vetëm për tejkalim të krizës por edhe…

Lexo më Shumë

Deponia e re në hyrje të Tetovës vazhdon të helmojë qytetarët, ndërsa nga Komuna vazhdojnë të heshtin edhe pasi TV SHENJA insiston dy ditë me radhë për të marrë qëndrim. Pas shqetësimit të dy ditëve më parë që e shfaqën nga organizata joqeveritare Eco Guerilla, gjendja në deponinë e krijuar në urën afër Monopolit mbetet e njëjtë. Qytetarët shprehen tepër të revoltuar dhe të pashpresë për përmirësimin e gjendjes ekologjike në qytet. “Nuk mund të kalojshë prej erës, të mbyt era  më keq për shëndetin nuk ka se ajo…”, tha një qytetarë. “Vjenë erë shumë e keqe, ekologjikisht shumë e…

Lexo më Shumë

LSDM-në e ka kapur nervoza pas vizitës së Nikolla Gruevskit në Maltë, ku ka realizuar takime të rëndësishme me liderët e BE-së dhe Partisë Popullore Evropiane. Kështu kanë thënë nga VMRO-DPMNE, të cilët kanë shtuar se në këto takime, e tërë Evropa është njoftuar për krimet e bërë nga udhëheqësia e LSDM-së. “E tërë Evropa është e vetëdijshme për raportin e dhënë kohë më parë se komuna e Strumicës është komuna më e korruptuar në Evropë, ndërsa kryetari i saj është Zoran Zaev. Zaev është shndërruar në sinonim të krimit, korrupsionit në korniza evropiane”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre…

Lexo më Shumë

30 March Apelet e intensifikuara të faktorit ndërkombëtar rreth seriozitetit të krizës në Maqedoni duhet të merren seriozisht, vlerësojnë njohësit e çështjeve ndërkombëtare. Profesori Bekim Kardiu, thekson se edhe konkluzionet që miratoi Bundestagu gjerman se zgjedhjet nuk janë opsion por që kriza institucionale duhet të zgjidhet sa më shpejtë duhet të shërbejnë si kambanë alarmi për elitën politike në mënyrë që vendi të mund të vijojë proceset demokratike dhe të integrimeve.

Lexo më Shumë

30 March Komisioni anti-korrupsion gjithnjë e më pak monitoron pasurinë e funksionarëve, ndërsa hidhen poshtë kërkesat për ndjekjen penale për korrupsion në nivelin më të lartë. Këtë e tregoi raporti i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, i cili analizoi punën e Komisionit anti-korrupsion për vitet 2006-2015. Ata thonë se Komisioni shtetëror, edhe pse ka pasur të drejtë ligjore të hetojë dhe të veprojë, megjithatë ka dështuar në mbikëqyrjen dhe kontrollin. Sipas ligjit, nëse Komisioni Shtetëror Anti-Korrupsion konstaton se ka keqpërdorim të fondeve buxhetore dhe të fondeve publike në Maqedoni, mund të fillojë procedura para autoriteteve kompetente që të vazhdojnë përgatitjen…

Lexo më Shumë

30 March Veprimet e fundit të BDI-së në Kuvend hedhin dyshime se integristët nuk janë të sinqertë në qëndrimin për zgjedhjen e kreut të Kuvendit. Derisa deputetët e VMRO-DPMNE-së debatojnë mes vete, ata të BDI-së në fjalime shpesh shprehen skeptikë për zgjedhjen e të parit të Kuvendit. Analistët Albert Musliu dhe Petar Arsovski konsiderojnë se BDI me deklaratat e saj po motivon VMRO-DPMNE-në të vazhdojë bllokimin e punës së Kuvendit.  Çdo deklaratë në atë drejtim e cila e prezanton këtë çështje të cilën e bën VMRO-ja, i jep krah dhe erë çdo megafoni të VMRO-DPMNE-së të cilët tentojnë që para…

Lexo më Shumë

30 March Gjykata Supreme pret ankesat e mundshme nga gjykatësit e pakënaqur rreth pozicionimeve të reja në Gjykatën Penale. Gjykata më e lartë njofton se pasi të skadojë afati do të tregojnë numrin e ankesave ndërsa do fillojë shqyrtimin e tyre. Ushtruesi i detyrës kryetari i ri i Gjykatës Themelore në Shkup Stojançe Ribarev, përpiloi orar të ri vjetor për gjykim, i cili shumë i ngjashëm me atë të paraardhëses së tij, gjykatëses Tatjana Mihajlova. Tani ndaj lëndëve të prokurorisë Speciale, përsëri do të veprojnë gjykatës të cilët ose janë pjesë e bombave ose për të cilët Katica Janeva ka…

Lexo më Shumë