Author: almakos

Mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë mesatare juglindore do të jetë gjatë fundjavës. Temperatura do të arrijë deri në 24 gradë nesër dhe 25 gradë të dielën. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 2 deri në 7 gradë nesër dhe të dielën prej 0 deri në 6 gradë Celsius. Mot më i freskët dhe i ndryshueshëm me reshje lokale të shiut, ndërsa kohë pas kohe me intensitet mesatare na pret nga fillimi i javës së ardhme të punës. Në malet më të larta është e mundur edhe reshje e kohë pas kohshme të borës. Temperaturat e…

Lexo më Shumë

31 March Partitë politike të shumicës së re parlamentare janë në kërkim të alternativave për të zhbllokuar Kuvendin, i cili po mbahet “peng” nga deputetët e VMRO-DPMNE-së me replikat dhe kundër-replikat pafund. Deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili në emisionin “Rruga Drejt” tha se një ndër opsionet që do t’i jepte fund tej-zgjatjes së seancës konstituive edhe atë për vetëm një pikë të rendit të ditës është zgjatja e orarit të punës së institucionit ligjvënës, në mënyrë që të shteret sa më parë debati monoton dhe i pakuptimtë mes deputetëve të partisë së Nikolla Gruevskit. Të punojmë me një tempo më…

Lexo më Shumë

Edhe sot kanë vazhduar fjalimet, replikat dhe kundër-replikat në Kuvend, kryesisht nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Kjo është dita e pestë që puna e Kuvendit është në vendnumëro, edhe atë në seancën e parë plenare që zakonisht është më shumë ceremoniale. Për shkak të zvarritjes së seancës me ndërhyrje procedurale dhe fjalime që nuk kanë të bëjnë me rendin e ditës, deputeti Kërsto Llukovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së kërkoi pauzë për koordinim mes përfaqësuesve të partive politike, në mënyrë që të arrihet marrëveshje për konkretizimin e debatit. /SHENJA/

Lexo më Shumë

LSDM-ja sot përmes një kumtese theksoi se bashkësia ndërkombëtare i jep mbështetje shumicës prej 700 mijë qytetarëve të cilët kanë votuar për ndryshime dhe të cilët e presin Qeverinë e re. “Çdo ditë e humbur në replika të ndërsjella të deputetëve nga VMRO-DPMNE-ja është ditë pa ngritje të pagës minimale në 12 mijë denarë, pa tarifë të lirë të energjisë elektrike, pa heqje të taksës radiodifuzive dhe pa heqje të testimit ekstern, pa status të zgjidhur të punëtorëve të falimentuar”, theksohet në kumtesë. Qytetarët dhe bashkësia ndërkombëtare thotë LSDM-ja, presin që menjëherë të zgjidhet kryetari i Kuvendit, që ai ta…

Lexo më Shumë

Agjencia Marili mbrëmë e ka organizuar përzgjedhjen e 21-të të Top grave më të suksesshme menaxhere për vitin 2016. Dhjetë gratë më të suksesshme menaxhere janë: Susana Bllazhevska, menaxhere e përgjithshme e “Afërditë S” – Shkup, Elena Vasilevsky Gjeorgieva, zëvendës menaxhere e përgjithshëm i poliklinikës “Denta ES” – Shkup, Olgica Georgieva, menaxhere e përgjithshëm i Ateljes së modës “GO Gjorgieva Olgica” – Shkup, Elena Antonovska Edizer, menaxhere e përgjithshëm në “Ars Lucida” – Shkup, Biljana Karamanoleska, menaxhere e përgjithshme në “Svetit na kolores” – Shkup, Ena Nornild, menaxhere e përgjithshme në “Dan-Mak” – Shkup, Enkeleda Stefanovska, menaxhere e përgjithshme në “SHA…

Lexo më Shumë

Pavarësia dhe paanshmëria e gjykatësve si garanci e të drejtave dhe lirive të njerëzve dhe roli i Shoqatës së gjykatësve në përforcimin dhe përparimin e pavarësisë në gjyqësi, janë temat në të cilat do të bisedohet në konferencën që do të mbahet sot në Shkup. Është paraparë që fjalime përshëndetëse të kenë Xhemali Saiti, kryetar i Shoqatës së gjykatësve, gjykatësi i Gjykatës supreme, pastaj ambasadorja Nina Suomalainen, shefe e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Çarls Garet, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Maqedoni. Kjo, siç sqarojnë nga Shoqata e gjykatësve të Republikës së…

Lexo më Shumë

Sot në mbarë vendin moti so të jetë me diell dhe i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 3 gradë deri në 20 gradë celsius. Gjatë fundjavës do të mbisundojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare juglindore. Në këtë periudhë nuk priten temperatura negative në mëngjes.

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta  vazhdojnë seancën konstitutive në të cilën debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Gjatë seancës së djeshme  deputetët e VMRO-DPMNE-së e shfrytëzuan mundësinë për replika dhe kundër replika, të cilat i shfrytëzuan, midis të tjerash dërguan mesazhe dhe kërkesa për zgjedhje të reja apo anulimin e Platformës së Tiranës. Deputetë e LSDM-së theksuan se nuk ka platformë të Tiranës, por vetëm program të reformuar të qeverisë si dhe të kërkojnë që të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe qeveria e re…

Lexo më Shumë

Pesë persona janë lënduar më lehtë në pesë nga gjithsej 10 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në pesë është shkaktuar dëm material. Dje policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak të numrit të madh të kundërvajtjeve te 18 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, dy shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, katër shoferë nuk iu kanë dhënë përparësi kalimi i automjeteve në udhëkryq, tre shoferë kanë kaluar në të kuqe në semafor, si dhe te 15 shoferë të…

Lexo më Shumë

Fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Serbi po i vjen fundi, dhe të gjithë kandidatët janë duke përdorur hapësirë në media për të “reklamuar” veten para heshtjes zgjedhore. Dhe sipas medieve serbe, përcjell Telegrafi, vëmendja më e madhe është duke iu kushtuar kryeministrit aktual, Aleksandar Vuçiq, kandidat presidencial në Serbi, i cili pothuajse është prezent në të gjitha në të gjitha mediat në Serbi. Njëjtë kishte qenë edhe gjatë ditës së enjte, kur Vuçiq ishte i ftuar në një studio televizive, ku ka pasur edhe një incident të pakëndshëm. Gjegjësisht, një i ri në audiencë nuk është ndjerë mirë, i…

Lexo më Shumë

“Temperatura politike” në Ballkan ka shënuar rritje në mënyrë të rëndësishme, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për gazetaën zvicerane, Tages-Anzeiger, në intervistën që është botuar dje, duke i cituar tensionet në Maqedoni lidhur me minoritetin shqiptar. Zoti Rama, njëherësh lider i Partisë Socialiste, roli i të cilit për ndihmën e organizimit të shqiptarëve në Maqedoni është kritikuar nga disa si përzierje e jashtme jopërkatëse, tha se gjërat mund të përkeqësohen. “Ne vetëm kemi kërkuar që qeveria në Shkup t’i respektojë të drejtat e minoritetit shqiptar”, tha Rama, i cili i ka akuzuar auztoritetet në Maqedoni se e kanë bllokuar…

Lexo më Shumë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Muzliu, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale në Serbi, më 2 prill. Ai i tha agjencisë Beta se këtë thirrje e ka bërë për shkak se asnjëri prej kandidatëve presidencialë në programin e tij nuk ka treguar interesim për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Serbi. Zoti Musliu, që është edhe lider i Lëvizjes për Progres Demokratik, ka deklaruar se të gjithë kandidatët për zgjedhjet presidenciale në Serbi kanë “treguar diskriminim ndaj shqiptarëve, që është edhe shkak i ftesës së tij, që votuesit shqiptarë të…

Lexo më Shumë