Author: almakos

Prej sot çdo ditë në periudhën nga ora 7:00 deri në orën 22:00 në pesë lokacione në Shkup qytetarët do të mund të huazojnë biçikleta me çmim prej 10 denarëve për një orë, informojnë nga Ndërmarrja publike Parkingu i Qytetit-Shkup. Biçikletat do të mund të huazohen në garazhin me kate “Falanga e Maqedonisë”, parkingjet publike Spitali i përgjithshëm i qytetit dhe Spitali i përgjithshëm i qytetit “8 Shtatori”, sipërfaqja publike e dedikuar për parkim zonë D3 pas QT “Biser” në komunën e Aerodromit dhe parkingu publik Treska. “Qëllimi i projektit ‘Huazo biçikletë’ është që të ngritet niveli i eko vetëdijes…

Lexo më Shumë

01 April Argëtim i madh për fëmijë “Apriliada 2017-Shkupi qesh” me rastin e 1 Prillit – Ditës së gënjeshtrës sot në orën 11:00 do të mbahet në sheshin “Maqedonia” për fëmijët nga të gjitha kopshtet, shkollat dhe fëmijët nga qyteti i Shkupit dhe rrethinës. Princat, princeshat, zanat e maskuara dhe të gjitha figurat nga filmat e vizatuar do t’i argëtojnë seksioni folklorik dhe seksioni i baletit të QKF “Karposh”, fëmijët nga Zlatno sllavejçe dhe Grupe të kërcimit nga shkollat fillore nga Shkup dhe nga rrethina. Me rastin e 1 Prillit, Qendra kulturore për fëmijë “Karposh” edhe sivjet hapi konkurse për…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell, ndërsa gjatë ditës në viset malore do të ketë dukuri të vranësirave të vogla mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri shtatë gradë, ndërsa e ditës prej 18 deri 24 gradë. Në Shkup kryesisht do të mbajë mot me diell, me erë të dobët deri mesatar nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 4, ndërsa e ditës do të ngritet deri 23 gradë. Pa ndryshime të dukshme do të ejtë moti edhe të dielën…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme – Kumanovë, ka identifikuar dy personat të cilët në shehsin e Kumanovës kanë ulur flamurin maqedonas dhe kanë ngritur flamurin shqiptar, bën të ditur MPB përmes faqes zyrtare. Bëhet fjalë për personat L.S. (16) dhe L.K. (21), që të dy nga fshati Sllupçan, ndërsa edhe dy persona tjerë janë në arrati. “Më 31.03.2017 në orën 15:55 nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB-Kumanovë, janë vërejtur persona se si e ulin flamurin shtetëror të R.Maqedonisë në rrugën “Goce Dellçev” dhe vendosin flamurin e R.Shqipërisë. Gjatë tentimit të zyrtarëve policorë për t’i legjitimuar personat, të njejtit janë…

Lexo më Shumë

Televizioni Shenja ka siguruar video inçizimin e seancës së Këshillit të Agjencisë së Medieve, ku me mbivotim ky trup vendosi që të përmend Televizionin SHENJA, Telma dhe 24 Vesti në mesin e televizioneve që kanë thyer rregullat e raportimit, pa asnjë bazë për këtë. Kryetari i këshillit, Llazo Petrushevski, gjatë prezantimit të raportit vjetor i përmendi Televizionet Sitel, Alfa dhe televizionin Nova, si mediat më të dënuara. Në këtë raport nuk u përmendën televizionet Shenja, 24 vesti dhe televizioni Telma. “Mediat më të dënuara dhe mediat ndaj të cilave më së shumëti masa janë marrë ndaj Televizionit Sitel, Alfa dhe…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar pa asnjë vendim mbledhja e kryesisë qendrore të BDI-së e mbajtur sot, në të cilën është diskutuar rreth gjetjes së mundësive për zhbllokim të krizës politike. Kryesia qendrore e kësaj partie ka diksutuar për dy pika të rendit të ditës edhe atë, rreth mundësisë për dalje nga qeveria teknike aktual apo lëshimi i institucioneve. Një mundesi kjo e cila, sipas kësaj partie, është diksutuar kohëve të fundit si variant për të debllokuar eventualisht këtë situatë në të cilën gjendet vendi dhe institucionet. Ndërsa, pika e dytë që është diskuatuar ka qenë shqyrtimi i mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve…

Lexo më Shumë

[embedded content] 31 March BDI-ja shqyrton mundësinë e tërheqjes së kuadrove të saj nga Qeveria teknike. Në mbledhjen e fundit të kryesisë së partisë u shqyrtua se sa ky veprim do të ndihmonte zhbllokimin e situatës, përfshirë këtu edhe punën e Kuvendit. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se vendimi do të merret pas konsultimeve me partitë e shumicës parlamentare dhe ekspertët e fushës.  Ne nga të gjitha aspektet e kemi analizuar tërheqjen e pjesëtarëve të ekzekutivit të Bashkimit Demokratik për Integrim të shohim se sa mund të kontribuojë në zhbllokimin e situatës sepse ka zëra që kjo mund të…

Lexo më Shumë

As sot Kuvendi nuk arriti të dalë nga labirinti i replikave, kundër-replikave dhe fjalimeve procedural mes deputetëve për të vazhduar me pikat e rendit të ditës, formimin e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri. Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së në vazhdimësi akuzojnë njëra tjetrën për mbrojtjen e interesave partiake. Deputetët e partisë së Gruevskit kërkojnë që LSDM-ja të pranojë se punon kundër interesave nacionale kurse deputetët e partisë së Zoran Zaevit, vlerësojnë se debati zgjatet me qëllim nga VMRO-DPMNE-ja për t’i ikur drejtësisë.  Populli është i mashtruar. Nuk i beson LSDM-së dhe për këtë arsye…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, nga Reçica e vogël ku BDI po mban një mbledhje të jashtëzakonshme për situatën e fundit në vend, u shpreh se mbledhja po vazhdon dhe po shqytrohen dy pika momentalisht.  Momentalisht po shqyrtohen dy pika. Njëra ka të bëjë me mundësinë e daljes nga qeveria teknike që jemi aktualisht me VMRO-DPMEN, për të parë në këtë mënyrë nëse arrijmë të zhbllokojmë situatën e krijuar.  Për këtë çështje po diskutohen argumentet pro dhe kundër, nëse dalja nga qeveria teknike do të lehtësonte situatën apo jo, për shkak se edhe nëse tërhiqen ministrat, ligji i obligon funksionarët…

Lexo më Shumë

Nënkryetari dhe deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ndaj pohimeve të eksponentëve të BDI-së ku u tha se BESA i ka tërhequr nënshkrimet që i janë dhënë LSDM-së. BESA, gjithashtu u akuzua për “bashkëpunim opozitar” me VMRO-DPMNE-në, akuza të cilat Ibrahimi i cilëson si shpifje. “Nuk habitem me atë që shpif dhe me atë parti që mblidhet për të diskutuar për shpifjet, sepse atyre shpifja iu ka bë traditë dhe program politik, por më habisin disa njerëz që më shumë kanë dëshirë të besojnë në shpifje sesa në diellin e zenitit. P.S. Te ne ai që shpif vetëm…

Lexo më Shumë