Author: almakos

< Ende asnjë lëvizje nga premtimi i kryetarit të Komunës së Butelit se gjatë brenda muajit mars do të vendoset gurthemeli për ndërtimin shkollës fillore në Vizbeg. Këtë Petre Llatinovski e kishte premtuar më 22 shkurt, ndërsa nga kabineti i tij vonesat i arsyetojnë me siç thonë me nevojen për mbylljen edhe të disa procedurave rreth parcelës mbi të cilën duhet të ndërtohet shkolla.  Për një muaj, do të jemi dëshmitar të hedhjes së gurthemelit të shkollës në fshatin Vizbeg. Ky është një lajm i mirë. Ne seancën e radhës në komunë do të marrim vendim për heqjen e taksave…

Lexo më Shumë

Prokuroria publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion në bashkëpunim të koordinuar me Sektorin për hetime kriminale – njësia për tregti të paligjshme me drogë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka shpërbërë edhe një grup që në periudhën e fundit është marrë me shitje të lëndëve narkotike. “Duke vepruar sipas kallëzimit të parashtruar penale kundër dy personave, prokurori publik kompetent deri te gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore Shkupi 1, parashtroi propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit. Personat ngarkohen se kanë bërë vepër penale – Prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim…

Lexo më Shumë

BDI dhe VMRO-DPMNE kanë qenë për shumë vite në koalicion qeveritar dhe vështirë se tani mund të dalin kundër njëra-tjetrës. Kështu thonë analistet për Televizionin SHENJA. Bashkim Bakiu, thotë se një strukturë e caktuar e BDI-së, akoma është e afërt me VMRO-në, edhe pse vullneti i gjithë shqiptareve dhe vetë votuesve të tyre është i kundërt. “Kjo e vërteton edhe më tepër se kjo parti ka qenë në qeverisje, apo në bashkëqeverisje për shumë vjet. Kuptohet, ai relacion dyshohet se ende vazhdon dhe kjo mund të shfrytëzohet edhe për ngërçin që ekziston për momentin. Padyshim se ka bashkëpunim ose raporte…

Lexo më Shumë

[embedded content] Krijimi i krizës brenda Qeverisë së VMRO-DPMNE-së me largimin e ministrave të BDI-së duhet të jetë hap i parë i ndarjes së partisë së Ahmetit nga politika destruktive e Nikolla Gruevskit, vlerëson analisti Visar Ademi. Kjo, sipas Ademit mund t’i hapë rrugën krijimit të Qeverisë së re dhe zbatimin e parimeve për të cilat angazhohet shumica e re parlamentare.  Unë besoj se kam bindjen që vlerat të cilat i propagandon shumica parlamentare si kthimi i sundimit të ligjit, kthimi i institucioneve te qytetarët dhe mos-mbajtja peng e tyre nga partitë politike, janë vlera shumë të rëndësishme për shoqërinë…

Lexo më Shumë

[embedded content] Tanimë disa muaj janë ndërprerë punimet për ndërtimin e spitalit të ri të Kërçovës. Përveç rojeve, në objekt nuk ka as një lëvizje. Fillimisht u njoftua se spitali do të jetë gati në vitin 2015, që më pas plani të ndryshojë për në vitin 2017. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ndërtimi i spitalit në Kërçovë realizohet në dy faza. Sipas tyre, faza e dytë duhet të fillojë menjëherë pasi të zgjidhen firma me ofertën më të mirë, sepse faza e parë e ndërtimit ka përfunduar në gusht të vitit të kaluar me rreth 70% të punës. Derisa…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA nuk ka tërhequr nënshkrimet për formimin e Qeverisë së re. Kështu ka thënë deputeti i kësaj Lëvizje, Afrim Gashi në emisionin “Top Tema” në Tv Telma, duke hedhur poshtë pretendimet e deputetit të BDI-së, Artan Grubi, i cili për mediat në gjuhën maqedonase ka deklaruar se BESA ka tërhequr nënshkrimet e dhënë për marrjen e mandatit nga ana e liderit të LSDM-së, Zoan Zaev. I pyetur në lidhje me spekulimet në opinion për afërsinë e BESËS me Nikolla Gruevskin, Gashi tha se BESA ka qenë e para që kur Gruevski ka marrë mandatin ka thënë qartazi se as…

Lexo më Shumë

Kompetencat e ministrive, kryesisht atyre të udhëhequra nga kuadro shqiptare në vazhdimësi janë reduktuar gjatë dekadës së fundit duke u krijuar institucione paralele si organe të pavarura të Qeverisë. Kështu, një pjesë e kompetencave të Ministrit të arsimit i kanë kaluar Inspektoratit të arsimit, një pjesë e kompetencave të Ministrit të pushtetit lokal i kanë kaluar Inspektoratit të vetëqeverisjes lokale dhe një sërë institucionesh të ngjashme.  Me këtë u krijua një dualizëm në funksionin e një dikasteri të vetëm, në njërën anë ministria si kreatore dhe zbatuese e politikës së qeverisë dhe parlamentit në lëmin e caktuar dhe në anën…

Lexo më Shumë

Nikolla Gruevski dhe VMRO DPMNE-ja kanë humbur mbështetjen edhe të partisë simotër evropiane. Eurodeputeti Knut Flekeshtajn, i cili është pjesë e katërshes evropiane që ndërmjetëson zgjidhjen e krizës në Maqedoni theksoi shprehimisht se askush në Bruksel nuk mbështet politikat e VMRO-së e cila bllokon formimin e institucioneve. Flekeshtajn në intervistën për emisionin “360 gradë” shprehu pakënaqësi edhe nga vizita e para 10 ditëve në Shkup.  Nëse pas zgjedhjeve ka koalicion prej 67 deputetëve, atëherë ai duhet të ketë mundësi për të formuar Qeveri. Por e dimë që VMRO DPMNE nuk dëshiron të bëjë lëvizje dhe për këtë arsye mendoj se…

Lexo më Shumë

01 April Këshilli i prokurorëve ka mbetur me një anëtar më pak pasi Zoran Sulejmanov do të dalë në pension. Tani në vend që me 11, ky trup do të punojë me 10 anëtarë. Sulejmanovit mandati katërvjeçar i skadoi vitin e kaluar më 1 prill ndërsa Komisioni për zgjedhje dhe emërime në Kuvend ia vazhdoi të njëjtin. Tani, problem përbën fakti se nuk ka mënyrë se si të plotësohet pozicioni i tij, duke pasur parasysh se institucioni ligjvënës është i bllokuar ndërsa kjo do të thotë bllok indirekt të emërimit të anëtarit të ri të këtij trupi, i cili kontrollon…

Lexo më Shumë

44 vjeçari A.B. dje ka rrëshqitur dhe ka rënë nga konstruksioni i kulmit të shtëpisë së tij në Kumanovë, duke marrë lëndime të rënda trupore. Me automjetin e ndihmës së shpejtë, personi është bartur në Qendrën Klinike në Kumanovë, ndërsa pasi iu ofrua ndihma mjekësore fillestare, ai u transferua në Qendrën Klinike në Shkup për trajtim mjekësor të mëtejmë. Në vendin e ngjarjes, hetime kanë kryer ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme-Kumanovë.

Lexo më Shumë

01 April Qytetarët kanë dënuar aktin e djeshëm të heqjes së flamurit maqedonas dhe në vend të tij ngritjen e flamurit shqiptar në Kumanovë. Një pjesë e tyre madje ka hedhur dyshime se bëhet fjalë për ngjarje të inskenuar nga partitë politikë. Qytetarët e anketuar nga Alsat porositën bashkëqytetarët e tyre që të shmangin veprimet që mund të cenojnë marrëdhëniet ndëretnike. “Po këtu fajtor janë Gruevski dhe Ahmeti, ata e kanë bërë këtë punë, djali nuk ka faj ata janë të rinj, nuk ka koment këtu fajtor janë Gruevski dhe Ahmeti, njëherë në Lagjen e Trimave tani kjo me ndërrimin…

Lexo më Shumë

01 April Vetëm brenda pak ditësh, BDI-ja ka pasur qëndrime kontradiktore nëse tërheqja e kuadrove të saj nga Qeveria do të ndihmonte zhbllokimin e procesit ose do të impononte zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ditë më parë, vetë zëdhënësi Bujar Osmani deklaroi se tërheqja do të nënkuptonte zgjedhje të parakohshme. Unë dëgjova edhe sugjerime se BDI-ja do të duhet të largohet nga Qeveria për të ndihmuar formimin e Qeverisë së re. Kemi deklaruar disa herë se dalja e BDI-së nga Qeveria teknike imponon zgjedhje të parakohshme. Nëse dikush preferon zgjedhje të parakohshme mund ta diskutojmë – tha Bujar Osmani, zëvëndës i…

Lexo më Shumë