Kombinati “Jugohrom” ka ndërprerë tërësisht punimet për vendosjen e filtrave. Sipas drejtuesve të fabrikës vendimi i tillë është marr për shkak të refuzimit të kërkesës për hapjen e fabrikës dhe vijimin paralelisht të punimeve për vendosjen e filtrave. Megjithatë Ministria e Ekologjisë mbetet fuqishëm në qëndrimin që fabrika të hapet vetëm pas përmbushjes së standardeve ekologjike. “Bisedat ishin pak të ashpra sepse kishte mendime të kundërta dhe zoti Bashkim Ameti kërkonte që të kryhen filtrat pastaj të vazhdohet me punë kurse kërkesa jonë ishte që këtë afat deri sa s’ka ndotje, nga prilli deri në tetor të punojmë dhe paralelisht…
Author: almakos
Një person i panjohur me kërcënim me thikë mbrëmë ka kryer vjedhje në farmacinë “Beta farmacia” në rrugën “Franklin Ruzvelt” në Shkup, kumtoi sot MPB-ja. Vjedhja është paraqitur në polici mbrëmë në orën 21:00. Vjedhësi ka hyrë në farmaci dhe me kërcënim me thikë ka marrë nga punonjësi i farmacisë 21 mijë denarë nga qarkullimi ditor, pas çka ka ikur. Policia po merr masa për gjetjen e tij.
04 April Artan Grubi arsyeton bllokimin e Kuvendit nga deputetët e VMRO DPMNE-së, duke thënë se një gjë të tillë e ka bërë edhe BDI-ja por edhe LSDM-ja. I pyetur lidhur me porositë e Tusk dhe zyrtarëve të lartë të Brukselit për krizën, Grubi në emisionin “200” përsëriti edhe një herë qëndrimin se kriza në Kuvend mund të zgjasë më shumë se sa pritej, madje katër vite. Kishim porosi pa ekivoke nga Brukseli zyrtar drejtuar në veçanti Ivanovit dhe VMRO DPMNE-së për ta zhbllokuar situatën për të mos mbajtur peng qytetarin, zhvillimin ekonomik dhe paqen në vend. Por ama gjitha…
Njohësit e çështjeve politike nuk shprehen fare të befasuar që Presidenti Ivanov nuk ndryshoi qëndrimin për dorëzimin e mandatit për formimin e Qeverisë as pas vizitës së kreut të Këshillit Evropian Donald Tusk një ditë më parë. Ish politikani Imer Selmani thekson se pavarësisht presionit ndërkombëtar dhe madje sanksioneve që mund të vijnë nga faktori ndërkombëtar, Ivanov do t’i qëndrojë deri në fund besnik vendimit të tij. Përgjegjësia më e madhe për sanksionimin e veprimit antikushtetues të presidentit sipas Selmanit bie mbi qytetarët dhe shumicën e re parlamentare të cilët duhet të iniciojnë nismë për shkarkimin e Ivanovit. Z.Ivanov sillet…
Grimcat e gazrave serrë do të rriten për 25% më shumë deri në 2020-tën nëse gjatë viteve të ardhshme nuk do ndërmerren masa konkrete për parandalimin e ndryshimeve klimaterike. Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me UNDP-në shpalosi strategjinë për ndryshime klimaterike. Kjo strategji përmban analiza, rekomandime dhe masa parandaluese të cilat duhet të zbatohen në pesë vitet e ardhshme. Në kuadër të Qytetit u ndërmorën 21 masa në tre sektorë, ato janë: furnizimi me energji, transport dhe ndërtesa. Rezultatet tregojnë se nëse ne nuk bëjmë asgjë, në 2020 këta grimca do të rriten për 25% . Nëse I ndërmarrim 13…
Prokuroria Speciale Publike sot kumtoi se bën kontrolle lidhur me hetimet financiare për një numër më të madh të personave fizik dhe juridik. “Para kësaj Prokurorie Publike zhvillohen më shumë procedura parahetimore të cilat për qëllim kanë zbatimin e hetimeve financiare kundër një numri të madh të personave fizik dhe juridik. Qëllimi i këtyre procedurave parahetimore është të kontrollohet gjendja pronësore e të gjithë personave për të cilët janë hapur procedura dhe punën e tyre të përgjithshme financiare”, thonë në kumtesën nga PSP-ja. Kontrolli i gjendjes pronësore, siç sqarojnë, nënkupton kontrolle të hollësishme për tërë pronën që personat mund ta…
Lëvizja Besa me shqetësim të madh po e përcjell mosinteresimin e autoriteteve zyrtare komunale dhe shtetërore për të shuar zjarrin që ka kapluar pyjet në komunën e Likovës. Arsyetimi se terreni është i papërshtatshëm dhe nuk ka qasje për të fikur zjarret nuk mban aspak, duke pasë parasysh se qeveria posedon edhe aeroplanë special për shuarjen e zjarreve, që janë blerë me paratë e qytetarëve. Ne nuk dëshirojmë të shpresojmë se zjarret në këtë trekëndësh kufitar mund të jenë të shkaktuara qëllimisht për interesat ekonomike të dikujt, ose për tender. Po ashtu nuk dëshirojmë të besojmë se shkaktimi i këtyre…
Dy persona e humbën jetën në fatkeqësi komunikacioni gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Nga gjithsej 13 aksidentet që kanë ndodhur dje, dy persona janë lënduar rëndë, shtatë persona janë lënduar më lehtë, ndërkaq në katër është shkaktuar vetëm dëm material. Dje policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak numrit të madh të shkeljeve tek 18 drejtues të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, një drejtues e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe është përjashtuar nga komunikacioni, tre drejtues kanë kaluar në semafor të kuq, si dhe 16 shoferë e kanë drejtuar automjetin…
04 April Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, është ftuar për bisedë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë (MPJ) për të diskutuar rreth deklaratave dhe komenteve të shpeshta nga funksionarët e lartë në Tiranë. Sipas MPJ-së komentet e shpeshta fyese nga persona zyrtarë në Shqipëri janë në dëm të marrëdhënieve në rajon dhe nxisin retorikë nacionaliste. “Në takim u theksua se deklaratat e kryetarit të Qeverisë dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë për binacionalitet dhe ndryshim të rregullimit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, janë involvim i hapur në punët e brendshme të Republikës…
Debati për formimin e komisionit për zgjedhje dhe emërim pritet të mos ndërpritet në ora 18:00 si ditëve të tjera, por të zgjasë edhe gjatë natës pa asnjë ndërprerje. LSDM mbrëmë dorëzoi propozim që seanca të vazhdohet, por ky propozim nuk u shqyrtua nga kryesuesi Trajko Veljanovski. Nga LSDM mësohet se edhe sot do të aktualizojnë këtë kërkesë. Shilegov tha se propozimi mbështetet nga 10 deputet dhe se Veljanovski si kryesues është i detyruar ta vendos për votim. Kjo iniciativë duket se ka ardhur si formë presioni ndaj deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe të sfidojë durimin e tyre. Deputetët të cilët…
PSP-ja ashpër ka dënuar aktin e publikimit të kërkesave drejtuar deri tek institucionet të cilat janë pjesë e procedurave para-hetimore, dhe që kanë të bëjnë me persona ndaj të cilëve është hapur hetim për keqpërdorime të mundshme financiare. Reagimi i ekipit të Janevës vjen pasi deputeti Antonio Milloshoski publikisht I ka bërë publike kërkesat drejtuar deri tek Regjistri qendror dhe Agjensioni për aviacion civil.
04 April Hapësira afër kampit të refugjatëve në Tabanoc gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16.10, është pushtuar nga një zjarr i fuqishëm që u arrit të shuhet me ndërhyrjen e zjarrfikësve. Për fat të mirë nuk raportohet për viktima ndërkohë dyshohet se shkaktar i zjarrit është faktori njeri. Ndërkohë prej disa ditësh Malësia e Karadakut është përfshirë nga flakët e zjarrit i cili përfundimisht është shuar sot nga reshjet e shiut. Edhe këtu dyshohet se shkak për vënien e zjarrit është faktori njeri. [embedded content]

