02 April Presidenti i Këshikkit Evropian, Donald Tusk, nesër nga Sllovenia do të udhëtojë për Maqedoni dhe do të takohet me presidentin e vendit Gjorge Ivanov. Takimi është parashikuar të fillojë në orën 14, ndërsa sipas agjendës së Tusk do të ketë një takim prej gjysëm dhe do të jetë kokë më kokë, pa praninë e këshilltarëv dhe diplomatëve të tyre. Më pas në orën 14:30 është parashikuar një deklaratë e Tusk për gazetarët, ndërsa rreth orës 15 Tusk dhe Ivanov do të drekojnë së bashku.Donald Tusk, nuk ka paraparë takime me politikanë tjerë në Maqedoni.
Author: almakos
Zëvendës Sekretarja gjenerale e Kombeve të Bashkuara Helen Klark inkurajon që sa më shpejtë të formohet Qeveria, pasi me këto dy vite e gjysmë krize, Maqedonia po pëson shumë në zhvillim. Sipas saj, gjithkund në botë ka probleme të tilla të mosformimit të Qeverisë, por tani që në Maqedoni u bënë më shumë se tre muaj pa Qeveri, seriozisht po pësojnë institucionet dhe qytetarët të cilët votuan në zgjedhje dhe që duan të shohin që vullneti i tyre po respektohet. “Ndonjëherë duhet më shumë kohë për tu formuar një Qeveri. Këtu për shembull zgjedhjet u zhvilluan tre muaj më parë.…
Armiku i vetëm i qytetarëve të Maqedonisë është udhëheqësia kriminele e VMRO-DPMNE-së, e cila në tentim për të shpëtuar veten, dëshiron ta sakrifikoj të ardhmen e qytetarëve dhe shtetit, kanë thënë nga LSDM. “Nuk është dashuri dhe patriotizëm t’i shkelësh dhe shkatërrosh institucionet e shtetit. Këtë po e bën VMRO-DPMNE për 10 vite, këtë po e bëjnë deputetët e Gurevski sot, duke bllokuar institucionet demokratike nëpërmjet bllokimit të Kuvendit. Këtë që po bën VMRO-DPMNE është dhunë mbi qytetarët dhe vendin”, kanë thënë nga LSDM, përcjell SHENJA. Ata kanë shtuar se “Nikolla Gruevski nuk është populli, ashtu sic nuk është edhe…
VMRO-DPMNE edhe sot ka kërkuar që të organizohen zgjedhe që sipas tyre do të ndihmonin në tejkalimin e krizës. “Me çdo ditë të kaluar po bëhet e qartë se qytetarët nuk do të lejojnë Maqedonia të udhëhiqet nga një qeveri e Tiranës e cila do të realizoj platforma nga Tirana. Populli më 11 dhjetor nuk votoi as për Ligj të ri për gjuhët me të cilin gjuha shqipe do të bëhet zyrtare në tërë territorin e as për bankënota dygjuhëshe ose uniforma dygjuhëshe. Populli nuk ka votuar për hapjen e debateve për ndryshimin e himnit, stemës dhe flamurit, as për…
Kryetari i Këshillit të Europës, Donald Tusk, nesër do ta vizitojë Maqedoninë. Ai do të takohet me presidentin e vendit Gjorge Ivanov, ku sipas paralajmërimeve, do të bisedojë për krizën me migrantët, rolin e Maqedonisë në trajtimin e kësaj krize, si dhe për gjendjen politike në Maqedoni. Presidenti Ivanov, siç informojnë nga kabineti I tij, përveç për gjendjen aktuale të krizës me migrantët, roli i Maqedonisë dhe gjendja në rajon, do ta njoftojë Tusk, edhe për situatën politike në vend, ndërkaq do të flitet edhe për perspektivën europiane të rajonit.
02 April Gjatë një vizite të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Paris, ka dhënë një intervistë për “France 24” ku ka folur për situatën politike në Shqipëri por edhe atë në rajon. Kryeministri i Shqiërisë, Edi Rama, gjatë intervistës për “France 24” ka komentuar situatën në rajon, ku ka vlerësuar se Ballkani nuk është një fuqi baruti për Europën. Rama ka theksuar se shqiptarët në Maqedoni nuk janë minoritet siç i cilësoi ajo, por një etni që përbëjnë 35% të popullsisë. “Në Maqedoni nuk ka minoritet shqiptar, ka etnicitet shqiptar, ka më shumë 35 % shqiptarë në Maqedoni. E…
02 April Moti sot do të jetë kryesisht me diell ku temperaturat maksimale të ditës do të arrijnë në 23 gradë celsius. Do të kemi një mëngjes të freskët duke filluar me temperatura prej 7 gradë celsius në orën 5 të mëngjesit, ndërsa prej orës 9 temperaturat do të rriten dukshëm. Në qytetet tjera të vendit do të kemi mot të ngjashëm sikur në kryeqytet, ku në Ohër temperatura maksimale ditore do të shënojë 16 gradë celsius.
Qytetarët e Serbisë do t’i drejtohen sot kutive të votmit për të zgjedhur presidentin e tyre të ri. Kutitë e votimit do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në ora 20:00 dhe qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre. Në listat zgjedhore në këtë shtet janë 6.724.949 votues dhe këta kanë mundësi të votojnë në 8.396 qendra votimi. Qendra votimi shteti serb i ka hapur edhe jashtë Serbisë për 11.590 votues me shtetësi serbe. Në Kosovë, Serbia ka hapur 90 qendra votimi dhe të drejtë vote kanë 105.929 votues.
Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq ka theksuar se do të presin me durim Kuvendin e Kosovës për të vendosur për demarkacionin e kufirit, i cili vendim, siç tha ai, beson të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Vujanoviq, në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, ka pohuar se Kuvendi i Malit të Zi e ka përfunduar ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, ndërsa presin që këtë ta bëjë edhe Kuvendi i Kosovës.
Maqedonia së shpejti do të ketë Qeveri të re, ndërsa dyshja Gruevski- Ahmeti, do të shkoj në histori. Ky është parashikimi i analistit politik Sasho Ordanovski në intervistën për Revistën SHENJA. Sipas tij, kjo është agjenda që po mbështetet nga ndërkombëtarët dhe paraqet opsion të vetëm për Maqedoninë. “Do të ketë qeveri të re, të udhëhequr nga LSDM-ja, e cila do ta stabilizojë dhe reformojë shtetin sipas rekomandimeve të Pribesë, me një rol të rëndësishëm të organeve speciale dhe organeve të rregullta për ndjekjen e krimit. Kjo nuk është as agjenda e vetme, e as agjendë e shpejtë dhe parashikoj…
Policia ka përdorë dhunë fizike ndaj 21 vjeçarit nga Sllupçani, që ngriti flamurin shqiptar në Kumanovë, merr vesh Gazeta Lajm nga burime pranë mbrojtjes së tij. Ekzistojnë dyshime se ai është rrahur nga policia edhe gjatë arrestimit, por edhe pas arrestimit, thonë të njëjtat burime. Poashtu ekzistojnë informacione se dhunë fizike është përdorë edhe ndaj shokut të tij 15 vjeçar. Policia nuk konfirmon këto informacione. Luank Kadriu 21 vjeçar, bashkë me një shok tjetër nga Sllupçani kanë ngritur flamurin shqiptar në një shtizë gjigante në sheshin e Kumanovës, prej ku paraprakisht e kanë hequr flamurin maqedonas. Gjykata u ka caktuar…
[embedded content] 01 April Universiteti i Evropës Juglindore hapi dyert për të prezantuar programet studimore për studentët e ardhëm nga vendi dhe vendet fqinje. Para tyre u shpalos oferta për vitin akademik 2017/2018, si dhe risitë që do të ofrohen këtë vit. Nga stafi i UEJL-së janë prezantuar edhe Fakultetet dhe historiku i themelimit të këtij tempulli të dijes. Rektori Zamir Dika me këtë rast është shprehur se Ditët e hapura të UEJL-së të cilat tanimë është bërë tradicionale, kanë për qëllim që ofertat studimore për studentët e ardhshëm t’i bëjnë sa më të prekshme për ta. Ditët e hapura…

