Interpol më 24 mars ka njoftuar Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë (ICTY) se ka lëshuar fletëarreste të kuqe lidhur me urdhërarrestet e pa realizuara në rastin Jojiç dhe të tjerët pasi nuk janë plotësuar kushtet për arrestimin dhe dorëzimin e tyre në Gjykatën Ndërkombëtare, raporton AA. Fletëarrestet e kuqe me të cilat kërkohet locimi dhe arrestimi i të akuzuarve Petar Jojiç, Jove Ostojiç dhe Vjerica Radeta, Interpol i ka lëshuar në bazë të kërkesës së Gjykatës Ndërkombëtare në pajtim me urdhërin e Kolegjit gjyqësor I. Fletëarrestet e kuqe kanë hyrë në fuqi më 16 mars 2017.
Author: almakos
Dy persona kanë ulur flamurin maqedonas, ndërsa kanë ngritur flamurin kombëtar shqiptar në qendër të Kumanovës. Mirëpo, kanë intervenuar forcat policore dhe kanë kapur autorët të cilët janë arrestuar në vendin e ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ndërsa MPB pritet të japë më shumë hollësi për rastin në fjalë. https://www.youtube.com/watch?v=XhsiKU1MbZ4
Deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili propozoi që të ketë një takim të ri të liderëve të gjithave partive parlamentare ku të diskutohet gjerë e gjatë se si të dilet nga kjo situatë.
220 punëtorë të kompanisë Lear në zonën industriale në Tetovë natën e kaluar janë pranuar në spitalin e Tetovës dhe Gostivarit pasi janë helmuar me gjasë nga ushqimi. Sipas informacioneve të para nga policia, rasti është paraqitur nga personeli mjekësor në spitalin klinik në Tetovë rreth orës 04:40 pas mesnatës përderisa paraprakisht rreth orës 01:00 është ndarë darka e punonjësve që ishin në ndërrimin e tretë të punës në Lear. Rreth dy orë më pas nga gjithsej 264 punonjës që ishin në punë, 220 nga to janë paraqitur simptome të helmimit vjellje, dhimbje barku, marramendje dhe të ngjashme. Pjesa më…
Fondacioni ‘Albiz’ do të investojë 200.000 euro në shkollat e Sarajit. Albiz sot nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Sarajit, për fillimin e projektit për renovimin e disa shkollave në këtë komunë. Kryetari i Fondacioni ‘Albiz’ Nexhat Shahini, njoftoi se me shumën që e kanë grumbulluar do të merren kryesisht me renovimin e kulmeve të shkollave, ndërsa një shkollë tha ai, ka nevojë për rindërtim të tërësishëm. “Sipas situatës që e pamë në komunën e Sarajit 50-60% e shkollave, gjendja shumë e keqe është në kulm sepse janë kulme që janë ndërtuar qysh prej kohës së socializmit dhe janë…
Pjesa më e madhe e institucioneve shtetërore nuk respektojnë ligjin për përfaqësim adekuat të shqiptarëve. Sipas raportit vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2016 të publikuar dje, numri më I madh I institucioneve vazhdon të diskriminojë shqiptarët në aspektin e punësimeve. Institucionet në të cilat diskriminohen më së shumti shqiptarët fillojnë që nga presidenca ndërsa shifra diskriminuese vërehen edhe në institucionet gjyqësore. Në kabinetin e presidentit nuk ka asnjë shqiptar në postin e personave të zgjedhur apo të emëruar, ndërsa nga gjithsej 60 të punësuar, vetëm 5 janë shqiptar, apo 8.3%. Në Gjykatën Kushtetuese, në pozitën e personave të…
Ndërkohë, në Reçicë të Vogël është mbledhur kryesia e BDI-së për të diskutuar thellimin e krizës pas bllokimit nga ana e VMRO-së të seancën parlamentare për zgjedhjen e Kryetarit. Sipas burimeve partiake, në rend ditë pritet të jetë edhe mundësia e largimit të ministrave të BDI-së nga qeveria teknike, që shihet si formë presioni drejt formimit të institucioneve të reja.
Alsat M mëson se deputeti i VMRO-DPMNE-së- Ilija Dimovski sot është marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale. Dimovski është pjesë e hetimit të ri të zgjeruar të Speciales për rastin “Titanik”. Përveç tij lista është e zgjeruar me 16 persona të rinj, zyrtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së. Alsat M tashmë publikoi se përveç Dimovskit, “Titaniku” do ta përfshijë edhe liderin e partisë Nikolla Gruevskin, si dhe ish shefin e kabinetit të tij, Martin Protugjer. Edhe vetë Gruevski u desh të japë deklaratë në Prokurorinë Speciale të hënën dhe të martën për rastet “Titanik” dhe “TNT”, por ai udhëtoi për në…
Katër ditë heshtje nga Prokuroria Publike Shtetërore e Marko Zvërlevskit. Nuk ka përgjigje se përse kanë parashtruar kërkesë në Gjykatën Supreme për pezullimin e paraburgimit të biznesmenit Sead Koçan. Ligji lejon që kërkesë të këtillë mund të parashtrojnë vetëm prokuroritë, por jo edhe avokati i Koçanit. Dyshimi i Zvërlevskit në rregullsinë e vendimit të Gjykatës Penale dhe asaj të Apelit tani është në duart e pesë gjykatësve të Gjykatës Supreme. Kryetari i Gjykatës më të lartë sot iu shmang komentimit të kërkesave të Speciales për përjashtimin e tij në rastin “Trust” dhe parashtresën e Janevës me të cilën e tërheq…
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për portalin DialogPlus ka komentuar debatin rreth krizën në Maqedoni e në veçanti atë për deklaratën e partive shqiptare duke theksuar se ai veçse e ka ndihmuar procesin e komunikimit në mes partive shqiptare për të arritur përpilimin e deklaratës. “Kjo është një lojë politike. Dhe këtë e dinë shumë mirë ata që e luajnë, sepse shqiptarët s’kanë qenë, s’janë dhe as që do të jenë problemi i Maqedonisë, por shqiptarët kanë qenë, janë dhe do të jenë njësi shtetformuese, të drejtat e së cilës nuk mund të trajtohen si favore”, ka deklaruar Rama.…
[embedded content] 31 March Përmasat shqetësuese të ndotjes së ajrit, kanë nxitur fëmijët që të kërkojnë masa të menjëhershme për t’i dhënë fund helmimit nga grimcat PM 10, të pranishme në shifra alarmante në qytetin e Shkupit por dhe qytetet e tjera të Maqedonisë. Nxënësit dhe profesorët e shkollës ndërkombëtare “Nova” sot dolën në rrugë për t’iu treguar autoriteteve se ndërmarrja e masave është nevojë urgjentë, pasi në të kundërtën pasojat më të mëdha ndjehet në shëndetin e qytetarëve dhe sidomos fëmijëve. Më të vegjlit në marshin kundër ndotjes në fytyrat e tyre kishin vendosur maska dhe secila me porosi…
Mbi 80.000 libra të më shumë se 80 botuesve do të jenë në shitje në Panairin e 29-të ndërkombëtar të librit i cili në hapësirë prej 4.000 metrave katrorë në sallën e parë të panairit do të mbahet nga 4 deri më 10 prill. Panairi i Shkupit e organizon panairin e Shkupit në bashkëpunim me Asociacionin e Maqedonisë të botuesve, Shoqatën e botuesve të Maqedonisë (SHBM) dhe Shoqatën e Botuesve Shqiptarë të Maqedonisë. Përveç botuesve më të mëdhenj vendorë, të pranishëm në panairin e librit do të jenë edhe botuesit nga Serbia, Mali i Zi dhe nga Shqipëria, ndërsa Suedia…

