LSDM-ja e Zoran Zaev ka vazhduar që të akuzoj Nikolla Gruevskin dhe partinë e tij VMRO-DPMNE- në për situatën e krijuar në vend për të cilën thonë se janë duke u dëmtuar vetëm qytetarët.
Author: almakos
Është koha e fundit që LSDM të ndaloj me sjelljen destruktive dhe të kuptoj se pranimi i platformave të huaja vetëm për individ nga udhëheqësia kriminele e LSDM-së të shpëtojnë veten nga përgjegjësia e dërgon shtetin në drejtim të gabuar, kanë thënë sot nga VMRO-DPMNE.
29 March Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor për rastin e Kumanovës. Gjatë se anës së sotme pritet të dëshmojnë Sevdail Miftari dhe Miftar Reçica. Procesi gjyqësor sipas palës mbrojtëse të deklaruar më parë pritet të përfundoj diku kah muaji qershor.
Senati i Shteteve të Bashkuara i dha miratimin final protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Spanja dhe Holanda kanë mbetur tani dy vendet e vetme të aleancës 28-anëtarëshe që duhet të miratojnë kërkesën e Malit të Zi, përpara se të ndodhë anëtarësimi i plotë. Anëtarësimi në NATO do ta sjellë Malin e Zi më afër strukturave ekonomike dhe politike të Evropës, ndërsa do ta thellojë ndjeshëm mosbesimin e Moskës tek aleanca. E zemëruar me çdo zgjerim të NATO-s në lindje, Moska ka kundërshtuar fuqishëm edhe anëtarësimin e Malit të Zi në këtë aleancë. Prokurorët malazezë, madje, kanë…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë mbledhjen konstitutive për zgjedhje të kryetarit, zëvendëskrytearit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Seanca, siç u dakorduan dje përfaqësuesit e partive parlamentare, do të vazhdojë në orën 11:00, me debat për Komisionin për zgjedhjet dhe emërimet, që ka filluar pardje. Janë paraqitur 51 deputetë për diskutim. Deri më tani e kanë shfrytëzuar të drejtën e fjalës dy deputetë
Lëvizja BESA derisa komenton propozimin e VMRO-së për daljen nga kriza shprehen të prerë se gjeneratorët e krizës kanë më pak të drejtë të propozojnë zgjidhje. “Propozimi që sot e dha VMRO-DPMNE-ja, mendojmë se ajo si parti nuk është e denjë që të propozoj zgjidhje për faktin e thjeshtë se ata janë faktorët kryesorë të kësaj krize, andaj ata që e sollën vendin në këtë gjendje pa mos harruar këtu edhe partnerin e tyre shqiptarë. Ata që e shkëputën vendin nga integrimet euro-atlantike dhe e afruan me Rusinë dhe ata që edhe sot e kësaj dite po e mbajnë peng…
https://www.youtube.com/watch?v=fG-JmID7KKs Nënkryetar i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi tha se VMRO-DPMNE nuk është e denjë të propozoj zgjidhje të krizës për shkak se ata janë shkaktarët kryesor të krizës. “Kjo është sikurse të shpallet i shenjt, dikush i cili s’ka lënë pa bërë asnjë të palarë pa e bërë. Nuk mund të presim që ata të jenë ofruesit e zgjidhjes, ngase ata janë ofruesit e gjithë kësaj të keqe që i ka goditur gjithë qytetarë e Maqedonisë, veçanërisht shqiptarë”, ka thënë Ibrahimi, duke shtuar se ata nuk duhen të merren shumë seriozisht, ngase janë të frikësuar shumë për fatin e tyre…
https://www.youtube.com/watch?v=fG-JmID7KKs Nënkryetari i Lëvizjes Besa Zeqirija Ibrahimi sonte në emisionin “Arena” në TV Shenja deklaroi se ka mbaruar koha kur partitë shqiptare funksiononin si degë të partive maqedonase. Tashmë sipas tij, ka parti autoktone që përfaqëson interesat shqiptare, siç është Besa. Kështu ai e arsyetoi vendimin e Lëvizjes Besa që t’i thotë “JO” Zoran Zaevit, në tentimin për ta imponuar Talat Xhaferin si kandidat të përbashkët për kryetar Kuvendi. “Duhet shqiptarët përfundimisht të shkëputen nga mendësia se nëse nuk je me Nikollën, je me Zoranin”, deklaroi Ibrahimi.
Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Arena” tha se më shumë se dy vite kemi dëgjuar se përpjekjet për të rrëzuar regjimin VMRO-BDI është bërë për të rikthyer vlerat e demokracisë dhe të sundimit të ligjit, të zhvillohet lufta kundër korrupsionit, ndërsa tani shohim se këto vlera duhet t’i kthej një ish ministër i Nikolla Gruevskit.
Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Arena” ka folur në lidhje me propozimin që Talat Xhaferi të jetë kryetar i Kuvendit. Ai tha se ata si parti, nuk kanë qenë pjesë e bisedimeve ku Xhaferi është propozuar si emër për të qenë kryetar i Kuvendit. Sipas tij atyre u është imponuar nga LSDM, BDI dhe ‘Aleanca për shqiptarët’ që të pranojnë një propozim të tillë dhe ai shtoi se kjo “në syrin tonë është që të lënën para aktit të kryer: mere ose lerë” “Ne në bisedimet me LSDM e kemi shtruar këtë çështje dhe kemi ofruar kandidatë…
Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik, paralajmëroi për muajin korrik takimin me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. “Takimi është pjesë e një komunikimi të rregullt, që jep rezultate”, tha Dodik. Ai ka takuar Putinin edhe në shtator të vitit të kaluar. Të hënën, ndërkaq, me Putinin është takuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Perëndimi është gjithnjë e më i shqetësuar për ndikimin e mundshëm të Rusisë në Ballkan.
Eurodeputeti i social demokratëve evropian në Parlamentin Evropian, Knut Flekenshtajn, gjatë debatit të zhvilluar në këtë institucion me temë “Kriza demoratike në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë se është i zhgënjyer nga zhvillimet politike në Maqedoni. Ai ka kërkuar edhe sanksione për disa persona nga Maqedonia, ndërsa ka porositur se Bashkimi Evropian duhet “fillimisht të tentojë me demokraci” në lidhje me zgjidhjen e krizës sëgjatë politike nëvend. “Po, jam i dëshpëruar në lidhje me atë se si të dilet nga kjo situatë. Përgjigjja është të tentojmë me demokraci. Pas zgjedhjeve, nëse ka koalicion të përbërë nga 67 persona, atëherë ata duhet…

