28 March Prokuroria Speciale dorëzoi dy parashtresa në Këshillin për Verifikimin e Fakteve, ndaj gjyqtarëve Tatjana Mihajllova dhe Elena Ilevska Josifoviq. Me parashtresat kërkohet të hetohet puna e gjykatëseve në aspektin e kryerjes së funksionit në mënyrë joprofesionale dhe të pandërgjegjshme. Gjykatësja Josifoviq paraqitet në rastin “Arka” në procedurë parahetimore, ndërsa ish ushtruesja e detyrës kryetarja e Gjykatës Penale, Tatjana Mihajllova, menaxhon me rastin për të ashtuquajturat “shuplakat e porositura” në komunën Qendër, ku i akuzuari i parë është ish kryeministri Nikolla Gruevski. Alsat-M
Author: almakos
Deputeti nga radhët e social demokratëve evropian në Parlamentin Evropian, Knut Fllekenshtajn, sot në debatin “Kriya e demokracisë në Ballkanin Perëndimor”, si pjesë e tre eurodeputetëve të cilët ndërmjetësojnë për qetësimin e tensioneve politike në Maqedoni, ka porositur se është i zhgënjyer nga zhvillimet në Maqedoni. Flekenshtajn, i cili ka kërkuar edhe sanksione për disa persona nga Maqedonia, ka porositur se Bashkimi Evropian duhet “fillimisht të tentoj me demokraci” në raport me zgjidhjen e gjatë politike në Maqedoni.
[embedded content] 28 March Ekspertët konsiderojnë se edhen rast të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, opozita potenciale VMRO-DPMNE do të bëj obstruksione të ndryshme me qëllim bllokimin e punës së Kuvendit. Disa ndër to sipas ekspertëve janë bllokimi i punës së komisioneve parlamentare dhe veprimi si i Talat Xhaferit kohë më parë në sjelljen e ligjit për “Branitellat”. Megjithatë ekspertët shtojnë se në fund për çdo gjë vendos shumica. Diskutim do të ketë dhe kjo është e mirë, megjithatë duhet që një ditë të përfundojë dhe të zgjidhet kreu i Kuvendit. Pastaj të formohen të gjitha trupat e mbetur parlamentar…
28 March Partia popullore Evropiane shpreh shqetësim të thellë rreth zhvillimeve të fundit në Maqedoni dhe dënon provokimet që cenojnë marrëdhëniet ndëretnike. Në një projekt/rezolutë urgjente për Ballkanin Perëndimor e cila pritet të miratohet në kongresin e partisë që do të zhvillohet të mërkurën dhe të enjten në Maltë, Partia popullore evropiane bën thirrje që liderët politikë të shmangin retorikën dhe veprimet radikale që përbëjnë kërcënim për paqen dhe stabilitetin. Projekt/rezoluta e PPE-së për Ballkanin Perëndimor EPP-ja këmbëngul që të shmangen provokimet etnikeDënon provokimet dhe sjelljet agresive që përbëjnë kërcënimin ndaj stabilitetit dhe paqes.Ndërtimi apo ruajtja e paqes nuk mund…
Deputeti i LSDM-së Petre Shilegov ka akuzuar VMRO-në se për të mbetur në pushtet kanë vrarë edhe fëmijë.
[embedded content] 28 March Në Ohër thyhet tabela në gjuhën shqipe e Fondit Pensional dhe Invalidor. Drejtori i Fondit në Ohër, Samet Rizvani konsideron se tabela është shkatërruar qëllimisht, por shton se vendosja e saj nuk ka lidhje me momentin politik në Maqedoni. Nga policia thonë se punojnë në kapjen e autorëve. Nga atje hedhin poshtë zërat për përplasje fizike. Për momentin SPB Ohër ka informata të caktuara për kryerësin e mundshëm dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Nuk ka pasur prishje të rendit dhe qetësisë publike apo rrahje gjatë dëmit të kryer sot në mëngjes –Stefan Dimoski,…
28 March Mbështetja që LSDM-ja i dha Talat Xhaferit për postin e kreut të Kuvendit ka revoltuar drejtuesit e lëvizjes Besa. Zeqirja Ibrahimi nga kjo parti thotë se askush nuk i ka dhënë të drejtë Zoran Zaevit të jetë bartës i gjitha proceseve sa i përket luftës kundër krimit. Edhepse thanë se kanë propozim për postin e kryetarit të Kuvendit, megjithatë nuk treguan emrin e kandidatit. Qytetarët e thanë fjalën e tyre në zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe unë e kam shumë herë se për shqiptarët e Maqedonisë sa më e dobët është BDI-ja aq më të fortë janë shqiptarët…
Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE ka prezantuar dokumentin e VMRO-DPMNE-së, me të cilin kjo parti thotë se mund t’i jepet fund krizës politike të tanishme por edhe çdo krize tjetër të ardhshme. Ai ka kërkuar krijimin e një marrëveshje mbi partiake për zgjidhje principiele të dallimeve të brendshme në kuadër të institucioneve të shtetit, pa agjenda të huaja ose përfaqësues, vetëm nga ana e përfaqësuesve të zgjedhur në mënyrë legjitime nga qytetarët e vendit. Sipas tij pika e parë është që partitë të merren vesh nëse praktika e deritanishme e koalicionimit fituesi me fituesin është faktor stabiliteti dhe se a duhet…
Prokuroria Speciale Publike ka dërguar parashtresë deri tek Këshilli për vërtetimin e fakteve dhe inicimin e procedurës për përgjegjësinë e gjykatësve, për dy gjykatës së Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup. Bëhet fjalë për gjykatësit Elena Ilievska Josifoviq dhe Tatjana Mihajllova, ka bërë të ditur Prokuroria Special.
Pas kushteve të shumta të vëna nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe pas diskutimeve të fundit në lidhje me vizitën e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq në Kosovë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ta lejuar këtë vizitë, për vetëm tri orë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë konferencës për shtyp që e ka mbajtur pas takimit me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut.
Xhevat Ademi gjatë debatit në Kuvend tha se arsyeja se përse me VMRO-DPMNE-në nuk kanë arritur të merren vesh është vazhdimi i afatit për punë të Prokurorisë Speciale Publike, raporton SHENJA. “Nuk ishte problem as Talat Xhaferi, as dygjuhësia, por problemi në bisedimet ishte afati i PSP të inicioj aktakuza”, tha Ademi.
Xhevat Ademi gjatë debatit në Kuvend tha se arsyeja se përse me VMRO-DPMNE-në nuk kanë arritur të merren vesh është vazhdimi i afatit për punë të Prokurorisë Speciale Publike, raporton SHENJA. “Nuk ishte problem as Talat Xhaferi, as dygjuhësia, por problemi në bisedimet ishte afati i PSP të inicioj aktakuza”, tha Ademi.

