Nënkryetari i Lëvizjes Besa Zeqirija Ibrahimi sonte në emisionin “Arena” në TV Shenja deklaroi se ka mbaruar koha kur partitë shqiptare funksiononin si degë të partive maqedonase. Tashmë sipas tij, ka parti autoktone që përfaqëson interesat shqiptare, siç është Besa. Kështu ai e arsyetoi vendimin e Lëvizjes Besa që t’i thotë “JO” Zoran Zaevit, në tentimin për ta imponuar Talat Xhaferin si kandidat të përbashkët për kryetar Kuvendi.
“Duhet shqiptarët përfundimisht të shkëputen nga mendësia se nëse nuk je me Nikollën, je me Zoranin”, deklaroi Ibrahimi.

