Presidenti Gjorgje Ivanov duhet menjëherë të dorëzoj mandatin për Qeveri dhe t’i vihet fundi bllokadës në Maqedoni, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Zigmar Gabriel. “Vlerësoj se është e nevojshme edhe njëherë të kërkohet nga presidenti I Maqedonisë dhe nga partitë parlamentare që tani të mundësojnë formimin e Qeverisë dhe t’i vendosin fund bllokadës. Ka shumicë parlamentare në Kuvend,e cila është formuar pas zgjedhjeve dhe në bazë të zgjedhjeve. Shkalla e pasigurisë, të cilën e kemi momentalisht dhe gjatë së cilës përsëri zgjohen emocionet e vjetra është rrezik i madh. Për këtë dëshirojmë të angazhohemi për atë…
Author: almakos
29 March Faktori ndërkombëtar me kritika të ashpra rreth zhvillimeve të fundit në kuvend. Ata iu bënë thirrje partive politike që t’i kapërcejnë dallimet sa më shpejtë dhe mundësojnë zgjedhjen e krye-parlamentarit të ri. Ambasadori francez në Shkup Kristian Timonie në një deklaratë për Alsat, madje, qasjen e politikanëve e cilësoi si fëmijëror ndërkohë që nuk kurseu kritikat as ndaj Presidentit Ivanov për mosdhënien e mandatit. Bëhet fjalë për një sëmundje fëmijërore që po bllokon punën e Parlamentit. Në Kuvend ka filluar një proces për zgjedhjen e kreut të parlamentit. Nga zgjedhja e tij do të fillojë edhe dialogu në…
29 March Kuvendi i Maqedonisë ka rifilluar pas pauzës tremujore, por zgjedhja e kreut të Kuvendit nuk po bëhet pasi deputetët e VMRO-DPMNE kanë bllokuar institucionin ligjdhënës me diskutime dhe replika mes vete. Ndërsa në Kuvend po diskutohet, shoqatat joqeveritare mbështetëse të VMRO- DPMNE-së protestojnë kundër Platformës shqiptare. Për këto dhe tema të tjera të ftuar në “Rruga drejt…” sonte në orën 22 e 30 janë profesorët universitar Vebi Xhemaili, Osman Kadriu dhe Fati Iseni.
Kryetrari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, javën e ardhshme do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë, kumtojmë nga burimet diplomatike nga Brukseli. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga kryeqendra evropiane, arsye për vizitën e njeriut e parë të Këshillit Evropian është kriza migruese, roli i Maqedonisë në ballafaqimin me të si dhe situata politike në shtetin e Maqedonisë. Vizita e Tuskut në Maqedoni do të ndodhë në prag të paralajmërime gjithnjë e më të shpeshta nga fluksi i ri i refugjatëve, ndërsa si pasojë e tensioneve gjithnjë e më të fuqishme mes BE-së dhe Turqisë dhe kërcënimeve për prishjen e marrëveshjes…
Çështja e dytë për të cilën foli deputetit i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi ishte drejtuar deputetëve të LSDM-së. Ai ju tha atyre se a janë duke e parë skenarin mes VMRO-së dhe LSDM-së., “A e shihni se si këta të BDI-së janë marrë vesh me VMRO-në që të sabotohet kuvendi, ata ju japin arsye për Platformën dhe gjuhën dhe këta pastaj të kenë argumente dhe ju të akuzoheni se keni pranuar Platformën. Unë e shoh që kjo është një marrëveshje mes VMRO-së dhe BDI-së që të zvarritet puna e konstituimit të Kuvendi”, tha Ibrahimi, raporton SHENJA. Pas fjalimit të Ibrahimit,…
Deputeti i BDI-së, Ejup Alimi në fjalimin e tij në Kuvend e lexoi Deklaratën e partive Politike Shqiptare. Ai tha se asgjë të keqe nuk ka kjo Deklaratë, por se përmban kërkesat e shqiptarëve. Nga ana tjetër deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, e falënderoi Ejup Alimin, duke i thënë se ai e konfirmoi se Platforma ekziston, raporton SHENJA. “Platformë ka. E lexoi z. Ejupi, për çka e falënderoj. Kërkoj nga kryesuesi te shpërndajë stenogramet që ta kuptojnë dhe ata që kanë dilema”, tha Dimovski, ndërsa ka kërkuar që të zgjidhet Kryetari i kuvendit me qëllimin e vetëm të mbahen zgjedhje…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski po vazhdon me fjalimet e tij në foltoren e Kuvendit. Ai tha se përfaqësues të lartë të BDI-së kanë konfirmuar se Platforma është pranuar tërësisht nga LSDM.
29 March Në koordinimin e sotëm, përfaqësues të partive parlamentare në koordinim me kryesuesin e seancës plenare Trajko Veljanoski kanë hapur çështjen e përshpejtimit të procedurës për mbylljen e pikave të seancës konstituive, megjithatë deputetët që kanë qenë pjesë e koordinimit njoftojnë se nuk është arritur marrëveshje. Deputetët nuk janë dakorduar për shkurtimin e minutazhit të replikave dhe fjalimeve procedurale dhe as për reduktim të listës së të paraqiturve për fjalime në Kuvend. Seanca do të vazhdojë sipas rregullores deri në kalimin e të gjithë fjalimeve nga deputetët e paraqitur për të marrë fjalën. Janë mbi 50 të paraqitur kurse…
“Rusia po përgatit kaos në Ballkan”, paralajmëron kompania private amerikane e inteligjencës, “Strategic Forecasting”, e cila merret me analizat gjeopolitike dhe parashikime. Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të situatës, “Stratfor” ka dalë në përfundimin se Moska do të përpiqet t’i shfrytëzojë ndasitë në rajonin që ka qenë traidicionalisht bazë për garat mes fuqive të mëdha. Ndikimin e saj, ajo do të vazhdojë ta shtrijë, ose të paktën do të përpiqet, në disa prej zonave më të trazuara të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, veriun e Kosovës, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Me ushqimin e tensioneve në rajon, Rusia – argumenton “Stratfor”,…
Serbia dëshiron të bashkohet me BE-në. Por vendi ballkanik merr një furnizim me pajisje ushtarake me shumicë nga pronat e rezervave ruse – pa paguar për to. Me këtë marrëveshje, Kremlini dëshiron të arrijë një qëllim, shkruan mediumi gjerman Welt.de. Po sipas këtij mediumi, përcjell Telegrafi, presidenti rus Vladimir Putin i ka premtuar Serbisë ofrimin e dhjetëra avionëve luftarakë dhe tanke nga rezervat e forcave të saj të armatosura. Siç ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviç, njoftoi, shkruan më tej ky medium, Serbia nuk duhet të paguajë asgjë për 29 aeroplanët luftarakë MiG-29, 30 tanke luftimi T-72, si dhe 30…
Komisioni për çështje evropiane në dhomën e poshtme të Parlamentit për nesër ka caktuar seancë në të cilën temë qendrore do të jenë gjendjet në Ballkanin Perëndimor, njofton programi në gjuhën maqedonase i servisit gjerman shtetëror “Dojçe Vele”. Siç transmeton korrespondenti i MIA-s nga Berlini në seancën e cila akoma nuk është publikuar në ueb faqen e Bundestagut dhe në të cilën nuk mund të marrë pjesë opinioni pritet të prezentohen informacione për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në mesin e pikave të rendit të ditës do të jenë gjendja në Maqedoni, Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa pritet të flitet edhe për…

