Author: almakos

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami pas takimit me diplomatin gjerman Kristijan Helbah ka thënë se me diplomatin kanë zhvilluar një takim të rëndësishëm. Ai tha se ata vlerësojnë lartë përkushtimin e shtetit të Gjermanisë dhe përkrahjen që Maqedonia të del nga kjo krizë, në të cilën krizë sipas Kasamit, vendin e kanë futur politikanët e papërgjegjshëm.  “Jam optimist që politikanët do të reflektojnë dhe do ta kuptojnë se veprimet e tyre janë të rëndësishme dhe përcaktuese, determinuese për fatin e çdo qytetari këtu në Maqedoni dhe në këtë drejtim edhe veprimet serioze dhe veprime që para interesit personal do…

Lexo më Shumë

09 March Në Maqedoni prej dy vitesh tashmë nuk bëhet transplantimi i veshkave nga donatorë të vdekur. Sipas shoqatës së të sëmurëve nga veshka “Nefron” shkak për këtë është neglizhenca e institucioneve kompetente. Pra nuk është rregulluar çështja e sigurimit të veshkave nga donatorë të vdekur por operacionet bëhen vetëm në rast të sigurimit të organit nga personi i gjallë. “Për këtë, ne si pacientë apelojmë të formohet sistem dhe trupa pune në institucionet kompetente që do ta punojnë vetëm këtë çështje – tha Dushko Gjeorgjiev, Shoqata “Nefron”. Para dy viteve prej më shumë se 100 transplantime, 12 kanë qenë…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmetit tha se Gjermania qëndron pas gjithë atyre forcave që janë të angazhuar që ky vend të reformohet, që ky vend të mos ketë përplasje por të ketë transferim paqësor të institucioneve. Gjermania është e interesuar që të ketë stabilitet.  “Jemi duke biseduar me të gjitha partitë politike relevante që nuk ka nevojë as për zhurmë as për përplasje që të vazhdoj punën normalisht parlamenti i Republikës së Maqedonisë”, ka thënë Ali Ahmet pas takimit me diplomatin gjerman Kristijan Helbah, raporton SHENJA. [embedded content]Ahmeti: Po bisedojmë që Kuvendi të mblidhet by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

[embedded content] 09 March A është Maqedonia pranë konfliktit? A rrezikohet paqja si pasojë e protestave të shoqatave që mbajnë emrin Për Maqedoni të përbashkët dhe brohorisin Për Maqedoni të pastër? Cili është plani B i Zaevit për dalje nga kriza politike? Kur pret që të ulet në karrigen e kryeministrit? Çfarë është marrë vesh me partitë shqiptare lidhur me kërkesat e Platformës? Ku dëshiron ta shoh Gruevskin në të ardhmen? A do ti mbajë premtimet e dhëna. Zoran Zaev, pretendenti për kryeministër të Maqedonisë i ftuar i gazetares Arta Tahiri në emisionin “Rruga drejt”, sot në orën 20:40.

Lexo më Shumë

Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE gënjejnë, provokojnë dhunë, urrejtje, tensione në shoqëri, lusin jashtë vendit që të mbeten në pushtet me të vetmin qëllim- thellimin e krizës në Maqedoni. Kjo është përgjigja e LSDM-së, ndaj komunikatës së VMRO-së, në të cilën partia e Gruevskit, akuzon LSDM-në se po shet interesat vitale shtetërore si: stemën, himnin dhe flamurin me qëllim ardhjes në pushtet. “Qytetarët e dinë se këto janë tentime të dëshpëruar të Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij me qëllim shpëtimit nga përgjegjësia individuale për pasurimin personal dhe veprat kriminele në shpinë të qytetarëve. Nuk është e mundur! Çdokush që ka vjedhur…

Lexo më Shumë

Diplomati gjerman, Kristijan Helbah, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoni ka realizuar takime me presidentin dhe me partitë politike në vend. Ai tha se vizita e tij shërben për të nënvizuar se Gjermani kujdeset për ardhmërinë e Maqedonisë. Ai tha se qëndrimet e Gjermanisë janë në një linjë me ato të Mogerinit dhe Hanit dhe se vendi i tij mbështet Maqedoninë në rrugën euroatlantike, ndërsa ka kërkuar që sa më shpejt të formohet Qeveria e cila do të jetë e përkushtuar në zbatimin e reformave. “Që kjo të jetë e mundur nevojitet formim i shpejtë i qeverisë e…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka pranuar në takim sot Sekretarin gjeneral të OSBE-së, Lamberto Zanier. “Në takim janë shkëmbyer mendime për gjendjen aktuale në Maqedoni dhe sfidat me të cilat përballet shteti të shkaktuara nga kriza politike, kushtetuese dhe institucionale. Në kontekst të gjendjes aktuale, kryetari Ivanov ka përsëritur qëndrimet se ka aspekte juridike dhe politike, të cilët janë problem, por edhe parakusht për dalje nga kriza. Në lidhje me aspektin juridik, me dhënien e mandatit, theksoi se kjo është lehtë e tejkalueshme.”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të Ivanovit, përcjell SHENJA. Më tej në komunikatë thuhet se në…

Lexo më Shumë

09 March Ministri i brendshëm Agim Nuhiu ka njoftuar përfaqësuesit e Shoqatës së gazetarëve për aktivitete e ndërmarra nga ana e dikasterit të tij në drejtim të zbardhjes së rastit me dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve të portalit A1-ON. “Informuam përfaqësuesit reprezentativ të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë se MPB ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë themelore në Shkup kundër kryerësit potencial të veprës penale DHUNË e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 386 të Kodit penal, për sulmin ndaj gazetarëve të Portalit “A1 ON” të ndodhur ditë më parë”, ka deklaruar Agim Nuhiu, ministër i brendshëm. Nuhiu është shprehur…

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Brendshme Agim Nuhiu pas takimit me kryetarin e SHGM-së, ka informuar se SPB Shkup, ka ngritur kallëzim penal kundër një personi i cili dyshohet të ketë sulmuar ekipin e A1on. Nuhiu ka thënë se në ditët në vazhdim SPB Shkup edhe kundër personave tjerë do të ngrejë padi për shkak të sulmit ndaj gazetarëve. “Askush nuk është mbi Ligjin, një ditë tq gjithë duhet të bartin përgjegjësi. Ne duhet të respektojmë vlerat kushtetutore, institucionet shtetërore dhe demokratike”, ka thënë Nuhiu, transmeton SHENJA. Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani tha se ministri Nuhiu po vendos një praktik të…

Lexo më Shumë

Këshilli i prokurorëve publik sërish ka anuluar seancën në të cilën duhej të vendosej nëse lënda për rastin “Sopoti” do t’i kaloj Prokurorisë Speciale Publike të Katica Janevës. Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të prokurorëve gjithashtu duhej të shqyrtohej edhe parashtresa e MPB-së për tërheqjen e aktpadisë për lëndën “Puçi”. Kryetari i këshilli, Petar Anevski, nuk ka dhënë sqarime se pse sërish prolongohen këto vendime, por para gazetarëve ka deklaruar se mbrëmë është shqyrtuar parashtresa e gjykatëses Tatjana Mihajllova për sjelljen e Katica Janevës dhe Fatime Fetait gjatë seancës së fundit për rastin e dhunës në Komunën Qendër. Këshilli…

Lexo më Shumë

Seanca e sotme e Këshillit të Prokurorëve është anuluar përsëri, por kryetari i Këshillit, Petar Anevski ka informuar se Këshilli dje ka diskutuar në lidhje me parashtresën e Ushtrueses së Detyrës Kryetare e Penales, Tatjana Mihajllova dhe ka sjell vendim që Janeva dhe Fetai me sjelljen e tyre kanë shkelur Kodeksin për Etik të Prokurorëve Publik. “Sjellja e Janevës dhe Fetait është e papranuar dhe në kundërshtim me kodin etik”, tha Anevski, por nuk ka potencuar se si prokurorët do të sanksionohen. Anevski tha se do t’i propozoj Prokurores Speciale, Janeva, që të zëvendësoj prokurorin i cili e mbron aktakuzën…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate për media pyet përse duhet të hapet debati për himnin, flamurin dhe stemën e shtetit. Ata thonë se këto janë çështje që drejtpërdrejt prekin në identitetin e tyre. Sipas tyre vetëm për të ardhur në pushtet, Zaev ka shitur interesat nacionale. “Ai dhe udhëheqësia kriminele e LSDM-së janë të kërcënuar. Zoran Zaev dhe struktura rreth tij duhet të vetëdijesohen dhe të shohin se çfarë dëmi po shkaktojnë mbi interesat nacionale”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE, përcjell SHENJA. Ata kanë bërë thirrje që LSDM të nxjerr platformën dhe marrëveshjen, të cilën e quajnë të turpshme para qytetarëve. “Po…

Lexo më Shumë