Anëtari i lartë i VMRO-DPMNE, Nikolla Todorov në intervistën në Top Tema ka folur edhe për qëndrimet në BDI për koalicionime dhe siç tha tenderë. Ai ka folur për Musa Xhaferrin dhe Izet Mexhitin. [embedded content]Todorov by tvshenjaofficial
Author: almakos
Këshilli penal i Gjykatës themelore-Shkupi 1 sot pasdite ka urdhëruar masën e paraburgimit dhe ka lëshuar fletarrest, gjegjësisht urdhër për arrestimin e Sead Koçan e cila hyn në fuqi menjëherë. Paraburgimi është caktuar pasi këshilli penal e ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale e cila e parashtroi në vendimin e gjykatëses në procedurën paraprake e cila fillimisht e refuzoi kërkesën për paraburgim. Këshilli sot ka vendosur se janë plotësuar të gjitha kushtet për paraburgim, gjegjësisht e ka pranuar arsyetimin e PSP-së se nëse Sead Koçan mbetet i lirë ai mund të ikë, të ndikojë në dëshmitarët e rastit “Trust” dhe…
09 March Biznesmenit të njohur Sead Koçan, Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, sot pasdite i ka shqiptuar masën e paraburgimit dhe ka lëshuar urdhër-arrest, gjegjësisht urdhër për arrestimin e Koçanit, urdhër-arresti hyn në fuqi menjëherë. Masa e paraburgimi është shqiptuar pasi Këshilli Penal ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale Publike parashtruar ndaj vendimit të gjykatëses në procedure paraprake, e cila paraprakisht hodhi poshtë kërkesën për paraburgim. Këshilli sot ka vërtetuar se ka bazë për paraburgim, gjegjësisht ka pranuar rekomandimin e PSP-së se Sead Koçan në rast se mbetet në liri mund të ndikoj tek dëshmitarët dhe t’i shkatërroj…
SHBA-ja si partner strategjik dhe vend mik i Maqedonisë ka kërkuar nga presidenti Gjorgje Ivanov që ta rishqyrtojë vendimin e tij për moshdënien e mandatit partisë që ka shumicën në Kuvend, ndërsa shteteve fqinje u është kërkuar që të tregohen të përmbajtur dhe konstruktiv në krizën politike. Kejt Bërns, ushtrues detyre ambasador i SHBA-së në OSBE në Vienë, sot tha se SHBA-ja është e zhgënjyer nga vendimi i Ivanovit i cili ka refuzuar që t’ua jep mandatin partive që kanë shumicë të qartë parlamentare, për të formuar Qeveri. “Ne besojmë se kjo është në kundërshtim me përkushtimin e OSBE-së, me…
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka refuzuar kërkesën e Bosnjë e Hercegovinës për rishikimin e vendimit kundër Serbisë në vitin 2007, konfirmuan për AA nga kabineti i Kryetarit të Presidencës së BeH-së, Mladen Ivaniq në Banja Llukë. Gjykata, siç thuhet, ka diskutuar mendimin të cilin anëtarët e Presidencës së BeH-së e kishin paraqitur në letrat e tyre. U konstatua se Gjykata konsideron se përmbajtja e këtyre letrave tregon se “organet, kompetente nuk kanë marrë kurrfarë vendimi në emër të Bosnjë e Hercegovinës si shtet, në bazë të kërkesës për rishikimin e vendimit të datës 26 shkurt 2007, në rastin…
Kanë vijuar edhe sot protestat kundër gjuhës shqipe dhe platformës së partive shqiptare. Protestuesit u grumbulluan përpara qeverisë dhe marshuan deri te kuvendi. Ata kundërshtuan ashpër platformën siç e quajnë nga Tirana ndërkohë që falënderuan presidentin Ivanov për vendimin e tij të fundit për të mos i dhënë mandatin Zaevit. Protesta janë mbajtur edhe nëpër disa qytete të tjera.
Liderët shqiptarë nga ana tjetër ritheksuan se nuk heqin dorë nga platforma shqiptare. Me këmbëngulje kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ai Aleancës Ziadin Sela si dhe Bilall Kasami i Lëvizjes Besa, thanë se asgjë që theksohet në pikat shqiptare nuk është jashtë kushtetutës.
Dy përfaqësuesit e rëndësishëm ndërkombëtar, i dërguari i Ministrisë së Jashtme Gjermane për Evropën Juglindore dhe Turqinë Kristian Halbah si dhe sektari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanier i bënë thirrje presidentit Ivanov që të respektojë shumicën parlamentare dhe të mos e pengojë formimin e qeverisë. Halbah madje tha se nuk shikon asgjë të keqe te platforma e partive shqiptare. Ndërkohë Zanier porositi politikanët të mos lejojnë që kriza politike të shndërrohet në ndëretnike.
Bashkimi Evropian nuk merr në konsideratë letrën e presidentit Ivanov dhe nuk i ndryshon asnjë presje qëndrimit të shefes së diplomacisë evropiane Federika Mogerini. Në përgjigjen drejtuar televizionit Alsat lidhur me komentimin e letrës së kreut të shtetit që kërkonte dënimin dhe hedhjen poshtë të platformës shqiptare nga Brukseli, zëdhënësja Maja Kocijançiq tha se mesazhet e dërguara një javë më parë nga Mogerini ishte të qarta dhe është presidenti ai që duhet ta rishqyrtojë vendimin e tij. Jemi në dijeni të letrës së presidentit Ivanov. I bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë, përfshirë presidentit, të respektojë rezultatin zgjedhor, të veprojë…
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me një delegacion, gjatë ditës së sotme është takuar me Sekretarin gjeneral të OSBE-së, Lamberto Zanier. Në takim janë shkëmbyer mendime për gjendjen aktuale në Maqedoni dhe sfidat me të cilat përballet shteti pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka shprehur qëndrimet lidhur me atë se sa e rëndësishme është funksionalizimi i institucioneve dhe që politikanët sa më shpejtë të reflektojnë në zgjidhjen e krizës, politike, kushtetuese dhe institucionale. Veprimet e Lëvizjes BESA do të jenë në drejtim të daljes nga kriza dhe kthimit të Maqedonisë në…
Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier, gjatë vizitës së tij në Maqedoni takoi presidentin Gjorgje Ivanov dhe figura tjera politike. Ai përmes një postimi në Twitter ka treguar se për çfarë konkretisht kanë biseduar gjatë takimit me Ivanovin. “Sot në mëngjes u takova me Kryetarin e shtetit dhe me ministrin e Punëve të Jashtme. Porosia ime kyçe ishte që liderët t’i përgjigjen sfidës, të tejkalojnë interesat partiake dhe të zgjidhin krizën politike në dobi të të gjithë qytetarve. Nuk duhet lejuar të kalojë në tensione ndëretnike!”
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i shoqëruar nga sekretari Oliver Spasovski dhe anëtarja e Këshillit Ekzekutiv të kësaj partie, Renata Deskoska, sot është takuar me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zanier. Në takim është diskutuar për situatën aktuale politike në Maqedoni pas përpjekjeve, siç thonë nga LSDM, për bllokim të proceseve demokratike nga ana e presidentit Gjorgje Ivanov. “Vullneti i shumicës së qytetarëve të R.Maqedonisë i shprehur në zgjedhje është kërcënuar nga kriza kushtetuese që e shkaktoi presidenti Gjorgje Ivanov me vendimin për të mos e dhënë mandatin për formimin e Qeverisë dhe pavarësisht shumicës së siguruar prej 67…

