Programi i Qeverisë përfshin edhe zhvillimin e barabartë rajonal. Ndryshe nga më herët mjetet e buxhetit Zaev tha se do të shpërndahen në mënyrë të barabartë dhe transparente. Zaev premtoi edhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe paga deri më 30 mijë denarë ashtu siç kishte premtuar në fushatën zgjedhore.
Author: almakos
10 March Një nga prioritetet e Qeverisë së re Zaev tha se do të jetë edhe sundimi i së drejtës, pavarësia e gjyqësorit dhe drejtësi të barabartë për të gjithë qytetarët. Ai tha se do të ndërmerren hapa për zbardhjen e plotë të rasteve Monstra, Kumanova, Sopoti, Neshkovski, Mlladenov. Zaev tha se në këtë kuadër do të kërkojë edhe hetim ndërkombëtar. Kreu i LSDM-së tha se Qeveria e re do të themelojë një departament të posaçëm gjyqësor që do të merret me të gjitha lëndët që hetohen nga Prokuroria Speciale. Alsat-M
10 March Pavarësisht paqartësive të shumta mbi organizimin e zgjedhjeve lokale, ministria e Vetëqeverisjes Lokale nuk ka ndonjë strategji për të mos lejuar bllokimin e pushtetit lokal në rast të mos shpalljes së zgjedhjeve lokale. Ministrja Shyrete Elezi pret që partitë të merren vesh për mbajtjen e zgjedhjeve vendore para se të bllokohet funksionimi i komunave. Ligji jonë është ligj sistemor i cili rregullon kompetencat e komunave por nuk rregullon çështjen e zgjedhjeve. Besoj se me vendimet që do t’i marrin partitë politike , aktet e zgjedhjeve janë të lidhura kryekëput me përzgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Sigurisht që kemi…
10 March Lideri i LSDM-së në konferencë për shtyp prezanton programin qeveritar. “Maqedonia duhet të ecë përpara. Sot jam para jush për ta prezantuar programin qeveritarë. Qeveria e re do të angazhohet për anëtarësim në NATO dhe BE. Ndërkohë që do të bëjmë përpjekje maksimale për zgjidhjen e krizës. Askush nuk ka të drejtë ti bllokoj proceset demokratike. Qytetarëve të RM-së iu duhen paga më të mëdha. Shumica e qytetarëve kanë dhënë besimin në zgjedhje. Qëndroj fort pas këtyre përcaktimeve tona. Si politikan me përgjegjësi të lartë, që mori mbështetjen nga shumica e qytetarëve, sot jam këtu para jush për…
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, përshëndeti vendimin e djeshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë e cila hodhi poshtë kërkesën e Bosnjë e Hercegovinës për rishikimin e aktvendimit kundër Serbisë nga viti 2007 dhe porositi se ishte një nismë e panevojshme”, raporton Anadolu Agency (AA). “Ky është mesazh i pritur i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Serbia që nga fillimi ka paralajmëruar në atë se nuk ekzistojnë legjitimim juridik për procedurë të re të kërkesës për rishikim të padisë kundër Serbisë”, theksoi Daçiç. Ai kujtoi se për këtë ka folur edhe me anëtarin serb…
Misioni evropian paqeruajtës në Maqedoni, është një hap radikal, por ky hap është i patjetërsueshëm nëse përkeqësohet situata. Kështu thotë në një postim të Twitter ish shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bild. Komentet e tij vijnë pas një interviste të ish ministrit të brendshëm bullgar, Bojko Noev, ku ky i fundit thotë se vetë Maqedonia duhet urgjentisht të kërkojë një mision preventiv dhe stabilizues nga ana e Unionit Evropian. Duke e komentuar letrën e Presidentit Ivanov dërguar disa prej krerëve botërorë, Noev thotë se kjo në fakt duhet kuptuar “si një lloj thirrje emergjente për ndihmë drejtuar komunitetit ndërkombëtar, se…
Muhammed Ali Jr. (44), djali i boksierit legjendar amerikan Muhammed Ali i cili me 7 shkurt pasi u ndalua për dy orë në aeroportin Fort Lauderdale në Miami dhe iu drejtuan pyetjet “Nga e ke marrë emrin?” dhe “A je musliman?” në një aktivitet të zhvilluar në Kongresin Amerikan ai është shprehur se “E ndjeva veten si në varrimin e babait tim”, raporton Anadolu Agency (AA). Muhammed Ali Jr i cili ka folur në Kongresin Amerikan për përjetimet me të cilat është përballur pas ndalimit për dy orë në aeroportin Fort Lauderdale në Miami dhe marrjes në pyetje rreth besimit…
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Nebi Hoxha morri pjesë në ceremoninë e përurimit të shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar, dhe përgëzoi krijimin e këtij organizimi në interes të prodhuesve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Në këtë event ishin të ftuar edhe përfaqësues nga institucione shtetërore, ambasadorë, përfaqësues të sipërmarrjes prodhuese si dhe të dhomave të tregtisë dhe industrisë, përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe të Klubit të Prodhuesve të Kosovës. Ceremonia u hap me fjalën përshëndetëse të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili e vlerësoi këtë nisëm si një moment të ri maturie të sipërmarrjes prodhuese,…
[embedded content] 10 March Avokati i biznesmenit Seat Koçan, Nikolla Dodevski, shprehet i habitur nga vendimi për paraburgim për klientin e ti. Sipas Dodevskit nuk është e pranueshme që rreth vendimit të kuptoj nga mediat dhe jo nga Gjykata., e cila zakonisht vendimet i shpall edhe në ueb faqen zyrtare. Pavarësisht deklaratës së Dodevskit, vendimi për paraburgim, figuron edhe në ueb faqen e gjykatës. Mbrojtja deri në këto momente nuk ka pranuar kurrfarë vendimi për shqiptimin e masës së paraburgimit për Seat Koçan. Ashtu që nuk mund t’ju them asgjë përderisa gjithçka që dimë është ajo që kemi dëgjuar nga…
Prej orës 12:30 deri në orën 15:30 sot do të ketë ndërprerje të komunikacionit në rrugën Kërçovë-Ohër pas qafës malore Preskë, afër fshatit Vërbjan. Në atë periudhë ndërmarrja ndërtimore “Ilinden” do të kryejë punë në rrugë me minim, informon dispeçer qendra e NP “Rrugët e Maqedonisë”
Seanca gjyqësore për lëndën e PSP “Shuplakat” është shtyrë për më datë 3 maj për shkak se asnjë nga të akuzuarit nuk është paraqitur sot në seancë. “Shuplakat”, Gruevski duhet të paraqitet në seancë dëgjimore Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski duhet të paraqitet në seancë dëgjimore për rastin “Shuplakat”. Prokuroria Speciale akuzon Gruevskin për dhunë në Komunën Qendër në vitin 2014. Këshilli i Prokurorëve një ditë më parë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që prokurorja Fatime Fetai të largohet nga lënda, sepse sipas tyre ajo ka shkelur kodin etik në seancën e fundit kundër kreut të VMRO-DPMNE-së Nikola Gruevskit. Përndryshe…
Gjashtë persona janë lënduar në pesë nga gjithsejtë shtatë fatkeqësi komunikacioni që ndodhën gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në dy prej tyre është shkaktuar vetëm dëm material. Nga ana e policisë rrugore janë sanksionuar 13 vozitës të cilët kanë lëvizur më shpejtë nga e lejuara, pesë vozitës kanë vozitur nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, dy vozitës nuk u kanë dhënë përparësi kalimtarëve në zona të udhëkryqeve, 12 vozitës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa 12 vozitës kanë vozitur me patent shoferi të skaduar apo pa të. Janë hasur edhe…

