Po të mos ishte Platforma e partive shqiptare, VMRO-DPMNE dhe BDI do të kishin formuar Qeveri të përbashkët. Këtë e pranoi përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së Vlladimir Peshevski, në emisionin debativ Arena në TV SHENJA. Peshevski pranoi se përmes retorikës nacionaliste kjo parti merr votat në elektoratin e saj, por nga ana tjetër tha se për shqiptarët ka bërë më shumë se të gjitha partitë shqiptare bashkë. “Në situatën e tanishme, po të mos ndodhte platforma, VMRO-DPMNE dhe BDI do të bënin Qeveri, unë këtë ua them me bindje. Për shqiptarët në Maqedoni, unë jam apsolutisht i sigurtë dhe 100 për qind…
Author: almakos
Komuna e Butelit ka hapur sot një klub të ri pensionistësh në Radishan. Ky klub është i gjashti me radhë në komunën e Butelit. Ky objekt ka një sipërfaqe prej 60 m2, e cila ju mundëson pensionerëve, shoqërim, takime, lojra shahu dhe tablla për relaksim e të tjera. Kryetari i komunës së Butelit, Petre Latinovski tha se ata përmes hapjes së këtij klubi janë munduar që pensionerëve të ju ofrojnë kushte për kalimin e kohës së lirë. “Sot jemi në Komunën e Radishanit, arsyeja është mjaft e mirë. U jipet në përdorim një klub penzionerësh Shoqatës së pensionerëve, të komunës…
Bashkimi Demokratik për Integrim heshtë për ofertën e LSDM-së për koalicionin e ardhshëm qeveritar të cilën e publikoi sot Zoran Zaevi. E pyetëm zëdhënësin e kësaj partie Bujar Osmani se cili është qëndrimi i partisë së tij tani që Zaev bëri të qartë se për ta nuk është e pranueshme që uniformat e policisë të jenë edhe në shqip, që paratë dhe simbolet e shtetit të jenë edhe në shqip, dhe që kryetari i parlamentit domosdoshmërisht të jetë shqiptar. Por kohë më parë Osmani kishte deklaruar se ata ishin marrë vesh me LSDM-në për të gjitha këto pika, të cilat…
Biznesmeni Sead Koçan nuk është kapur ende nga policia, ndërkohë që dje Gjykata Penale i shqiptoi 30 ditë paraburgim. Gjykata Penale e Shkupit ka kërkuar nga policia që menjëherë ta gjejë Koçanin dhe ta dërgojë në Burgun e Shutkës pasi që dyshon se ai mund të ndikojë në dëshmitarët ose të shkatërrojë provat. “Për shkak të dyshimeve të bazuara se i dyshuari ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, shqiptohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30ditësh, duke numëruar nga dita kur do të kapet dhe privohet nga liria. Obligohen personat e autorizuar nga MPB, SPB Shkup,…
Një zjarr ka shpërthyer në afërsi të pompës së benzinës në lagjen Tophanë në komunën e Çairit, njofton SHENJA. Zjarri ka përfshirë një depo të mbeturinave, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë ardhur disa ekipe të zjarrfikësve të cilët po përpiqen të shuajnë zjarrin. Sipas të dhënave të para, nuk ka viktima në njerëz, ndërsa akoma nuk dihet se çka e ka shkaktuar këtë zjarr. /SHENJA/ [embedded content]Zjarri ne Cair by tvshenjaofficial
Nikolla Gruevski nuk u paraqit në gjykatë për rastin “Shuplakat e Zhernovskit” me arsyetimin se po pret vendimin e Këshillit të Prokurorëve për t’i ndërruar prokuroret Fatime Fetai dhe Katica Janeva. Seanca e sotme u anulua pasi asnjëri prej 15 të akuzuarve nuk ishte prezent dhe nuk kishte dorëzuar arsyetim për mungesën. Avokati i Gruevskit, Janakievskit dhe 13 të tjerëve, Nikolla Dodevski tha se është e kotë që të sillen të dyshuarit kur dihet se seanca do të anulohet pasi nuk ka kushte për zhvillimin e saj, duke lënë të kuptohet se vendimin për të mos ardhur e kanë marrë…
Pas qëndrimit të lideri të LSDM-së Zoran Zaev se bankënotat dhe uniformat do të mbeten vetëm në gjuhën maqedonase dhe në to nuk do të përfshihet edhe shqipja, ka reaguar edhe BDI-ja. Nga kjo parti për Alsat thonë se nuk pajtohen me qëndrimin se bankënotat dhe uniformat dygjuhësore janë antikushtetuese. Sipas integristëve përfshirja e shqipes në bankënotat është në përputhje me kushtetutën sikurse pasaportat dygjuhësore që shfrytëzohen në gjithë vendin madje edhe jashtë tij.
Presidenca heshtë për injorimin e letrës nga Bashkimi Evropian. Pavarësisht insistimit të Alsat, kabineti i Gjorgje Ivanovit nuk pranoi të komentojnë refuzimin e kërkesës së presidentit drejtuar qendrave botërore për të dënuar platformën shqiptare. Duke komentuar injorimin e Ivanovit nga perëndimi, eksperti për çështje juridike Bekim Kadriu tha se me të drejtë faktori ndërkombëtar është i njëzëshëm, pasi kryetari I shtetit në vend që të ofroj zgjidhje, ai është bërë pjesë e problemit. Ivanovi me vendimin për mos-dhënien e mandatit vetëm e bllokon të gjithë procesin dhe nuk ofron asnjë zgjidhje, asnjë alternativë, për shkak se ai nuk ka mandat për…
Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi sot zhvilloi takim pune në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, ku së bashku me kryetarin e kësaj ode, Nebi Hoxha takoi drejtuesit e kompanisë Aluform Pekintash nga Republika e Turqisë. Qëllimi i këtij takimi, siç njofton Zyra për informim e Ministrisë së Ekonomisë, është dëshira e investitorëve turq për t’u njoftuar me mundësitë që ofron Maqedonia për të hyrë në tregun e vendit tonë. Ministri Kuçi dhe kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha njoftuan sipërmarrësit turq me beneficionet që ofrojnë zonat e lira ekonomike në Maqedoni, ndërkaq së bashku vizituan Zonën e Lirë ekonomike në Tetovë.…
Flamuri që para çerek shekulli u ngrit këtu në Fushën e Rrafshët, paraqiste porosi të qartë se ky është territor i shtetit sovran dhe të pavarur. Shtet i cili është i qetë dhe i hapur për bashkëpunim me të gjithë dashamirët. Por, njëkohësisht, shtet me armatë të saj personale e cila është e gatshme me çdo kusht t’i mbrojë integrimin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë. Këtë e porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe komandat suprem i forcave të armatosura, Gjorge Ivanov sot në solemnitetin me rastin e “25 vjetorit nga marrja e karaullës ‘Fusha e Rrafshët’ nga…
Gjatë konferencës për shtyp të LSDM-së, ku Zoran Zaev sot shpalosi programin e Qeverisë së re, nuk përfshihet asnjë nga pikat e platformës së partive politike shqiptare, shkruan SHENJA. Duke folur për ndryshim dhe vendosje të dygjuhësisë në bankënotat e Republikës së Maqedonisë, Zaev tha se ka konsultuar ekspertët juridik, dhe ka vendosur se ndryshimi eventual i tyre nuk është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. “Denarët, bankënotat, shfrytëzohen në tërë territorin e Republikës se Maqedonisë, dhe përdorimi eventual i gjuhës së ndryshme nga maqedonasja është në kundërshtim me dispozitat kushtetuese për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe gjuhës…
Drejtoria e të ardhurave publike dhe Policia financiare përsëri po heton OJQ-të. Së fundi, nën hetime janë Fondacioni Shoqëri e Hapur- Soros dhe Qendra për mendime evropiane “Eurothink”. Sipas drejtuesve të këtyre organizatave, inspektorët e DAP-it dhe Policisë financiare nga organizatat e tyre kërkojnë llogaritë për projektet e financuara nga fondacioni USAID. Ata kërkojnë të konfiskojnë dokumente të cilat dëshmojnë pagesat dhe lidhjet të cilat i ka bërë USAID-i – tha Fani Karanfillova, drejtoreshë e Soros-it Koordinatori i organizatës “Eurothink” Bojan Mariçiç thekson se formimi sa më shpejtë i qeverisë së re do të ndihmoj që OJQ-të të funksionojnë me…

