VMRO-DPMNE ka akuzuar edhe sot Prokurorinë Speciale Publike duke e quajtur si dorë e LSDM-së që ka për qëllim realizimin e hajkave të porositura kundër drejtuesve të VMRO-DPMNE-së. Në një konferencë të mbajtur para zyreve të Prokurorisë Speciale, Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE akuzoi se lëndët e ngritura janë pa bazë juridike, pa argumente dhe të njëjtat bazohen vetëm në konstruksione politike dhe udhëhiqen vetem kundër funksionarëve të VMRO-DPMNE-së. “Qëllimi është që të nxihen njerëzit, ndërsa partia të vendoset në pozitë të palakmueshme në prag të zgjedhjeve lokale. Masat të cilat PSP i kërkon janë ligjërisht të paargumentuara, ndërsa të njëjtat…
Author: almakos
Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, në një konferencë për shtyp me rastin e përvjetorit të parë të tentativës për grusht shtet në Turqi, e cila ndodhi më 15 korrik të vitit të kaluar nga organizata terroriste FETO, deklaroi se, “në atë mbrëmje makabre Turqia u ballafaqua me tradhtinë më të madhe në historinë e saj, por veprimi i presidentit Recep Tayyip Erdoğan në ato kushte të vështira me thirrjen ndaj popullit për të dalë në rrugë, shkroi një akt të vërtetë heroik të popullit turk, që i dha mësim botës se si duhet të mbrohet…
Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit duhet të krijojë rregullativ dhe parakushte për parandalimin e keqpërdorimit të resurseve shtetërore gjatë fushatës për zgjedhjet e ardhshme, si dhe në tre muajt e ardhshëm ta realizojë procedurën në pjesën që ka të bëjë me raportin lidhur me të gjitha hetimet dhe masat të cilat i ka ngritur në pesë vitet e fundit. Zv/ kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani në takimin me kryetarin dhe anëtarët e komisionit Anti-korrupsion në kuadër të zbatimit të planit aksionar të njohur si 3-6-9 tha se së bashku me komisionin do të krijohen të gjitha parakushtet me…
14 July Për emrin do të mbahet referendum, paralajmëroi në intervistë për Rojtersin ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, në kuadër të përpjekjes së tij që vendi fqinj të hyjë në institucionet perëndimore, njoftojnë mediat greke duke përcjellë një pjesë të intervistës së Nikolla Dimitrov për agjencinë. “Në ndërkohë, IRJM dhe Bullgaria u dakorduan për tekstin e marrëveshjes për miqësi nënshkrimi i së cilës ka për qëllim t’i zgjidhë mospajtimet historike të cilat kanë shkaktuar tensione. Marrëdhënie të shtrënguara me fqinjin e madh lindor, me të cilin ndan lidhje të përbashkëta, historike, kulturore dhe linguiste, i parandalon angazhimet edhe…
Prokuroria Speciale Publike e ka marrë në shqyrtim lëndën “Sopoti”, ka konfirmuar mbrojtja e të akuzuarve të këtij rasti. Ky vendim u mor pasi që në seancën e kaluar e fitoi lëndën nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korupcion dhe kishte afat prej 8 ditësh që të deklarohet. Avokati Naser Raufi vërtetoi se ka marr njoftim nga PSP në të cilën thuhet se në seancën e ardhshme që do të mbahet në shtator, lëndën do ta përfaqësojnë një prokuror nga grupi i Katica Janevës. Rasti “Sopoti” ka histori prej 14 vitesh. 12 banorë nga fshati Sopot u akuzuan se…
Maqedonia dhe Bullgria janë pajtuar për tekstin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë, e cila ka për qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të gjata dhe uljen e tensioneve, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters. Milloshoski ka thënë se dëshirojnë bashkëpunim më të mirë me Greqinë dhe në këtë kontekst ishte vizita e tij e fundit në Athinë. Ai ka përmendur se gjatë takimit është biseduar për propozimimin për të lejuar që Maqedonia të anëtarësohet në NATO nën referencën e përkohshme, për të vazhduar negociatat për të gjetur një zgjidhje të…
Në mënyrë që Maqedonia të mbaj talentët e saj të rinj duhet të fokusohet më shumë në arsimit e lartë por gjithashtu në sistemin e edukimit të fëmijëve. Sistemi arsimor në dekadën e fundit ishte i goditur nga reforma të cilat edhe kur kishin qëllime të mira për fat të keq ishin planifikuar në mënyrë joprofesionale dhe ishin zbatuar në mënyrë edhe më të keqe. “Gjithpërfshirja në debat mendojmë se do të na shpie drejt cilësisë në arsimin e lartë. Shpresojmë se procesi nuk do të shkojë ngadalë, pasi tashmë ka aktivitete të ndërmarra paraprakisht, por që fatkeqësisht nuk u finalizuan. Pra, problemet tani janë të…
“Lajmin e kemi pritur me shumë dhimbje, njerëz të pafajshëm kanë qenë në burg dhjetë vjet. Kjo është shumë për një njeri që për asnjë vepër të dënohet kaq shumë. Edhe pse ata janë liruar, dhimbja nga ajo kohë nuk hiqet, sepse banorët e fshatit kanë qenë të burgosur pa asnjë faj” Fejzulla Fejzullahu
Dyzet e trevjeçarja Xh.I. nga Shkupi ka ndërruar jetë të mërkurën në ambulancën e Shuto Orizares, pasi një ditë më parë fizikisht është rrahur nga bashkëshorti i saj. MPB kumtoi se në ambulancë është thirrur një ekip i ndihmës së shpejtë, për ta konstatuar vdekjen. Me urdhrin e prokurorit publik, trupi i viktimës është dorëzuar në bduksion. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rasti pas çka paralajmërohet padi adekuate penale.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e tetë, në rend dite të së cilës janë Propozimi i llogarisë përfundimtare të Buxhetit të RM-së për vitin 2016, më shumë ligje të dorëzuara nga opozita dhe raportet vjetore të më shumë institucioneve. Deputetët duhet të debatojnë për propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal në lexim të parë, si dhe Propozim – ligjin për plotësimin e Ligjit për zbatimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017, me procedurë të shkurtër. Në rend dite janë edhe propozim – ligjet në lexim të parë të shtruara prej…
Moti në Maqedoni pritet të jetë me diell dhe vende-vende me vranësira. Pasdite, dhe gjatë natës pritet të ketë mot të paqëndrueshëm me shi lokal dhe stuhi, kryesisht në pjesët lindore dhe jugore. Temperatura e mëngjesit do të shkojnë nga 11 në 20 gradë dhe nga dita 28 deri në 35 gradë gjatë ditës. Indeksi UV do të ketë vlerë 8. Në Shkup mot të ngjashëm. Pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm. Do të ketë erë nga veriu.
Kryeministri grek Alexis Tsipras, gjatë një takimi të nivelit të lartë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Selanik, përveçse ka rikonfirmuar marrëdhëniet strategjike me Beogradin, ka çuar edhe mesazhe ndaj Shkupit dhe Ankarasë. I pyetur sesi do të veprojë Athina për çështjen e emrit të fqinjit të saj verior, ai ka deklaruar se Greqia që kërkon gjithnjë stabilitet në Ballkan kërkon, edhe si kusht për integrimin europian të Shkupit, një zgjidhje për një emër që do të përdoret nga të gjithë, duke theksuar se ky stabilitet kalon nëpërmjet luftës kundër nacionalizmave në brendësi të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Presidenti Vuçiq…

