Moti në Maqedoni pritet të jetë me diell dhe vende-vende me vranësira. Pasdite, dhe gjatë natës pritet të ketë mot të paqëndrueshëm me shi lokal dhe stuhi, kryesisht në pjesët lindore dhe jugore. Temperatura e mëngjesit do të shkojnë nga 11 në 20 gradë dhe nga dita 28 deri në 35 gradë gjatë ditës. Indeksi UV do të ketë vlerë 8. Në Shkup mot të ngjashëm. Pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm. Do të ketë erë nga veriu.
Author: almakos
Kryeministri grek Alexis Tsipras, gjatë një takimi të nivelit të lartë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Selanik, përveçse ka rikonfirmuar marrëdhëniet strategjike me Beogradin, ka çuar edhe mesazhe ndaj Shkupit dhe Ankarasë. I pyetur sesi do të veprojë Athina për çështjen e emrit të fqinjit të saj verior, ai ka deklaruar se Greqia që kërkon gjithnjë stabilitet në Ballkan kërkon, edhe si kusht për integrimin europian të Shkupit, një zgjidhje për një emër që do të përdoret nga të gjithë, duke theksuar se ky stabilitet kalon nëpërmjet luftës kundër nacionalizmave në brendësi të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Presidenti Vuçiq…
Dega e partisë Uniteti në Tetovë ka reaguar pas dekleratës së nënkryetarit të kësaj partie Zulfi Adili, i cili paralajmëroi shkrirjen e partisë në Alenacën përshquiptarët. Sipas tyre ata angazhohen për shtrirje të partisë në të gjithë Maqedoninë, e jo shkrirje të partisë. “Në bazë të deklaratës së ish nënkyetarit të Unitetit, z. Zulfi Adilit, i cili kohë më parë nëpërmjet mediumeve ka dhënë deklaratë konfuze, të pabazë dhe pa pelqimin e kryetarit të partisë UNITETI, z.Gëzim Ostreni, si dhe të degëve kryesore, si ato të vjetra poashtu edhe ato të riorganizuara siç janë: dega e Tetovës, e Kumanovës, e…
Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, është mirënjohëse për mbështetjen që e kanë shprehur qytetarët e Maqedonisë pas tentimit për grusht-shtet më 15 korrik të vitit të kaluar. Në një intervistë për Televizionin SHENJA, ambasadorja turke uron që ajo që ndodhi në Turqi, të mos përsëritet askund tjetër në botë. Për këtë, ajo thotë se secili vend duhet të ketë kujdes me organizatën FETO. “Për këtë, duhet të merren masa edhe për mbylljen e të gjitha institucioneve të cilan janë ekstenzione të kësaj organizate terroriste në Maqedoni. Është shumë me rëndësi sepse bëhet fjalë për institucione…
Deputetët e LSDM-së kërkojnë nga kolegët e VMRO-DPMNE-së të tërhiqen nga diskutimet për shkarkimin e kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski, por një gjë e këtillë është e papranueshme për opozitën maqedonase. Koordinatori i grupit parlamentar të socialdemokratëve, Tomisllav Tuntev, nga foltorja e Kuvendit u ka bërë apel deputetëve të partisë së Gruevskit që të jenë më efikas dhe në emër të përshpejtimit të proceseve reformuese të mos e bllokojnë shkarkimin e Zvërlevskit. “Edhe një herë apel, ajde të bëjmë diskutim normal, të pjekur, i cili nuk do të na dërgojë në prolongimin e të gjithë punës për shkak se të gjithë…
Puçi në Turqi, kontrovers edhe sot e kësaj dite për botën perëndimore, gjen hapësirë reklamimi dhe fushate, edhe në Maqedoni. Tabela të shumta reklamuese kanë pushtuar rrugët e qyteteve të banuara kryesisht me shqiptarë, por edhe kryeqytetin, edhe në pjesën e banuar kryesisht me maqedonas. Në tabela shkruhet “15 korrik – Demokracia fitoi”, duke iu referuar asaj që pushteti i Erdoganit e quan “Puç” nga forcat gyleniste në Turqi. Këto tabela ngrenë dilemat se si një fushatë, aq më tepër edhe kontroverse, gjen hapësirë në Maqedoni. Për vendosjen e këtyre bilbordeve Ambasada e Turqisë nuk dëshiron të marrë përgjegjësinë, por…
13 July Kryeministri grek Aleksis Cipras ka deklaruar sot se kontesti midis Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit duhet të zgjidhet përpara anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin serb Aleksandar Vuciq në Selanik, Cipras ka theksuar se vendimet e Këshillit të Evropës dhe të NATO-s janë të qarta, fillimisht duhet të zgjidhet çështja e emrit në mënyrë që të jetë e pranueshme për të dyja palët. Cipras gjithashtu ka theksuar se ministrat e jashtëm të të dy vendeve kanë kontakte të vazhdueshme ndërsa shefi i diplomacisë greke Nikos Kocias do të…
Hera e fundit që kishin dalë për shëtitje kështu si sot, djali ishte vetëm 15 vjeç. Pas 10 viteve ndarje nga i biri i cili tanimë është bërë burrë, Tafil Dauti falemenderon vetëm Zotin dhe familjarët që familjen e gjeti shëndosh e mirë dhe në rrugë të drejtë. Ka shumë për të thënë, por emocionet dhe lotët sikur nuk i lejojnë që të shpreh gjithë atë mllef nga një padrejtësi që për 10 vite e ndau nga më të dashurit e tij. Ky është njëri nga 13 të burgosurit në fshatin Brodec 10 vite më parë. Bashkë me vëllaun dhe…
Regjisori Sulejman Rushiti rikthehet në skenë me shfaqjen teatrale “G”, premiera e së cilës u shfaq të mërkurën në mbrëmje në Teatrin e Komedisë, në Shkup, aktorët e Tetarit Shqiptar luajtën dramën, bazuar në veprën e Gjergj Fishtës “Gomari i Babatasit”, shkruan Almakos. Kjo shfaqje e interpretuar nga aktorët e Teatrit Shqiptar të Shkupit u prit ngrohtë nga publiku. Me regji dhe dramatizim të Rushitit, skenografi dhe kostumografi të konceptuar prej tij. Premiera “G” erdhi si një lexim reversibil i vargjeve satirike të Fishtës. Më të vecantë e bënë transformimi dhe loja e aktorëve Adem Karaga, Vjollca Bekteshi Hamiti, Aida…
Pas deklaratave të LSDM-së për programin qeveritar, një ndër shtyllat kryesore e strukturuar është edhe sfera e ekonomisë. Për harxhimin e parave të buxhetit do të shkojnë në baraspeshë gjithandej, për cilësinë e jetës. Ku edhe do të bëhet zhvillim rajonal i barabartë në të gjitha anët. Profesorët e ekonomisë, thonë se deri më tani nuk është vërejtur investime të barabarta në të gjithë rajonin e Maqedonisë, veçmas në Maqedninë Perëndimore. Ata janë të mendimit se do të duhet mbështetje, veçanërisht në zonat më pak të zhvilluara, njofton Almakos. Profesori universitar Nasir Selimi thotë se qeveria e Maqedonisë duhet të…
Bashkimi Evropian do të ndihmoj zhvillimin e infrastrukturës në Maqedoni me 70 milionë euro. Mjetet janë pjesë e fondit që Bashkimi Evropian planifikon ti ndaj për lidhshmërinë infrastrukturore të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të iniciativës “Procesi i Berlinit”, shuma e përgjithëshme e së cilës është 194 milionë euro për gjashtë vendet e këtij rajoni. Në samitit e djeshëm që u mbajt në Trieste të Italisë Maqedonia është përfituesja më e madhe sipas zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev. Ai vlerëson se granti i ndarë nga BE është rezultat i angazhimit të Qeverisë së re në procesin e reformave.…
Në Shkup, në bulevardin “Koço Racin” një person ka kryer vetëvrasje në banesën e tij. Bëhet fjalë për 68 vjeçarin M. Q i cili është varur në banesën e tij. Prokurori publik dhe ekipi për ekspertizë e SPB Shkup ka bërë hetimin e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhrin e Prokurorit publik trupi i viktimës është dorëzuar për obduksion. Policia nuk ka dhënë asnjë hollësi për rrethanat apo motivin e kësaj vetëvrasje.

